LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani tregon kushtin për t’u bërë deputet/ Thirrja e fortë: Mjaft më me politikanë “heronj”

18 Maj 2020, 13:30, Politikë CNA
Manjani tregon kushtin për t’u bërë deputet/ Thirrja e

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ndërsa reagon në lidhje me përplasjet me policinë tek Teatri, shkruan se ka disa njerëz që kërkojnë të promovohen në politikë, duke u përplasur me policinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se një palë pranga në duar në një protestë, një grevë urie me direktivë nga lart, apo një kapërcim gardhi policor të garantojnë një mandat deputeti. Ky është kriteri.

?I kuptoj ata që duan të promovohen në politikë, sa herë përplasen me policët.

E neveritshme është, por kështu siç është katandisur bërja e karrierës në politikë, për fat të keq bëhet i kuptueshëm protagonizmi i politikanit “hero”. Ose i medemek “qytetarit protestues” që gjendet me pranga në duar para kamerave.

Ideja është pra, që të spikatesh në sytë e udhëheqjes së partisë përkatëse, me qëllim që kjo e fundit të të bëjë deputet.

Një palë pranga në duar në një protestë, një grevë urie me direktivë nga lart, apo një kapërcim gardhi policor të garantojnë një mandat deputeti. Ky është kriteri. Të paktën deri më sot kështu ka qenë.

Normale, brenda anormales.?-shkruan ish-ministri.

Më tej ai thekson se këta persona kërkojnë me çdo kusht të bëjnë politikanin ?hero?.

?Por, nuk i kuptoj në asnjë rrethanë njërzit e zakonshëm, komentues apo analistë publikë, që kërkojnë me çdo kusht politikanin “hero”..!?

S’ua marr vesh fare entuziazmin kur politikani përplaset me policin?!

Aq shumë eksitohen, saqë kur ky i fundit, pra polici, rreh një qytetar të zakonshëm mezi bëhet lajm…

Ky takëm i kërkon politikanët të jenë “heronj” në opozitë dhe pastaj kur “heroi” vjen në pushtet jua fut sa krahu…

Gabimi i përhershëm që vijon të përsëritet me besnikëri…?.

Gjithashtu Manjani bën edhe një thirrje të fortë, ndërsa thekson se vendi ka nevojë për njerëz normalë dhe jo ?heronj?.

?Po mjaft more me politikanë “heronj”! Nuk u ngopët nga e futmja?!

Vendi ka nevojë për njerëz normalë e të zakonshëm.

P.S. ky argument vlen për të gjithë partitë njësoj. Jo vetëm këto kohë, por në çdo kohë…?-shkruan Manjani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga