Connect with Us

Ekstremistët po përpiqen të keqpërdorin protestat në Evropë

Bota

Ekstremistët po përpiqen të keqpërdorin protestat në Evropë

Publikuar

-

Autoritetet paralajmërojnë për keqpërdorimet prej ekstremistëve të djathtë të protestave për shkak të masave kundër virusit Corona. Mund të tërhiqen paralele me protestat kundër valës së refugjatëve.
“Ne po shohim një trend të përpjekjeve për instrumentalizimin e protestave nga ekstremistët, në veçanti nga ekstremistët e djathtë”, deklaroi presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese, Thomas Haldenwang, për gazetën “Welt am Sonntag”. Ajo që ka filluar me propagandë në internet, me teori komploti dhe lajme të rreme për pandeminë, tani po transferohet në botën reale.

Ekstremistët e djathtë po kërkojnë të bashkangjiten me qytetarët që po protestojnë dhe i kanë ftuar aktivistët e vet të jenë sa më aktivë në protesta, theksoi Haldenwang. “Ekziston rreziku që ekstremistët e djathtë të futen në masën e protestave të qytetarëve që respektojnë të gjitha rregullat kushtetuese dhe në një moment të dalin në krye të tyre”, thonë autoritetet.
Deri tani në protestat që janë parë në Gjermani nuk vërehet ndonjë koncept apo lëvizje politike pas tyre, sepse protestat po bëhen nga një strukturë heterogjene e njerëzve. Por autoritetet janë të shqetësuara për shkak të mundësisë që ekstremistët të keqpërdorin këto protestat, ngjashëm si në kohën e krizës së refugjatëve, shpjegon Haldenwang.

Edhe ministri i Brendshëm i Renanisvë Veriore-Vestfalisë Herbert Reul mendon se ky rrezik është real: “Nën lëkurën e deleve kemi aktualisht shumë ujq, që me parullat e tyre antidemokratike po përpiqen të futen në mesin e shoqërisë”, theksoi politikani i CDU-së për gazetën “Welt am Sonntag”. Në protestat për shkak të masave ndaj virusit Corona mund të shihen grupe të ndryshme të shoqërisë – pjesërisht edhe aktivistë të grupeve ekstreme.

Përfaqësuesit e partive në pushtet por edhe ata të opozitës kanë shprehur frikën ditët e fundit se në mesin e protestuesve mund të futen edhe forca antidemokratike që do të përpiqen të instrumentalizojnë këto protesta për qëllime të veta politike. Mijëra njerëz kanë protestuar në fundjavë në qytetet e mëdha gjermane kundër masave të qeverisë, për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-CoV-2. Gjatë protestave, të cilat kanë qenë shumë më të mëdha sesa është menduar, janë dëgjuar parulla të ndryshme kundër masave të qeverisë, por edhe parulla të ndryshme që kanë lidhje me teoritë e komplotit.
Shqetësime edhe në vendet e tjera evropiane

Protesta kundër masave në kohën e virusit Corona ka pasur këtë fundjavë edhe në shumë vende të tjera evropiane. Në Poloni ka pasur edhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Në Britani të Madhe dhe Zvicër ka pasur edhe arrestime. Autoritetet në Varshavë e kanë quajtur protestën në kryeqytetin polak ilegale, sepse organizatorët nuk kanë pasur kurfarë leje për mbajtje. Në Hyde Park të Londrës janë arrestuar shumë persona me shpjegimin se protestuesit nuk i kanë mbajtur rregullat e distancës. Në Britani të Madhe kanë protestuar jo vetëm kundër masave të qeverisë por edhe kundër obligimit të vaksinimit, pas gjetjes së një vaksine kundër këtij virusi. Policia ka shpërndarë shumë aksione protestash në Zvicër, sepse atje ndalohet mbledhja e më shumë se pesë personave në një vend. Protesta ka pasur edhe në Madrid të Spanjës por dhe vende të tjera./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Konfirmohen 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 713 numri i personave me koronavirus në Kosovë, ku vetëm sot janë konfirmuar 23 raste të reja.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 270 mostra, prej të cilave 23 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq”, ka njoftuar IKSHPK./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Një udhëtim magjik në Pragë

LEXO EDHE:  "Deputetë pijanecë që bllokojnë rrugën"/ Rama u kundërpërgjigjet protestuesve

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Gjykatat Kushtetuese nuk janë ngritur për të qenë kukulla”/ Çfarë paralajmëron Ngjela

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela, shprehet se Gjykatat Kushtetuese nuk janë ngritur për të qenë kukulla, por për të shpëtuar një demokraci nga tirania e një shumice parlamentare.

Këtë ai e lidh me gjendjen politike në Kosovë, ku shprehet se Gjykatë do ta rrëzojë dekretin antikushtetues të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili nuk ka dekretuar për kryeministër fituesin e zgjedhjeve të fundit.

Ngjela kujton rastin në zgjedhjet e vitit 1996, ku gjykata sipas tij përkrahu tiraninë parlamentarë e dalë me manipulim zgjedhor, dhe e hodhi shoqërinë në kryengritje.

“Kushtetuese nuk janë ngritur për të qenë kukulla, por për të shpëtuar një demokraci nga tirania e një shumice parlamentare. Ky është gjykimi teorik i dalë posaçërisht për krijimin e gjykatës kushtetute në shtetin modern demokratik: që nga kushtetuta e Shteteve të Bashkuara e deri te ato të shteteve që përbëjnë Bashkimin Evropian.

Në konstitucionalizëm kjo quhet Jidicial Revieë, dhe në thelb është vetë gjykata kushtetuese, e cila teorikisht është vullneti suprem i popullit, i shkruar në një dokument juridik dhe ligjor suprem.

Kushtetuta juridikisht është një ligj suprem i dalë nga vullneti i popullit, vullnet ky që duhet të mbrohet jo nga një shumicë parlamentare, e cila mund të degradojë në tiraninë e mazhorancës parlamentare, por nga 11 juristë të mëdhenj të një gjykatë supreme, e cila merr përgjegjësinë për të mbrojtur të paprekur vullnetin suprem të popullit që formon një shtet – domethënë, kushtetutën e tij.

Ka dhjetra raste që gjykatat kushtetuese kanë shpëtuar shoqërinë e tyre nga tiranitë parlamentare, dhe kanë frenuar deri në shpërbërje mazhorancat agresive që kanë qenë me tendenca tiranike.
Po në Shqipëri?
Në kemi pasur vetëm një rast ku Gjjkata Kushtetuese, duke mos anulluar zgjedhjet e manipuluara të vitit 1996, përkrahu tiraninë parlamentarë e dalë me manipulim zgjedhor, dhe e hodhi shoqërinë në kryengritje. Kryengritja rrëzoi tiraninë Berisha dhe, me parlamentin e ri të vitit 1997, dhe me një referendum mbarëpopullor të vitit 1998, solli në Shqipëri kushtetutën e parë demokratike.

LEXO EDHE:  Koment/ Shansi i humbur i Europës në mbrojtjen nga Corona

LEXO EDHE:  Po bie e Majta/Nga Frrok Çupi

Sot është e njëjta situatë në Kosovë: tirania e një mazhorance jokushtetuese por parlamentare, po kërkon të vendosë tiraninë e kësaj lloj shumice. Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, arbitrarisht, ia ka dhënë të drejtën e krijimit të qeverisë jo fituesit të zgjedhjeve të vitit 2019, por partisë së dytë.
Kjo është arsyeja që gjithçka sot është në dorë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Në këtë situatë, kuptohet sak që shumica popullore nuk reflekton politikisht në mazhorancën parlamentare.
A do ta lejojë Gjykata Kushtetuese këtë anomali ekstraligjore e cila mund ta çojë situatën politike në Kosovë në një kryengritje të mazhorancës popullore kundër një maxhorance parlamentare jokushtetuese?
Gjykata në këtë rast juridikisht do të bënte një shkelje të rëndë që mund të sjellë destabilizim shoqëror.
Prandaj, pikërisht për këtë shkak, në jemi të bindur që ajo Gjykatë do ta rrëzojë dekretin antikushtetues të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili nuk ka dekretuar për kryeministër fituesin e zgjedhjeve të fundit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

22 raste të reja në shtetin fqinj/ Humb jetën një tjetër i infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

22 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Media e shtetit fqinj “Iliria News Agency” raporton se nga 462 testet e kryera, 22 u konfirmuan pozitiv, konkretisht 9 në Shkup, një në Kumanovë, 4 në Prilep, 6 në Tetovë, një në Veles, dhe një në Ohër.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë bën me dije se një pacient nga Shkupi i moshës 79 vjeçare, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtator”. Ai ishte shtruar në spital 3 ditë më parë dhe sot ka ndërruar jetë. Gjithashtu janë shëruar edhe 16 persona të tjerë.

LEXO EDHE:  Basha “i përvishet” Ramës/ “Batakçi, po na mbyll derën e Europës”

Që nga fillimi i epidemisë, në shtetin fqinj janë infektuar me Covid-19 1762 persona, nga të cilët janë shëruar 1267 pacientë dhe kanë ndërruar jetë 98 të tjerë. Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 397./ CNA.al

LEXO TE PLOTE