LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mirë që nuk më rrahu në skenë"/ Violinçelisti i njohur tregon historinë e çuditshme që i ndodhi në dasmë

17 Maj 2020, 14:29, Lifestyle CNA
"Mirë që nuk më rrahu në skenë"/

Violinçelisti Iljard Shaba është kthyer në një prej performuesve më të mirë dhe të talentuar. Ai është pjesëmarrës në shumë evente të ndryshme. Së fundi i ftuar në E Diell ka treguar një nga historitë më të cuditshme që i ka ndodhur në një dasmë ku ishte i ftuar surpirzë.

“Më pati ftuar familja e nuses surprizë dhe ishte momenti kur vinte dhëndri me krushqit. Sa hyra unë dhëndrit i iku fytyra, u bë xheloz nuk e di pse. Mirë që nuk hyri në skenë të më rrihte”, ka treguar Iljard Shaba.

Më pasi i pyetur për jetën e tij private se kur mendonte të bënte dasmën ai ka treguar se e rëndësishme është që është shumë i dashuruar dhe që mes tij dhe partneres ka dashuri të sinqertë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga