Connect with Us

Ushqimi në dhomë dhe distancim, Skënderbeu nis stërvitjen

Sport

Ushqimi në dhomë dhe distancim, Skënderbeu nis stërvitjen

Publikuar

-

Pas më shumë se një javë përgatitje individuale dhe shtimit të intensitetit me seanca më të plota, Skënderbeu do të nisë sot zyrtarisht grumbullimin në Durrës. Bardhekuqtë menjëherë pas vendimit të marrë nga FSHF-ja për rifillimin e kampionatit më 3 qershor, menduan se “Tropikal Resort” do të ishte një ambient i sigurt dhe i qetë për të vijuar përgatitjet për 10 javët e mbetura nga ky sezon.

Pritet që pas njoftimit të bërë vetë futbollistëve nga stafi teknik, të gjithë pa përjashtim të jenë në qytetin bregdetar gjatë paradites së sotme për të filluar zyrtarisht grumbullimin në pritje të rinisjes së kampionatit. Burime të sigurta pranë klubit bënë me dije se pjesë e ekipit që ditën e parë do të jenë edhe futbollistët që ndodheshin jashtë kufijve për periudhën e karantinës.

Kështu Jashanica ka ditë që është kthyer, nga ana tjetër sot do të mbërrijnë në Shqipëri edhe Pollozhani me Elezin nga Maqedonia e Veriut, e sigurisht edhe Vitija. Ashtu si Jashanica, edhe Ndeki është bashkuar me pjesën tjetër të afrikanëve dhe tashmë ndodhen në “Tropikal”.

Të vetmit që do të bashkohen ditën e martë me ekipin janë Taipi dhe Lukaj, të cilët do të udhëtojnë nga Zvicra ditën e nesërme gjatë pasdites. Me një ekip të plotë Skënderbeu do të vijojë përgatitjet të grupuar me numër të limituar lojtarësh dhe të ndarë në dy pjesë fillimisht për javën e parë.

KARANTINIMI – Problemi i të qenit të veçuar, që ndoshta shumë ekipe do të kenë probleme ta përballojnë, mbetet një shqetësim jo i madh për korçarët. Kjo për vetë faktin se Skënderbeu do të limitohet të bëjë diçka të tillë vetëm për masat për stërvitjen. Kjo pasi akomodimi do të jetë një problem i zgjidhshëm lehtësisht. Lojtarët të gjithë pa përjashtim do të jenë në karantinë në hotel, në dhoma teke dhe madje ushqimi do t’u shërbehet në dhomë.

Kjo një masë paraprake për të mos patur kontakte të zgjeruara si dhe për të qenë brenda protokollit të rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se para çdo seance do të bëhet kontrolli i temperaturës me aparate termike për të qenë më të sigurt.

STËRVITJET – Skënderbeu nga dita e sotme do të fillojë përgatitjen me dy seanca në ditë. Problemi i vetëm mbeten temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin. Për këtë stafi ka vendosur një program të ri, ku njëra stërvitje do të zhvillohet herët në mëngjes dhe tjetra vonë pasdite, për të mos u ekspozuar në pikun e të nxehtit dhe seancat të kenë efikasitetin e duhur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE: Qeveria merr vendim për futbollin italian

Publikuar

-

Nga

FIGC ka njoftuar se i gjithë futbolli në Itali, përfshirë edhe Serinë A, do të mbetet i pezulluar deri më 14 qershor. Stërvitja për klubet e Serie A rifilloi sot dhe kampionati kishte shpresuar të fillonte për plotësimin e ndeshjeve më 13 qershor.

Sidoqoftë, FIGC njoftoi në një deklaratë këtë mbrëmje se ishte rreshtuar me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Giuseppe Conte duke pezulluar të gjitha ngjarjet sportive dhe garat deri një ditë më vonë, përcjell lajmi.net.

Kjo do të thotë që kampionati elitar italian nuk do të jetë në gjendje të rifillojë deri më 15 qershor, si datë më e shpejtë e mundshme.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lajm i bujshëm nga Italia, Lazio hyn “all-in” për Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Lazio po e jep maksimumin për të angazhuar mbrojtësin e Veronas, Marash Kumbulla, por po përballet me konkurrencë të Arsenalit.

Mbrojtës i Kombëtares së Shqipërisë po vlerësohet lartë, ndërsa së fundi është lidhur me një transferim te Napoli apo Interi. Por Tuttosport ka shkruar se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka nisur punën për të bindur bashkëvendasin e tij.

Te Lazio janë të vetëdijshëm që kanë konkurrencë të madhe nga Arsenali dhe nga klube me emër në Itali.

Verona po kërkon 30 milionë euro për lirimin e Kumbullës. Adam Marushic pritet të largohet për te PSG dhe kështu Lazio do të ketë fondin për transferim të Kumbullës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Klubi i Superligës në hall, nis stërvitjen pa trjnerin dhe maqedonasit

Publikuar

-

Nga

Vllaznia e Shkodrës ashtu si shumë skuadra të vendit tonë, të të tria kategorive ka zbritur në fushën e stërvitjes në një nga anekset e qytetit verior. Shkodranët ashtu si edhe kemi paralajmëruar nuk kanë qenë të plotë, e madje në këtë seancë të parë të rifillimit të stërvitjeve, nuk kane qenë maqedonasit, duke filluar që me trajnerin Mirsad Jonuz.

Mjeku Zydi Çoba ka qenë në gatishmëri, ndërsa lojtarët dhe stafi kanë respektuar protokollin e FSHF-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë. Në Shkodër sot kanë qenë në stërvitje 21 lojtarë.

Ndërkohë që nga nesër numri pritet që të rritet dhe siç bëhet e ditur nga klubi kuqeblu, skuadrës do t’i bashkohen lojtarët nga Maqedonia dhe trajneri, ndonëse për dy javë do të jenë në karantinë…Vllaznia në 3 qershor luan një sfidë mjaft delicate me Flamurtarin në Vlorë.

LEXO TE PLOTE