Connect with Us

Mbyllet spitali Covid 2/ Rikthehen ndërhyrjet e planifikuara

Sociale

Mbyllet spitali Covid 2/ Rikthehen ndërhyrjet e planifikuara

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga sot spitali “Shefqet Ndroqi” nuk do të jetë më spital COVID.

Ministrja thekson se plani i ri-hapjes parashikon edhe rikthimin e ndërhyrjeve të planifikuara në spitale.

“Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili nga sot nuk do të jetë më spital COVID dhe të gjitha rastet e të prekurve nga COVID19 po trajtohen në spitalin infektiv. Plani i ri-hapjes parashikon edhe rikthimin e ndërhyrjeve të planifikuara në spitale, duke vendosur qytetarin në qendër, të të gjithë shërbimeve tona të kujdesit shëndetësor”, shkruan Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: Vlerësim për betejën tuaj heroike

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, i ka drejtuar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke vlerësues qëndresën e tyre.

Quaedvlieg-Mihailovic thotë se do ketë dhe një deklaratë nga BE për shembjen e Teatrit ndërsa i ofron ndihmë Aleancës për të arrestuarit gjatë rezistencës.

“Të dashur Miq,

Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.

LEXO EDHE:  E rëndë në Delvinë/ Naftëtarët përfundojnë në spital

Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,”-shkruan Sneška Quaedvlieg-Mihailovic.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Protesta tek Teatri/ Policia ngre postobllok edhe në rrugën e Kombit

Publikuar

-

Nga

Postoblloqe të shumta janë ngritur në dalje të qytetit të Kukësit në rrugën e Kombit.

Prej mëngjesit të sotëm, dhjetëra qytetarë me mjetet e tyre janë bllokuar në postbllokun e rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan, që prej ditës së djeshme dhe nuk lejohen të futen në Tiranë.

Policia ka vendosur postbllok në këtë aks rrugor me synimin që të shmangeshin grumbullimet në protestën e djeshme.
Sot në orën 04:300 pritet të zhvillohet një tjetër protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Me distancë dhe pankarta në duar/ Aktorët e Shkodrës protestojnë për Teatrin

Publikuar

-

Nga

Aktorët e Teatrit ”Migjeni” në Shkodër kanë protestuar sot në mënyrë paqësore për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Aktorët janë shfaqur me mjete mbrojtëse, pankarta në duar dhe distancim social. Ata  kanë protestuar para Teatrit ”Migjeni” me pankartat “Poshtë diktatura”,

“Shembët godinën, por jo Teatrin”, ”Teatri është i pavdekshëm”.
Ndërkohë, kujtojme se sot do të mbahet protesta post- shembjes së Teatrit në orën 16:30 nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe mbështetje nga opozita./CNA.al

LEXO TE PLOTE