LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i pajetë një person në Vlorë

18 Maj 2020, 17:53, Kronika CNA
Gjendet i pajetë një person në Vlorë

Një person është gjetur i pajetë pasditen e sotme në lagjen 1 Maji, në Vlorë.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se trupi është i një djali rreth 33 vjeç me iniciale M.S. Raportohet se i riu kishte humbur kontaktet me familjen që në datën 3 maj.

Sipas familjarëve, ai kishte shkuar të tërhiqte pagën, pasi punonte në një fasoneri, por nuk ishte kthyer në banesë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t?i nënshtrohet autopsisë.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga