Connect with Us

Si Gjermania e nënvlerësoi rrezikun e Coronës

Bota

Si Gjermania e nënvlerësoi rrezikun e Coronës

Publikuar

-

Politika në Gjermani hezitoi gjatë në javët e para të vitit 2020 derisa mori vendime e masa të forta në luftë kundër pandemisë Corona, konstatojnë mediat. U humbën 78 ditë nga paralajmërimi i parë?
Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” dhe ekipi i hulumtuesve të “Bayerischer Rundfunk” janë fokusuar tek disa çështje që prekin reagimin ndaj pandemisë. Pse rreziku i virusit të Coronës, SARS-coV-2 nuk u identifikua më parë? Pse në Gjermani për një kohë të gjatë mendohej se gjendja ishte e sigurtë, dhe duhej të kalonin disa javë, deri sa qeveria të merrte masa në luftimin e infeksioneve?Gazetarët gjermanë kanë ndeshur në dokumente të brendshme, e në bazë të tyre kanë bërë rikonstruktimin e ngjarjeve.

Më 31 dhjetor 2019 sistemi ndërkombëtar i hershëm i paralajmërimit, ProMED dërgoi një e-mail, ku flitej për një formë të panjohur të sëmundjes së mushkërive në Kinë. Njoftimin e mori edhe Instituti Robert Koch në Berlin. Ky ishte sinjali i parë për fillimin e një gare me kohën në luftë kundër virusit, por kaluan disa javë derisa përgjegjësit në politikë zbatuan masat në luftë kundër virusit.
Jo më i keq se një grip?

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn më 23 janar në televizionin gjerman tha: “zhvillimi këtu, dinamika e infeksionit është shumë më e butë, se e shohim tek gripi.” Në fund të janarit u shfaqën infeksionet e para në Gjermani, shumica me simptoma të vogla. Mjeku i klinikës së Mynihut, Shvabing, Prof. Clemens Wendtner që trajtoi rastet e para tha në fillim, se “nëse do të kishim pasur pacientë me simptoma të rënda, rrezikshmëria do të ishte klasifikuar ndryshe.”

Edhe funksionarë në Berlin arritën vonë tek ky vlerësim i virusit. Infeksionet e para në Gjermani çuan në konkluzione të gabuara, shikoni, ne mund ta zbusim gjendjen. Kur më 29 janar u shfaqën rastet e para në të gjithë botën, komisioni parlamentar i Shëndetësisë u mblodh në Bundestag. Corona nuk ishte në pikat e para të axhendës. Aty nuk u fol as edhe për dokumentin, “Raport mbi analizën e rrezikut për mbrojtjen e popullsisë” nga viti 2012, se çfarë duhet bërë në rast të një pandemie, të mbyllen shkollat apo evente të mëdha. Në janar kreu i Institutit Robert Koch kritikoi “politikën informative të Kinës.” Nuk është ende e qartë, si transmentohet virusi.
Gjendja “është serioze”

Dy javë më vonë, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha, se pandemia “është përfytyrim aktualisht ireal”. Politikani i të Majtëve, Achim Kessler anëtar i komisionit të shëndetësisë shprehet me kritika. “Ne na u tha se ka në Gjermani plane pandemie për gripin influenca. E ato përshtaten tani për virusin Corona, dhe gjithçka nuk është aspak problematike.”

LEXO EDHE:  Deputetët francezë “zbarkojnë” në Shqipëri/ Apel të fortë politikës

Mediat gjermane shkruajnë, se që në shkurt ka pasur diskutime në qeverinë gjermane për një plan masash kufizuese. Por në një kohë që virusi përhapej në botë, në Gjermani u festuan karnavalet. Më 26 shkurt në një takim në Ministrinë e Brendshme me protokoll sekret, por që mediat gjermanë e zotërojnë, u fol për mungesat e maskave.

Më 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë botërore. Më 18 mars kancelarja gjermane në një fjalim në televizionin gjerman tha “është serioze. Merreni edhe ju seriozisht.” Sida më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore, tha Merkel. Vendi kaloi në masa kufizuese që zgjatën disa javë. Deri më tani janë regjistruar 7914 të vdekur. Gjermania krahasuar në shkallë ndërkombëtare vërtet e përballoi dhe menaxhoi mirë krizën e Coronës. Por ajo që është e qartë, nga njoftimi i parrë i ProMEd kaluan 78 ditë derisa u morën masa të forta kundër pandemisë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Bjellorusi/ Rezultati zgjedhor “jashtë çdo realiteti“

Publikuar

-

Nga

Bjellorusi/ Rezultati zgjedhor "jashtë çdo realiteti“

Opozita në Bjellorusi e vë në dyshim fitoren e shpallur të pushtetmbajtësit, Aleksander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Nga Minsku dhe qytete të tjera njoftohen mbajtje protestash.

Besoj atë që shoh me sytë e mi dhe ajo që shoh, është se shumica qëndron pas nesh”, deklaroi kandidatja e opozitës, Svetlana Tichanovskaja të dielën në mbrëmje pas bërjes publike të prognozave zgjedhore të televizionit shtetëror. Sipas këtyre rezultateve, Tichanovskaja arriti të marrë vetëm 6,8% të votave. Kurse fitues i qartë nga këto zgjedhje sipas televizionit shtetëror u shpall të dielën presidenti, Aleksander Lukashenko me 79,7% të votave. „Më e rëndësishmja është të mund të pranosh humbjen”, deklaroi drejtuesja e Komisionit Zgjedhor, Lidija Jermoshina duke i drejtuar kështu kundërkandidates së Lukashenkos.
Të hënën në mëngjes u publikuan rezultatet zyrtare. Sipas tyre Lukashenko i ka fituar zgjedhjet me 80,2% të votave. Kurse kundërkandidatja Tichanovskaja arrin sipas publikimeve zyrtare vetëm 9,9% të votave. Tichanovskaja nuk e pranon rezultatin zyrtar.

Atmosferë proteste

„Nuk mund të ketë pranim të një rezultati të tillë zgjedhor”, theksoi përkundër kësaj, zëdhënësja e Tichanovskajas. Sipas saj „kjo është jashtë çdo realiteti”. Edhe ekspertët i vlerësojnë shifrat shtetërore të publikuara për fitore me afër 80% të presidentit Lukashenko, si të shpikura, për shkak të krizës së rëndë ekonomike në vend dhe një atmosferë proteste kundër Lukashenkos të ndjeshme në të gjithë vendin.
Në disa qytete ka pasur të dielën përplasje mes përkrahësve të opozitës dhe forcave të sigurisë. Mijëra vetë u mblodhën në sheshet kryesore për të protestuar kundër manipulimeve zgjedhore. Në rrjetet sociale janë publikuar video, që tregojnë, se si policiët qëllojnë demonstruesit. Për të shpërndarë protestuesit të dielën u përdorën edhe granata ndriçuese dhe gaz lotsjellës, raportuan korrespondentë të Deutsche Welles.



LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Raportohet për të lënduar. Sipas organizatave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, 120 vetë janë ndaluar nga policia. Në orët e mëngjesit situata paraqitet e qetë. Por kundërshtarët e qeverisë kanë paralajmëruar, se do të dalin sërish në protesta.
Qeveri „e paaaftë”

LEXO EDHE:  Koronavirusi prek edhe Korçën/ Rritet numri i të infektuarve nga Covid-19 në vendin tonë

“Një krizë e thellë, e paparë deri më tani po vjen”, tha bashkëluftëtarja e kandidatës Tichanovskaja, Maria Kolesnikova një konferencë në shtyp në mbrëmje. Ajo e akuzoi qeverinë për manipulim zgjedhor. Kështu pjesëmarrja e votuesve në disa qendra zgjedhore ka arritur në më shumë se 100%, tha ajo. Kjo qeveri është e paaftë të qeverisë vendin”. Autoritetet duhet të pranojnë, që shumica qëndron në anën tjetër”, tha Kolesnikova.

Kandidatja Svetlana Tichanovskaja doli në skenën politike si kandidate për presidente, pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Sergej Tichanovski, një bloger i njohur, i cili u përjashtua nga zgjedhjet. Lukashenko 65 vjeçar e qeveris prej 26 vjetësh me dorë të hekur Bjellorusinë. Mandati i ri do të ishte mandati i gjashtë i tij në postin e presidentit./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Protesta të dhunshme në Beirut pas shpërthimit/ Dy ministra japin dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi katastrofik në Beirut ka shkaktuar një situatë të tensionuar të qytetarëve të cilët kanë protestuar kundër qeverisë duke e akuzuar për korrupsion.

Policia libaneze ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët u ndalën në sheshin e Parlamentit. Ndërkohë dy ministra kanë dhënë dorëheqjen , duke akuzuar qeverinë për dështim të menaxhimit të krizës ekonomike.



Shpërthimi i së martës në një magazinë në Beirut ku ishin vendosur më shumë se 2,000 ton nitrat amoniumi shkaktoi vdekjen e 158 personave ndërsa u plagosën më shumë se 6,000 të tjerë.

LEXO EDHE:  Protesta të dhunshme në Gjermani kundër emigrantëve

LEXO EDHE:  Papunësia për shkak koronavirusit/ Denaj nxjerr projeksionet

Pothuajse 10,000 qytetare dolën në shesh për të protestuar duke shkaktuar edhe përplasje me policinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapja e shkollave në Kosovë/ Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se po përgatitet një udhëzues për organizimin e vitit të ri shkollor, për hartimin e të cilit po studiohen edhe përvojat e vendeve të tjera.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoti thotë se vendimi final do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike duke theksuar se në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen komunat.



“Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera.
Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet.
Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor. Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”, shkruan Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE