LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shembja e Teatrit ishte kalim i vijës së kuqe”/ Salianji “kërcënon” me konflikt civil

17 Maj 2020, 19:45, Politikë CNA
“Shembja e Teatrit ishte kalim i vijës së kuqe”/ Salianji

Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji, shprehet se me shembjen e Teatrit Kombëtar u kalua vija e kuqe dhe u shkelën të gjitha parimet e shtetit të së drejtës.

Sipas tij, Rama nuk pyeti për asnjë institucion, përdori cdo formë për të rrëzuar Teatrin, prandaj duhet ttë përdoret cdo formë dhe cdo mënyrë për ta larguar atë.

?Ka ndodhur shembja dhe kthimi në pluhur e hi, jo vetëm Teatri, por është bërë pluhur dhe hi shteti i së drejtës. Tashmë nuk ka askush siguri ligjore. Të gjitha janë të riskuara tashmë nga një diktaturë, që i shërben vetëm një grupi prej 10 apo 15 personash. Dhunohen artistë, gazetarë dhe politikanë.

Është shkërmoqur ngrehina e shtetit ligjor dhe parimeve të së drejtës. Nuk është pritur hetimi nga SPAK, kemi 4 institucione që prisnin përgjigjen e drejtësisë. Cdo qytetar e kupton që jo vetëm është shembur teatri, por është kaluar vija e kuqe! Cdo gjë të con në një drejtim: Largimin e Edi Ramës. Ai nuk pyeti për asnjë institucion, përdori cdo formë për të rrëzuar teatrin, prandaj të përdoret cdo formë dhe cdo mënyrë për ta larguar.

Urrejtja e shqiptarëve është në shpërthim dhe vlim e sipër. Ne do i përgjigjemi interest qytetar, do marrim hapat e nevojshëm për largimni e tij. Nuk duam të shkohet në konflikt civil, largimi i kësaj klike ndryshe do bëhet me zgjedhje?, tha Salianji në një deklaratë për neës 24./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga