LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta për Teatrin Kombëtar/ Ambasada e SHBA jep mesazhin e rëndësishëm

18 Maj 2020, 14:48, Sociale CNA
Protesta për Teatrin Kombëtar/ Ambasada e SHBA jep mesazhin e

Sapo ka filluar protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një reagim zyrtar.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ambasada i bën thirrje shtetasve amerikanë të shmangin daljen pranë parkut Rinia ku po zhvillohet protesta.

Gjithashtu amerikanëve i kërkohet të ndjekin mediat dhe të jenë në dijeni të asaj që po ndodh.

?Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16.30 minuta dhe nuk dihet sesa zgjat. Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona:

Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë Bulevardin Kombëtar. Shmangni çdo tubim publik të njerëzve. Monitoroni median lokale për të qenë në dijeni të asaj që ndodh. Jini të vetëdijshëm për rrethanat tuaja. Mbani një profil të ulët?, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga