LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i bujshëm nga Italia, Lazio hyn "all-in" për Kumbullën

18 Maj 2020, 18:22, Sport CNA
Lajm i bujshëm nga Italia, Lazio hyn "all-in" për

Lazio po e jep maksimumin për të angazhuar mbrojtësin e Veronas, Marash Kumbulla, por po përballet me konkurrencë të Arsenalit.

Mbrojtës i Kombëtares së Shqipërisë po vlerësohet lartë, ndërsa së fundi është lidhur me një transferim te Napoli apo Interi. Por Tuttosport ka shkruar se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka nisur punën për të bindur bashkëvendasin e tij.

Te Lazio janë të vetëdijshëm që kanë konkurrencë të madhe nga Arsenali dhe nga klube me emër në Itali.

Verona po kërkon 30 milionë euro për lirimin e Kumbullës. Adam Marushic pritet të largohet për te PSG dhe kështu Lazio do të ketë fondin për transferim të Kumbullës.

Lajmet e fundit nga