Connect with Us

Shembja e teatrit/ Studiuesja amerikane: Vazhdim i krimeve të komunizmit

Politikë

Shembja e teatrit/ Studiuesja amerikane: Vazhdim i krimeve të komunizmit

Publikuar

-

Studiuesja amerikane e trashëgimive kulturore, Lori Amy, një kundërshtare e rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, tha se shembja e tij është vazhdimësi e krimeve të komunizmit, veçse me emër tjetër. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, Dr Amy tha se dhuna e djeshme dhe shkatërrimi i Teatrit Kombëtar përsëriti traumën kombëtare që Shqipërisë i duhet ende kohë ta tejkalojë.

Studiuesja Amy tha se Enver Hoxha kishte filluar terrorin e pashembullt pikërisht nga ky teatër, me gjyqet e vitit 1945, kur përfundoi spastrimin e kundërshtarëve të tij politikë.

“17 njerëz në ditën që janë shpallur fajtorë, janë ekzekutuar në vend dhe janë varrosur në një hendek jashtë Tiranës. 53 njerëz të tjerë janë dërguar në Gulag së bashku me familjet e tyre, në kampe internimi. Komunizmi dhe krimet e tij shtetërore kanë filluar në Teatrin Kombëtar dhe kanë filluar me shpronësim nëpërmjet sistemit Gulag (kampe përqendrimi dhe pune e detyruar në Bashkimin Sovjetik) dhe krejt sinqerisht sot ne jemi duke i vazhduar krimet e komunizmit veçse me emër tjetër. Zhvillimet e paligjshme jolegale funksionojnë njësoj si shpronësimi që u bë në regjimin komunist, thjesht shiko drejtimin dhe sistemin Gulag, Ne nuk kemi shtëpi ende për shumë njerëz që ishin viktima të tërmetit dhe dje ajo dhunë dhe shkatërrimi, përsëriti traumën kombëtare që vendi ende duhet ta tejkalojë”, tha ajo.

Studiuesja tha se arsyetimet e qeverisë së Tiranës për ndërtimin e një teatri të ri në rrënojat e të vjetrit është një rrëfim i shtrëmbëruar.

“Në radhë të parë siç kanë thënë shumë veta, çdokush e dëshiron një teatër të ri që mund të ndërtohet kudo. Por, Teatri Kombëtar nuk është vetëm vend i kujtimeve që duhet t’i kthehemi për t’u përballur me plagët e komunizmit që nuk janë shëruar kurrë, por është pjesë e 800 vjetëve të përparimit historik që kishte mbetur në qendër të qytetit. Dhe kjo është një vlerë e veçantë e Shqipërisë për të kontribuar në Evropë. Në kuartin ku qeveria propozon ndërtime, në një skaj është fortesa bizantine e Justinianit që prej 800 vjetësh dhe në mes janë vilat e epokës osmane që janë pjesë e vendbanimit të Tiranës dhe në fund, shekulli i 20-të. Ku ka diku tjetër një përparim të tillë historik? Në disa qindra metra tetë shekuj të evoluimit të qytetërimit perëndimor: nga Bizanti, tek Osmanët dhe tek shekulli i 20-të. Është një përparim i veçantë dhe nuk mund ta shkatërrojmë. Kjo do të thotë të shkatërrohet mbamendja dhe identiteti i vendit. Do të thotë të shkatërrosh një vlerë unike që shqiptarët mund t’i ofrojnë botës. Kjo më dhemb dhe dua të flas kujdesshëm, sepse pjesë e plagëve të komunizmit që vazhdojnë të pikojnë gjak, është kultura e riciklimit të sulmeve e kundërsulmeve”, tha ajo.

Dr Amy thotë se një nga problemet në fushën politike është se askush nga qytetarët e zakonshëm nuk beson në çfarëdo që thonë politikanët. Ajo thotë se qytetarët mendojnë se çdo gjë është vazhdim i shfaqjes së një teatri politik.

LEXO EDHE:  Adi Krasta "degjeneron" Ramën/ Ja çfarë i thotë

“Prandaj më vend të kësaj dua të flas për atë për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Çdo diplomat i lartë e ka lutur qeverinë shqiptare: prisni, hapni debat publik, hapni këshillime dhe dialog. Për 2 vjet e 3 muaj njerëzit ne Teatrin Kombëtar mbajtën debat në shesh, që fjalë për fjalë është një agora, vendi ku njerëzit vijnë për të mësuar se si të jenë pjesëmarrës në demokracinë e vërtetë. Mendoj se më shumë se gjithçka kjo është ajo për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Shkatërrimi mbetet pjesë e atij qarkut të mbyllur të sulmeve dhe kundërsulmeve politike që vetëm sa ushqejnë më shumë dhunë si përgjigje ndaj dhunës paraprake. Çfarë po dëgjoj nga njerëzit është se duan një ditë zie: të ndalën, të qajnë, të kuptojnë çfarë ka ndodhur… Mendoj se është jashtëzakonisht me rëndësi që të mos kurthohemi në ciklin e fajësimeve, akuzave, sulmeve e kundërsulmeve. Po ashtu mendoj se duhet të përqendrohemi në atë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen sesa në atë se cilat mundësi janë humbur”, tha ajo.

Studiuesja Amy thotë se Teatri Kombëtar mund të rindërtohet dhe për këtë sipas saj janë ka edhe fonde.

“Aktualisht ka fonde nga Evropa Nostra që ishin ndarë për restaurimin e teatrit. Ato fonde mund të shfrytëzohen për rindërtimin e asaj çfarë është shkatërruar. Ato fonde mund të përdoren për të rindërtuar atë shesh si vend i ndërgjegjes kombëtare që i mundëson vendit të bashkohet dhe të vajtojë atë që kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë. Dhe ka një gjë tjetër jashtëzakonisht të rëndësishme për t’u vajtuar. Trupat e tetëdhjetë për qind të të ekzekutuarve nga shteti komunist kurrë nuk janë gjetur. Dhe ju në Kosovë e dini çfarë do të thotë kjo. Ata janë varrosur, e më pastaj janë zhvarrosur e rivarrosur, madje shpesh nga disa herë për të parandaluar familjet që të gjejnë të dashurit të tyre për t’i vajtuar. Prandaj, të kesh një shesh të ndërgjegjes që funksionon më në fund për vendin si një vend kujtimi do të ndihmonte ato familje që edhe sot e kësaj dite rrokin lopatat dhe mihin në vendet ku u kanë thënë se mbase të afërmit e tyre janë varrosur. Kjo do tu ofronte atyre një vend për të vajtuar dhe kjo është diçka që i duhet vendit për të ecur përpara”, tha ajo.

Studiuesja amerikane e trashëgimive kulturore, thotë se studimet e saj e deritashme për Shqipërinë kanë filluar pikërisht nga Teatri Kombëtar ndërsa bën thirrje për bashkim posaçërisht në këtë kohë pandemie me të cilën po përballet bota./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Analistët i kundërvihen Ramës/ Shembja e Teatrit Kombëtar provokim për të gjithë

Publikuar

-

Nga

Shembja e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar nga qeveritarët socialistë rriti më shumë tensionet shoqërore dhe politike në Shqipërinë e dërrmuar nga pandemia dhe tërmeti.

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë se shembja e Teatrit ndodhi ditën e fundit të karantinës prej koronavirusit, dhe ky ishte një skenar gjakftohtë për të bllokuar dialogun politik dhe që palët të mos ulen nëpër tryeza reformash të përbashkëta.
“Maxhoranca ishte e vetëdijshme që në momentin e ndërhyrjes me forcë në Teatrin Kombëtar se po e shtynte opozitën të dilte nga shinat institucionale në rrugën e protestave, duke e menduar kalimin në rrugë si një pamundësi e saj për t’u ricikluar si alternativë politike. Ky është skenar i përgatitur dhe i bën dëm Shqipërisë, sepse prisnim në këtë moment të kishim ndoshta një marrëveshje të madhe konsensuale në lidhje me procesin e integrimit dhe për kushtet e vendosura nga Parlamenti Europian dhe nga Bundestagu ndaj Shqipërisë” – tha zoti Krasniqi.

Studiuesit pohojnë se ky acarrim i qëllimshëm i situatës politike në Shqipëri nga ana e kryeministrit Rama ka synime të pastra elektorale për t’u dhënë zemër militantëve socialistë me goditje qeveritare ndaj opozitës dhe se kjo metodë e vjetër e tij e ka ndihmuar atë për të mbijetuar në politikë.

Zoti Krasniqi thotë se pushteti demonstroi forcën kundër institucioneve shtetërore, duke injoruar Kushtetutën dhe ligjin.

Ndërsa shkrimtari Besnik Mustafaj tha se pa shfaqur asnjë ndjeshmëri për trashëgiminë kulturore kombëtare, kryeministri Rama e përdori qëllimisht shkatërrimin e Teatrit Kombëtar për të shkatërruar marrëdhëniet me opozitën.

“Ky është një tension që shkon përtej dy grupimeve kryesore politike në vend. Tensioni që erdhi me shembjen e Teatrit lidhet dhe prek horizontalisht mbarë shoqërinë, mjafton të shihet reagimi i gjerë i të gjitha shtresave dhe moshave. Kësaj here është goditur shoqëria shqiptare në një simbol dhe në një pikë ku nuk duron më” – tha zoti Mustafaj.

LEXO EDHE:  Një natë kushtuar çështjes për prishjen e Teatrit Kombëtar/ Adi Krasta “ngjitet” në skenë

Vëzhguesit nuk parashikojnë ndonjë ulje të tensioneve politike së afërmi dhe aq pak ndonjë marrëveshje, sepse gjithçka në mes socialistëve dhe opozitës është minuar nga shembja e Teatrit Kombëtar.

“Kjo çështje është në proces gjyqësor, kanë reaguar gjithë institucionet e ligjit, madje ka edhe hetime. Qeveria nuk dëgjoi as thirrjet e BE-së për dialog dhe pritje deri në vendimet e gjykatave, por qeveria përdori dhunën për të frymëzuar militantët politikë, dhe prapa kësaj si gjithnjë qëndrojnë klientët e pushtetit” – tha zoti Krasniqi.

Opozita u detyrua nga qeveria të shkojë në protesta dhe bojkote tryezash, ndërsa shumica socialiste ka humbur shumë në sytë e opinionit publik me shkeljen e ligjeve, thonë analistët.

“Opozita detyrimisht që do ta ndjekë dhe do t’i përgjigjet këtij zhvillimi, por nuk mendoj se zgjidhja është te bojkotimi i reformës zgjedhore po te përshpejtimi i punës me të dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme” – tha zoti Mustafaj.

Vëzhguesit mendojnë se opozita duhet të bëjë kujdes nga kurthet e qeverisë dhe të qartësojë kërkesat e veta, ndërsa shumica socialiste ka fshirë gjithçka në premtimet e saj për shtet ligjor dhe demokraci funksionale, madje tani ajo perceptohet gjerësisht në opinionin publik si një maxhorancë e korruptuar e arrogante dhe si një pengesë për zhvillimin e vendit./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më ka krahasuar me Sllobodan Millosheviçin”/ Rama i përgjigjet kritikave të Albin Kurtit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Pressing, është pyetur dhe në lidhje me kritikat e Albin Kurtit për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe se pse nuk reagoi për rrëzimin me votëbesim të qeverisë.

Rama tha se ka heshtur gjatë “luftës politike” kosovare në kohë të pandemisë ndërsa aktivistët e VV’së kanë punuar që të rrëzojnë qeverinë e tij në Shqipëri.

“Aktivistët e VV s’besoj se u ka ngelur hatri që s’kam thënë asgjë, në kushtet kur në Kosovë partitë janë në betejë të brendshme. Nuk kam marrë anë për të ndërhyrë në punët e brendshme, aktivistët në fjalë kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time kështu që s’besoj se të jetë kjo ajo që kanë pritur aktivistët nga unë. Mendoj që marrëdhëniet e vërteta janë me të vërtetë, e ajo që mua më ka lënduar shumë me Ramushin është gënjeshtra, ajo që më ka lënduar me Albin Kurtin është gënjeshtra.

LEXO EDHE:  Teatri/ Topi paralajmëron Ramën dhe Veliajn: Kush shkatërron traditën do ketë probleme

Gënjeshtra publike kur flasim për çështjen e Teatrit, çdo me thënë kjo qe do i jepet oligarkeve, që 1 mijë policë duhet të mbronin Teatrin e jo të bënin detyrën? Nga kush ta mbrojnë? Nga kush vjedhje e kriminalizim? Se  Albin Kurti ka shkuar edhe me larg, duke me krahasuar me Sllobodan Millosheviçin, që çfarë i bëri mounumenteve të Kosovës e që çfarë po i bëkam une asaj ngrehine që s’ka qenë kurrë në listen e monumenteve të Kulturës.

Njëherë është Isa Mustafa kriminel pastaj profesor. Njëherë thotë eja ti bëjmë varrin kriminelit, pastaj bëhen bashkë. Mua kësisoj akuza nuk më kanë hije. Nuk dua të ndërtoj këso kauza”, shton ai.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Teatri Kombëtar ishte një mumje në vdekje klinike”/ Veliaj: Mua s’ma hedh njeri

Publikuar

-

Nga

“Teatri Kombëtar ishte një mumje në vdekje klinike”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, teksa foli për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Veliaj tha se kishte ardhur momenti për ta prerë zinxhirin.

“Ka njerëz që përfaqësojnë një të vdekur të pakallur, por kishte ardhur momenti për ta prerë këtë zinxhir. Ky i vdekur duhet të kallet”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”, ndërsa u pyet se përse nuk priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryebashkiaku i Tiranës pretendon se presidenti Ilir Meta bëri një hile me dërgimin e çështjes së Teatrit në Kushtetuese, pasi pretendon se duhej çuar në Gjykatën Administrative.

LEXO EDHE:  Një natë kushtuar çështjes për prishjen e Teatrit Kombëtar/ Adi Krasta “ngjitet” në skenë

LEXO EDHE:  Tre akte “vrasëse” të Ramës dhe Veliajt me Fushën

“Presidenti ka bërë një hile, sepse ky është akt administrativ dhe duhej drejtuar në Gjykatën Administrative. Ju sjell rastin e Kopshtit Botanik. Në Kopshtin Botanik e kuptuan që është akt administrativ dhe rektorati i Tiranës që mund të mos jenë të pëlqimit tim, bëri rrugën e duhur. Presidenti ka vajtur në vendin e gabuar për të bërë një hile.

Vajti presidenti bëri një hile ndaj atyre të vetëve, se mua s’ma hedh njeri dhe e çoi në Gjykatën Kushtetuese atë që duhej çuar në Gjykatën Administrative”, theksoi Veliaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE