LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Drita u shua përgjithmonë...”/ Mesazhi i ndjerë i Berishës për Maksim Cikulin

18 Maj 2020, 10:01, Politikë CNA
“Drita u shua përgjithmonë...”/ Mesazhi i ndjerë i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Shëndetësisë, Maksim Cikuli.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan ?Profesor. Dr. Maks Cikuli mbylli syte pergjithmone.

Miq, drita u shua pergjithmone per prof Dr Maks Cukuli, njerin prej personaliteteve me te shquara te mjeksise shqiptare, yjeve te rralla te ekselences dhe elites se saj, studjuesit, geneticienit serioz e te talentuar dhe organizatorit te afte dhe kompetent, ish deputetit dhe ish ministrit te afte me reputacion te Partise Demokratike dhe ish anetarit te kryesise te kesaj partie.?

Më tej, ai vlerëson figurën e profesor Cikulit, ndërsa shkruan se ?Prof Dr Maks Cikuli ishte njeri nga intelektualet me te formuar, me te dijshem dhe me civil te gjenerates se tij. Ai sot u nda nga jeta por jeton dhe do jetoje ne trashegimine e tij te pasur, tekstet, monografite, studimet dhe reformat qe ndermori dhe reputacionin e tij.?

Po ashtu Berisha shkruan se ?Me kete rast te hidhur shpreh vleresimin tim me te larte dhe mirenjohjen me te thelle per kontributin e tij, bashkpunimin qe kemi patur dhe ngushellimet me te ndjera familjes se nderuar te profesor Maks Cikulit dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i njeriut tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Ngushellime!?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga