LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam lindur tek shallvaret”/ Kryemadhi zotohet për ndërtimin e Teatrit

18 Maj 2020, 20:17, Politikë CNA
“Kam lindur tek shallvaret”/ Kryemadhi zotohet për

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shkruan se Teatri Kombëtar do të rindëtohet nga e para siç ka qenë me të gjithë kompleksin ?Skanderbeg?.

Kryemadhi theksoi se godina do të ketë asetet bashkëkohore, ndërsa shtoi se i gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet e do të jetë gjurma historike e qytetarisë së Tiranës së viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.

?Teatri do të rindërtohet nga e para; siç ka qenë, por me të gjithë infrastrukturën dhe aksesorët bashkëkohorë, sëbashku me të gjithë kompleksin ?Skanderbeg?, siç është ndërtuar në vitet 1938-1940!

I gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet e do të jetë gjurma historike e qytetarisë së Tiranës së viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.

Ky është qëndrimi im, ky është premtimi im, ky është betimi im si qytetare e Tiranës që kam lindur tek shallvaret, vetëm dyqind metra larg nga Teatri Kombëtar!?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga