LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 42 vjeçari në Tiranë

18 Maj 2020, 11:11, Kronika CNA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 42

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen “Don Bosko”, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Bledar Krakulli, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali e ka dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 7 vjet burgim.

Ky shtetas, në vitet 2002-2003, dyshohet se ka trafikuar sasi të ndryshme heroine në disa qytete të Italisë si Torino, Roma, Verona dhe Milano.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga