Connect with Us

“Teatri Kombëtar ishte një mumje në vdekje klinike”/ Veliaj: Mua s’ma hedh njeri

Politikë

“Teatri Kombëtar ishte një mumje në vdekje klinike”/ Veliaj: Mua s’ma hedh njeri

Publikuar

-

“Teatri Kombëtar ishte një mumje në vdekje klinike”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, teksa foli për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Veliaj tha se kishte ardhur momenti për ta prerë zinxhirin.

“Ka njerëz që përfaqësojnë një të vdekur të pakallur, por kishte ardhur momenti për ta prerë këtë zinxhir. Ky i vdekur duhet të kallet”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”, ndërsa u pyet se përse nuk priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryebashkiaku i Tiranës pretendon se presidenti Ilir Meta bëri një hile me dërgimin e çështjes së Teatrit në Kushtetuese, pasi pretendon se duhej çuar në Gjykatën Administrative.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka akuza Bujar Leskajt/ Mbështet kandidaten e Metës

“Presidenti ka bërë një hile, sepse ky është akt administrativ dhe duhej drejtuar në Gjykatën Administrative. Ju sjell rastin e Kopshtit Botanik. Në Kopshtin Botanik e kuptuan që është akt administrativ dhe rektorati i Tiranës që mund të mos jenë të pëlqimit tim, bëri rrugën e duhur. Presidenti ka vajtur në vendin e gabuar për të bërë një hile.

Vajti presidenti bëri një hile ndaj atyre të vetëve, se mua s’ma hedh njeri dhe e çoi në Gjykatën Kushtetuese atë që duhej çuar në Gjykatën Administrative”, theksoi Veliaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Komentuesit degjenerojnë Veliajn/ “Hajdut i mbaruar”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ndonëse ky akt ka hasur kundërshtime të forta dhe ka sjellë përplasje, Veliaj tregoi se nuk ishte penduar për veprimin që bëri.

Ai i cilësoi të gjithë ata që protestojnë për shembjen e Teatrit një minorancë, ndërsa duket se kjo nuk është pëlqyer aspak nga ndjekësit e emisonit.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka akuza Bujar Leskajt/ Mbështet kandidaten e Metës

Komentuesit kanë shpërthyer në sharje dhe ofendime. Disa prej tyre e mallkojnë, e disa të tjerë e quajnë skuth dhe hajdut.

Për më tepër lexoni komentet e sjella më poshtë nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po kush në të sëmës jeni ju…”/ Plas keq mes Bushatit dhe Maznikut

Publikuar

-

Nga

Analisti Andi Buashti dhe nën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku janë përplasur ashpër sonte në emisionin “Open”, për ndërtimin e Teatrit të ri.

Bushati hodhi akuza se po i detyrojnë qytetarët të paguajnë 28 milion euro për ndërtimin e teatrit të ri, një projekt i kushtueshëm dhe pa garë.

Bushati: Sa kushton teatri i ri, sepse do paguhet me taksat tona. Teatri i ri është ai projekti i Bjarke Inkes.

Mazniku: Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar shkon nga 20 deri në 28 milion euro. Po është ai projekti.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Dashamir Shehi “shuan” shpresat e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Lulzim Basha pazar me Veliajn për kullat e betonit në Tiranë

Bushati: Po kush në të sëmës jeni ju që na detyroni të paguajmë 28 milion euro pa garë.

Mazniku: Do të ketë garë. Kush tha që nuk do të ketë garë.

Bushati: Po ju e keni gati projektin. Nuk ka garë për projektin. Mund të vijë Muc Nano ta ndërtojë me më pak. Projekti i Bjarke Inkes është projekti i firmës Fusha.

Mazniku:Do të ketë garë Bushati. Do ta shohim që do të ketë garë sepse së shpejti do të hapet gara.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fevziu e pyet nëse do ndërtojë kulla te Teatri/ Veliaj: S’ke të drejtë t’ma thuash këtë, mund të bëj ç’të dua

Publikuar

-

Nga

“A më garantoni që në vijim të këtij teatri nuk do ndërtohen kullat e parashikuara?” Kjo ishte pyetja e drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn.

Veliaj iu përgjigj ashpër Fevziut, duke i thënë se askush nuk ka të drejtë t’ja bëjë këtë pyetje. Ai la të kuptohej se kullat mund të ndërtohen, teksa tha se bashkia mund të ndërtojë çfarë të dojë në pronën e vet.

“Janë dy projekte më vete. Ai është një projekt që do vazhdojë. E para punës, nuk ka askush të drejtë që t’i thotë kryetarit të bashkisë mos zhvillo pronat e bashkisë. Bashkia mund të bëjë aty një hotel e ta shesi, bashkia aty mund të bëjë një shkollë, një park. Pra është e drejta e bashkisë që të zhvillojë pronën dhe kjo shprehja më garanto ti që do zhvilloj pronën, më pyet dhe tani se çfarë do bëj me kullotat në Kashar”, theksoi Veliaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE