Connect with Us

Tensionet dhe përleshjet tek Teatri/ Shoqërohen 37 persona, 1 polic përfundon tek Trauma

Kronika

Tensionet dhe përleshjet tek Teatri/ Shoqërohen 37 persona, 1 polic përfundon tek Trauma

Publikuar

-

Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Policia e Shtetit po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Shkodër/Dy persona rrezikojnë jetën, njëri humb gjymtyrët

“Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet. Gjithashtu apelojme fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës. Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit”, thuhet në njoftimine policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I vendosën tritol në banesë/ Kush është pronari, i dënuar me ‘arrest shtëpie’

Publikuar

-

Nga

I vendosën tritol në banesë/ Kush është pronari, i dënuar me 'arrest shtëpie'

Një shpërthimi i fuqishëm me lëndë plasese ka ndodhur pasditen e sotme në Orikum.

Mësohet se sasia e lëndës plasëse, e llojit tritol është vendosur në apartamentin të shtetasit Artan Xhelilaj.

Ky i fundit rezulton person me të shkuar kriminale dhe aktuaklisht është në ‘arrest shtëpie’ për trafikim të lëndëve narkotike.

Xhelilaj ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit.

‘Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.  Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese në Orikum/ Policia në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Në qytetin e  Orikumit gjatë pasdites së sotme mësohet së pranë një banese është vënë një sasi lëndësh plasëse.

Nga shpërthimi i ndodhur nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme material.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e detajeve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Aksidentohet urbani i ‘Qytetit Studenti’, panik te pasagjerët

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet, pranë rrugës së Kavajës.

Mësohet se urbani i linjës së ‘Qytetit Studenti”, është përplasur me një makinë.

Sipasojë e përplasjes, fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme material.

Përplasja ka shënuar panik tek udhëtarë. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE