LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e teatrit dhe dhunë nga policia, Torrasa jep mesazhin e rëndësishëm

18 Maj 2020, 12:55, Sport CNA

Reagimi i dhunshëm i policisë ndaj protestuesve që mbronin Teatrin Kombëtar i ka bërë përshtypje dhe futbollistit të Tiranës Agustin Torasa.

Argjentinasi publikoi një karikaturë në rrjetet sociale duke dhënë mesazhin se për sa kohë policia nuk e kupton që është pjesë e popullit, atëherë funksionarët e lartë të shtetit do të jenë gjithmonë të qetë për të përfituar.

?Shpresoj që gjithçka ta kemi nën kontroll, derisa policia ta kuptojë që është pjesë e popullit?, shkruan Torasa.

Mënyra e dhunshme e sjelljes së forcave të policisë ditën e djeshme pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka ngjallur reagimin e ashpër të qytetarëve, por dhe të ambasave të huaja, të cilët kërkuan që çështja e shembjes ose jo të Teatrit Kombëtar të zgjidhej me dialog mes palëve.

Lajmet e fundit nga