LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teatri i Ri/ Tabaku: Shqiptarët do paguajnë kredinë luksoze të Ramës dhe Veliajt

18 Maj 2020, 14:50, Politikë CNA
Teatri i Ri/ Tabaku: Shqiptarët do paguajnë kredinë luksoze

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të godinës së re, për të cilën u deklarua se do të merret kredi.

Tabaku thekson se qeveria nuk kursehet për të marrë kredi të barabartë me 30 mln euro për projektin kriminal të teatrit me kulla.

Sipas saj, me këtë kredi që do ta paguajnë shqiptarët me taksa edhe më të larta, kënaqet egoja e Edi Ramës dhe servilit të në krye të bashkisë.

?Kur shqiptarët ishin të kyçur në shtëpi prej pandemisë, Edi Rama u tha atyre se buxheti i shtetit nuk kishte aq parà për të ndihmuar shqiptarët e punësuar dhe të papunët. I gënjeu shqiptarët se nuk buxheti nuk kishte parà dhe shpërndau ndihmën më të vogël në rajon.
Megjithëse për shqiptarët qeveria nuk kishte asnjë lek në buxhet, për të marrë kredi të barabartë me 30 mln euro për projektin kriminal të teatrit me kulla ajo nuk kursehet. Qeveria zotohet të marrë një kredi sa gjysma e ndihmës që BE ka dhënë për Shqipërinë në kohë pandemie vetëm sepse ditën e djeshme shkatërroi godinën e Teatrit Kombëtar dhunshëm dhe vjedhurazi.
Hajnitë e qeverisë mund ta merrnin këtë kredi për të ushqyer 3 muaj me radhë familjet në kufirin e varfërisë. Mund ta merrnin huanë për të rritur edhe më shumë paketën fiskale në shërbim të qytetarëve dhe punësuarve. Jo! Ato do marrin kredi në këtë kohë pandemie për të kënaqur ëndrrat lakmitare të Ramës. Shqiptarët e varfër jo vetëm s?kanë të ardhura por do të paguajnë dhe kredinë luksoze të Ramës dhe Veliaj.
Po marrin 30 milionë euro kredi, hajnitë që iu vërsulën protestuesve paqësorë në sheshin e teatrit me dhunë dhe polici. Me këtë kredi që do ta paguajnë shqiptarët me taksa edhe më të larta, kënaqet egoja e Edi Ramës dhe servilit të në krye të bashkisë. Hajnitë që dje i vodhën qytetit historinë sot do marrin kredi për t?i vjedhur shqiptarëve të ardhmen. Një herë hajni përditë hajni.
Janë ato që ende nuk kanë kaluar çikërrimat e ndihmës ekonomike ndërsa bëhen gati të marrin kredinë. Të njëjtët hajdutë që pengojnë shqiptarët të mblidhen pasi duan t?i vjedhin dhe poshtërojnë përditë. Ata që fshihen pas policisë partiake, që vjedhin paratë tuaja. Të njëjtët që shtatë vjet ju kanë vjedhur, të njëjtët që dje ju vodhën historinë dhe lirinë për të protestuar sot premtojnë që do ju vjedhin sërishmi përmes kredisë në kohë pandemie.
Ramavirusi është flama që i ka rënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Vaksina e vetme kundër tij është bashkimi jonë për të mposhtur virusin që ka 7 vjet që ka kapur Shqipërinë?, shkruan Tabaku.

Lajmet e fundit nga