Connect with Us

Qytetarët “vënë me shpatulla pas muri” Ramën/ Mos u tall me dhimbjen dhe historinë tonë

Politikë

Qytetarët “vënë me shpatulla pas muri” Ramën/ Mos u tall me dhimbjen dhe historinë tonë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan “Mirëmëngjes, me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels.

Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…
Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt”.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në kritika dhe akuza të forta në drejtim të kryeministrit.

“Mos u tallni me dhimbjen dhe historin tonë.. boll mekatuat dije (qe s’di a ka zot qe ju fal ju!) te pakten heshtni .. besomëni heshtni .. heshtni! nuk e zvendeson vleren asaj qe ju quani germadhë as me flori ta beni kete teater..Zoteri bukuria nuk esht vetem te betoni.. por vlerat qe ai mbart!”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit Kombëtar/ Arben Malaj bashkohet me artistët

Ndërsa një tjetër shkruan se “Nguti me i madh ne fakt ne kete periudhe post pandemie ishte investimi ne shendetesi dhe jo te marrim borxh per te ndertuar kesi lloj ndertesash. Na rrofte karantinimi e gjithe ai presion psikologjik kur keto dite njerezit do te dalin ne sheshe per te protestuar per te drejtat e tyre. Meqse borxhin per teatrin do ta paguajme ne, meritojme te pyetemi me ane te nje referendumi. Dhe me te vertete ajo lloj arkitekture stonon totalisht aty, teatri i vjeter duhet te qendronte aty si nje vlere qe i takon se shkuares e jo te shembej naten me pushtime te tilla fashistesh.”.

Po ashtu një tjetër qyetatar shkruan “O Rama lere Teatrin,por shikoje varferin tek populli,që po vdesin per bukë. Pensionet janë katastrofë, 100 mijë lekë marrin pensionistat, që kanë punu 30-40 vjet ne kooperativë, ndihma ekonomike katastrofë. Po te luftohet korrupsioni jetojmë ne Shqiperi si ne Zvicer.Ti si kryeminister duhet te skuqesh, kur e sheh popullin te zhytur ne varferi, si ne vendet Afrikane.”

Më poshtë disa nga komentet:/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Parashikimi “i frikshëm” i Erion Kristos/ Jemi të tradhëtuar!

Publikuar

-

Nga

Pedagogu Erion Kristo ka publikuar një reagimtë tijin të disa muajve më parë ku shprehej i bindur se teatri do të shembej dhe dotë ndërtohej një i ri.

Siç duket nga postimi i Kristos, ai e kishte parashikuar atë çka do të ndodhte me truallin e teatrit.

“Tani, ose do pranoni që unë kam aftësi profetike, ose do pranoni që jemi të tradhëtuar. Kur e shkrova, kishte entuziazem dhe asgjë e tillë nuk kishte ndodhur. Thjesht e dija. Për mua janë fajtorë të gjithë”, shkruan Kristo bashkëngjitur postimit të tij të disa muajve më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ramën nuk e zë gjumi/ E nis ditën me Teatrin Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Pas tensioneve dhe përplasjeve të shumta të një dite më parë, në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, duket se edhe kryeministrit i është prishur gjumi.

Rama e ka filluar ditën sot që në orën 06:30 të mëngjesit, duke publikuar në një postim në rrjetet sociale, projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar.

“Mirëmëgjes me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels.

Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…
Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt”-shkruan Rama.

LEXO EDHE:  Përplasjet për Shkodrën/ Protestuesit sulmojnë Tom Doshin

LEXO EDHE:  FOTO / Ja kush janë 12 prefektët e rinj

LEXO TE PLOTE

Politikë

Astrit Çerma kthehet pas në kohë/ Kur Berisha kërkoi shembjen e Teatrit, si e mbrojtën këta “opozitarët”

Publikuar

-

Nga

Një ndër ikonat e artit shqiptar, aktori Astrit Çerma ndërsa reagon në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, kthejhet pas në kohë, 7 ose 8 vite më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se 7-8 vite më parë Berisha Berisha nxorri vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e një të riu.

Në atë kohë këta që sot janë në pushtet, që në atë kohë ishin në opozitë, dilnin në mbrojtje të Teatrit.

“Me qe vazhdoni të më pyesni për Teatrin… E mbani mend?!… Para 7- 8 vjetësh, Kryeministri i asaj kohe Sali Berisha nxorri vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e një të riu. Bile u akordua edhe një fondë prej 3,5 miljon erosh… Si tani plasi “lufta” Opozitë – Pozitë… Këta pushtetarët e soçëm (at’here Opozitë)që e shembën tani, kërkonin…të mos shembej, dhe këta të soçmit jasht qeverisë ( atëhere Pozitë) që “luftuan” deri sot që të mos shembet at’here kërkonin ta… shembnin…

E mbani mend..Hë, mo?..E mbani apo jo?..Nuk e mbani ëëë?!..Po mirë..Po ju kujtoj akoma… Plasi..”lufta”.. me “luftën” plasi dhe debati… “Fanatikët e majtë” të qeverisë së soçme që at’here ishin opozitë…për të mos u shembur…përdorën si argument edhe teatrin “Globus” në Londër:.”Anglezët e ringritën nga dheu, vlerën e tyre kombëtare, kurse këta, këtë vlerë duhet ta shkatërrojmë”… Ju përgjegjën “fanatikët e djadhtë” që at’herë ishin në qeveri e që sot jan opozitë:..”Anglezët e ngritën nga dheu për vlerat e tyre kombëtare sepse atje jan luajtur kryeveprat botrore të Shekspirit, Marlout, është vënë në skenë “Hamleti”, “Makbethi”,”Mbreti Lir”…Po këtë…gërmadhën tonë për çfar vlerash “kombëtare” ta duam?!…Për dramat e K. Jakovës “Toka e jonë” me Tuç Makun, apo dramet e R.Pulahës me…”komunistët”?!… Ju kujtohet?!..Jooo?!..Si ore jo?!…Ouuuaaaa… Si nuk ju kujtohet xhanëm?..Kujtohuni: Ja si tani..një pjesë e mirë aktorëve që tani jan maskarenj at’herë ishin korifej dhe e kundërta për sot: tani ata që jan korifej u shpallën e po shpallen..maskarenj.. Vetëm ndrroni vendet dhe do të kujtoheni… Ëëë?..Ore..E di që nuk e keni të vështirë, të kameleonizoheni sa herë që do tju ngrihet niveli militantist artistik, për një “çikëz” titull apo post por..mbajeni veten pak o.. “mender” palaçosh që komenton nëpër gazeta, internete e f,b me pseudonime…se nuk jan të gjith të rracës tuaj…harraqeee… “-shkruan Astrit Çerma.

LEXO TE PLOTE