LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të rrethohet Kryeministria”/ Ish deputeti i PD-së bën thirrjen e fortë

17 Maj 2020, 14:49, Politikë CNA
“Të rrethohet Kryeministria”/ Ish deputeti i PD-së

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka reaguar ashpër pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ish deputeti bën thirrje që të rrethohet kryeministria dhe kryeministri Rama të mos lejohet të hyjë në zyrë.

?KM-ja ne nuk na lejon te dalim dhe te blejme buke jashte orarit por policet i beri lemsh me qytetaret pa distance fizike dhe mjete mjeksore mbrojtese. Pra karantina ne Shqiperi mbaroi.
Duhet rrethuar Kryeministria qe Rama te mos hyje me ne zyre sepse ai eshte problemi:
Po mban peng zhvillimin e vendit;
E shembi teatrin historik naten,
E shembi teatrin historik pa patur konsensus per rikonstruksionin apo projektin e ri,
E shembi teatrin historik pa patur projektin e ndertimit per nje te ri,
E shembi pa patur fonde per te rikonstruktuar apo ndertuar te riun;
E shembi kur populli eshte i keputur nga papunesia dhe pandemic:
E shembi pa i dhene llogari askujt se cfare do te beje pas prishjes.
Te largohet Edi Rama dhe te mos shpresojme qe ai do te bjere vete.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga