Connect with Us

Klubi i Superligës në hall, nis stërvitjen pa trjnerin dhe maqedonasit

Sport

Klubi i Superligës në hall, nis stërvitjen pa trjnerin dhe maqedonasit

Publikuar

-

Vllaznia e Shkodrës ashtu si shumë skuadra të vendit tonë, të të tria kategorive ka zbritur në fushën e stërvitjes në një nga anekset e qytetit verior. Shkodranët ashtu si edhe kemi paralajmëruar nuk kanë qenë të plotë, e madje në këtë seancë të parë të rifillimit të stërvitjeve, nuk kane qenë maqedonasit, duke filluar që me trajnerin Mirsad Jonuz.

Mjeku Zydi Çoba ka qenë në gatishmëri, ndërsa lojtarët dhe stafi kanë respektuar protokollin e FSHF-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë. Në Shkodër sot kanë qenë në stërvitje 21 lojtarë.

Ndërkohë që nga nesër numri pritet që të rritet dhe siç bëhet e ditur nga klubi kuqeblu, skuadrës do t’i bashkohen lojtarët nga Maqedonia dhe trajneri, ndonëse për dy javë do të jenë në karantinë…Vllaznia në 3 qershor luan një sfidë mjaft delicate me Flamurtarin në Vlorë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ndërpritet kampionati në një tjetër shtet Europian, skuadra e njohur shpallet për herë të 9 radhazi kampion

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka dëmtuar edhe futbollin botëror. Pas Holandës, Belgjikës e Francës, Skocia bëhet vendi i katërt në Europë që vendos të mbyllë përfundimisht kampionatin dhe të japë verdiktet në bazë të renditjes së mbetur në fuqi në momentin e ndërprerjes së sezonit.

Kështu titullin kampion në Skoci e ka fituar skuadra e Celtic, e cila kryesonte renditjen në kohën e ndërprerjes, ndërsa Hearts, që mbante vendin e fundit, ka rënë një kategori më poshtë.

Sipas mediave britanike, vendimi është marrë në konsultim dhe marrëveshje me të gjithë klubet e Superligës skoceze, që duke parë situatën e krijuar, janë shprehur në favor të ndërprerjes përfundimtare.

Vlen të theksohet se ky është titulli i 9 kampion radhazi për skuadrën e Celtic, që ka vendosur t’ua dedikojë këtë sukses në tavolinë të gjithë fansave të klubit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Qëndroi 60 ditë në trupin tim”, deklarata tronditëse e ish-futbollistit të Juventusit: Virusi ra në dashuri me mua

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi i Fiorentinës, Martin Caceres, ka zbuluar se ai e kishte Coronavirusin për rreth dy muaj dhe nuk e dinte se ishte i infektuar. Lojtari nga Uruguaji tregoi gjithçka gjatë një bisede live në “Instagram” me patriotin e tij, Yisela Paola.

”Unë nuk dija asgjë, por e kisha Coronavirusin në trup për rreth 60 ditë. Simptomat e para i kam pasur diku nga 8-15 marsi. Gjatë stërvitjes në shtëpi, unë ndjeva një shtrëngim në mushkëri”, rikujton ish-mbrojtësi i Juventusit.

”Më thanë menjëherë se duhej të karantinohesha dhe se virusi do të largohej për 20 ditë. Ndoshta ai ra në dashuri me mua. Dje dola negativ në testin e bërë dhe ndihem sikur kam rilindur”, përfundon Caceres.

LEXO TE PLOTE

Sport

Rifillimi i kampionatit, Orges Shehi i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Kukësit zhvilloi sot stërvitjen e parë në Elbasan, pas ndërprerjes afro 3 muaj për shkak të pandemisë, ndërsa trajneri i verilindorëve Orges Shehi dha një intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin “FanZone”, ku foli me entuziazëm për rikthimin në fushë.

Si ndjeheni që më në fund jeni rikthyer të stërviteni?
Jemi përgatitur për këto ditë dhe po prisnim të mësonim se kur do kthehemi. Shpresoj të bëjmë më të mirën për të rikthyer lojtarët në formën më të mirë. Seancat do kenë ngarkesë këto ditë, por shpresoj të shkojë mirë.

Si janë kushtet në Elbasan, ku do të zhvilloni fazën përgatitore?
Drejtuesit e klubit i kanë marrë të gjitha masat. Hoteli ku do qëndrojmë do jetë vetëm për ne dhe janë kushte shumë të mira. Ne u munduam të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të jemi të gjithë të grumbulluar gjatë gjithë kësaj kohe. Skuadra është e plotë, për herë të parë.

Si është gjendja e skuadrës?
Lojtarët kanë qenë shumë korrektë përsa i përket regjimit, janë paraqitur me peshë shumë të mirë. Limaj ka pasaportë gjermane dhe ka pasur vështirësi të mëdha për tu rikthyer. Motivimi nuk na mungon, të çunat shikoj entuziazmin e duhur për të tentuar objektiva të mëdha.

LEXO TE PLOTE