LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kemi hyrë në zonë të nxehtë”/ Çfarë paralajmëron Grida Duma

18 Maj 2020, 18:08, Politikë CNA
“Kemi hyrë në zonë të nxehtë”/

Ish deputetja e PD-së Grida Duma, është shprehur se me humbjen e Teatrit, qyteti ka humbur një pjesë të zemrës së vet që është arti.

Ajo gjithashtu ka shtuar se PD-ja e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Aleancën në çdo rast , pasi në krye të folësve janë ata që kanë sakrifikuar.

“Qyteti ka humbur një pjesë të zemrës së vet që është arti. Besoj fort që në ditët në vijim kundërshtia dhe revolta do të jetë më e madhe. Jemi në momente plagosjeje për gjithë shoqërinë shqiptare.

Nuk ka ushqim më të madh se sa ushqimi shpirtëror, kur vendet rimkëmben, rimëkëmben nga arti. Le të marrim shembullin e Italisë,  kur po rimëkëmbej nisej nga kinematë.

Është shpirti artistik ai që ka mbrojtur teatrin. Pas momentit që është respektuar kalendari i aleancës, PD-ja do të mblidhet e do të vijojë me agjendën  e vet. Kemi hyrë në një zonë të nxehtë”, ka thënë Duma/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga