LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj nuk ndal sulmet ndaj artistëve/ Anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

18 Maj 2020, 10:55, Politikë CNA
Veliaj nuk ndal sulmet ndaj artistëve/ Anëtarë të

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar aktorët që dolën kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Sipas Veliajt, aktorët që protestuan kundër shembjes së Teatrit, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD.

?Shumica e artistëve janë pro Teatrit të ri dhe flas për artistët e vërtetë jo për ata që janë anëtarë të Këshillit kombëtar të PD?, tha Veliaj.
Kujtojmë se që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm, fadroma filloi shembjen e Teatrit. Kjo shkaktoi protesta dhe përplasje mes artistëve dhe policisë.
Protesta u shoqërua me tensione dhe dhunë me mbështetësve të Teatrit edhe efektivëve të policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga