Connect with Us

Luli ‘qan’ me lot krokodili – “Gabova”

Opinione

Luli ‘qan’ me lot krokodili – “Gabova”

Publikuar

-

Nga Valbona Mezini

Ai nuk e ka një strategji për forcimin e të djathtës, duke favorizuar qëndrimin e kundërshtarit në pushtet.

Teksa e ka dobësuar sa ska ku të vej më opozitën jashtëparlamentare duke e përgjysmuar në numra këtë e dëshmon rezultati i fundit zgjedhoror, Basha ende nuk e ka një strategji sesi ta ringrejë të djathtën e vërtetë, nëse ai do ta ketë këtë qëllim. Njëriun e udhëheqin qëllimet e sigurisht ato shoqërohen me objektiva, por Basha nuk ka sa qëllim e as objektiva për të ardhur në pushtet. Në fakt shqiptarët duan të vijnë në pushtet, ata opozitarë me të keqen, me korrupsionin, me klientelizmin, me oligarkinë dhe shpërdorimin e taksave sepse Luli ka kohë që është në pushtet, për aq kohë sa bizneset e tij dalin me fitim.

Pas mbledhjes me kryesinë dhe grupin parlamentar që sigurisht nuk presim të na thotë ndonjë shpikje sesi ta kthejë mbrapsht atë që nuk mbeti nga shembja e teatrit dhe po ashtu e të ardhmes së shqiptarëve , Basha pranoi se ka gabuar në strategjinë e deritanishme për të bërë opozitë.

Nuk do të mjaftojnë asnjëherë   takimet intensive të njëpasnjëshme për të konkluduar në lidhje me aksionin opozitar.

LEXO EDHE:  “Lyli im është nam”/ Braçe ironizon Bashën: E shkrin akullin me piper

Nuk do të mjaftojë asnjëherë ndjesat se deri tani është gabuar. Nga ai që shkel parimet dhe votën e lirë brenda partisë, duhet veprim !

Cila është strategjia për pushtet? Deri tani ka vetëm ambicie se kush dhe si do marrë postet qeveritare nëse do ketë rrotacion pas një viti.

Por Rama është fuqizuar aq shumë saqë përballë mungesës së vullnetit dhe strategjisë, askush nuk do ia marrë dot pushtetin pa le pot ë kërkosh vota të fashës gri që kurrë ska besuar tek politika, teksa del me LSI në krah për të cilën bërë 21 Janarin, se je alternative bindëse për të të votuar.

BASHA të vajtojë sat ë dojë e le tju kërkojë falje shqiptarëve se gaboi me 17 Majin por nëse nuk jep besueshmëri , e cila do të duhet të shoqërohet me hapa konkretë që udhëhiqen nga parimet e moralshme , jot ë pazareve për lekë , keq e ka ! Do marë më qafë edhe ata pak që e ndjekin verbërisht se kujtojnë se pushteti falet! Rama nuk fal asgjë ! Luli nuk do ia marrë dot …

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Për kopjacet e QSHA

Publikuar

-

Nga

Testi i matematikës është i kopjuar- ky ishte pretendimi më i parë i gjimnazistëve sot.

Përfaqësuesja e QShA ne daljen e vet të djeshme, pretendoi që maturantët ankoheshin kot. Sipas saj, ata që ankoheshin ishin gjimnazistët që ishin nisur në provim me idenë që do kopjonin.

Dmth sipas zonjës QSHA, ata që ankohen janë nxënësit e dobët që nuk qenkan lënë të kopjojnë! Dhe meqë nuk paskan kojuar, kanë dalë në rrugë për të protestuar.

Sipas Zonjës QSHA, këta nxënës pa kopje vlejnë zero.

Po zonja QSHA, sa vlen pa kopje?

Pyetjet e testit të matematikës janë kopje të këqia nga teste që nuk i përkasin testeve të matematikës per maturë shtetërore dhe nuk janë hartuar mbi bazën e programit mësimor të maturës shtetërore shqiptare.

Ato janë kopje të zonjës QShA.

Kopje të vjedhura!

Zonja QSHA, pa kopje vlen zero.

Mbetet vetëm të verifikohet që pyetjet janë vjedhur nga teste logjike, që testojnë IQ dhe jo dijet në maturën shtetërore.

Motra e Turit ne shqip quhet Sindi, kurse ne Anglisht perkthehet Ashraf. Dhe pyetja me kutine e motrës së Turit është qartësisht pyetje logjike.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Aleati i Bashës tregon pse Opozita nuk ka nevojë për Shpëtim Idrizin

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut i sulet Ramës/ “Nuk lejojmë zgjedhje si të Enver Hoxhës”

Testi përmbante pyetje të perkthyera e që perdorinin terma qe maturantët nuk i perdorin fare në programin mësimor.

Ndërkohë zonja QSHA, del dhe “sqaron” qe testet i paska bërë me qëllimin që pyetjet të të integrohen me situata të jetës së perditshme qe të msohen nxensit me to!!!

Ka vetëm 2 probleme këtu!

E para: nëse kto integrime ishin në onlain të viheshin në test, duhet të ishin edhe në program. Çfarë nuk ështe në program s’mund t’ju mësohen maturantëve nëpërmjet testit.

E dyta: nësë zonja QSHA do përfshirjen e situatave të jetës së përditshme, pse i ra nga Anglia për ti gjetur?! Situatat e jetës së përditshme të maturantëve shqiptarë, veshtirë se janë të njëjta më ato të maturantëve anglezë.

Deri tani përgjigjet e zonjës QSHA, tregojnë nivel të mjerueshëm IQ. Dhe për atë nivel s’ka kopje që të shpëton. Imagjino pastaj kur kopjen do që ta gjesh në anglisht, që pastaj ta përkthesh, e pastaj ti gjesh vendin në programin e maturës shtetërore shqiptare.

Për këtë duhet me shumë se një zonjë QSHA me nivel të lartë logjik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse asnjë diplomat i huaj apo lider kosovar nuk e mbështeti Ilir Metën?

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse asnjë diplomat i huaj apo lider kosovar nuk e mbështeti Ilir Metën?

30 vjet në pushtet dhe sot asnjë ndërkombëtar nuk foli një fjalë kundër shkakrimit të Ilir Metës. Atij nuk i kishte ngelur asnjë mik apo dashamiras.

– Heshtën amerikanët

– Heshtën europianët

– Heshti OSBE

– Heshtën fqinjët grek, maqedonas dhe bullgar

– Heshtën vëllezrit kosovar që i priste me dreka dhe darka te vila e Lalzit

– Heshti Ramushi dhe Albini

– Heshtën mijra të dekoruar me teneqe alumini me urdhrat Skenderbeu apo Nën Tereza

– Heshtën vëllezrit opozitar B & B

– Heshtën komshinjtë e Gjirit Lalzit

– Heshti edhe Baba Mondi

– Heshtën gjimnazistet e LSI

– Heshtën protestuesit e 2 Marsit

– Heshti edhe gruaja Monika, që e dogji me djegien e mandateve

Të gjithë heshtën, sepse kishte ardhur ora dhe çdo kujt po i neveritej në mënyrën si kacavirrej pas karrikes e cila nuk mbron kushtetutën por prapanicēn e tij.

Të gjithë heshtën sepse në fund e kuptuan që dhe ajo fije burrëri fiktive që mendonin nuk egzistoi tek ai në 26 Prill kur duhet të jepte dorëheqje si premtim, për intergritet me publikun dhe miqt e tij.

LEXO EDHE:  Opozitë e re në Kuvend?/ Ndërkombëtarët “djegin” Bashën dhe Kryemadhin

LEXO EDHE:  Video/Çfarë ndodhi në çadrën e PD gjatë takimit Rama-Meta

Të gjithë heshtën sepse askush nuk e konsideronte një president të popullit, por thjesht një i përkëdhelur i atyre që emruan dhe shkarkuan disa herë në këto 30 vjet.

Të gjithë heshtën sepse në fund e panë se si u përdor dhe sot ja hodhën si mish gjahu që ta shqyejnë të gjithë nga pak.

Heshtën edhe për një arsye tjetër….

Askush nuk dëshiron të bashkohet funeralit të tij politik, pasi e kanë të qartë çfarë gojotine po e pret nga ata që i kërcënonte se do ju hante veshin apo do i hidhte në Malin me gropa.

Të gjithë heshtin kur e kuptojnë që i ke bërë gropën vetes..CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Vëllezërit Rama

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja/ Vota e harruar e emigrantit

 E pashë shkarasi. Një demokrat rrogozhinas i tha Agron Shehajt se nuk kemi një Edi Rama, por dy të tillë. Se njëri është ai në qeveri dhe tjetri në krye të opozitës. I ke rënë në kokë vëlla.

Ky i opozitës është më m.. se Edi Rama. Të paktën Edi Rama fiton. Vjedh nuk vjedh, fiton. Madje edhe Amerika i thotë, go on.

Në një farë mënyre populli rilindas e ka kokën lart. Me hajdutin pa hajdutin po ecin. Edhe pse mbrapsht, por po ecin.

Të ecësh nuk do të thotë të lëvizësh vetëm përpara. Kurse ky Edushi i opozitës, të hap barkun. Shkon në KAS, humbet. Edhe e di mirë këtë.

E di se vetë i pranoi ato palo reformat. Shkon në Kolegj, humbet. Nga ana tjetër, ka përhapur një ide se gjoja nuk futet në parlament për shkak se i vodhën zgjedhjet. Në fakt do futet dhe me një këmbë.

Të gjitha i ka lojëra për të plotësuar tipin autoritar të njëshit. Dhe po e bën shumë mirë. Po e bën me ndihmën e vëllait Rama.

Siç edhe ky e bëri me ndihmën e Sali Berishës. Po e bën me krahun fanatik. Sidomos të atyre që për gjoja 8 vite në opozitë e luftuan Ramën. Nuk e kanë bërë.

Sot janë fanatikët që të vrasin për Lulzim Bashën. Jo se janë të bindur se vërtetë zgjedhjet u vodhën. Ata që janë të bindur për këtë, vdesin në rrugë.

Jo se duan demokratizimin e PD-ës. Kanë hallin e tyre, emrit në listë. Janë pjesë e asaj bote me mendësi komuniste t’i dalim për zot shefit.

Nuk e dinë fare se çfarë është demokracia. Madje shpërndajnë mesazhe për mos hapje sallash për kandidatët rivalë. Shkojnë deri aty sa të nxjerrin nga fundi i sergjenëve materialet për denigrimin e kujtdo që del e shpallet kandidat.

Ndaj nuk është e rastësishme që sot dy janë frontet ku po ndeshet e djathta. Të vrasim gjithkënd që i del ballas Lulit dhe Sali Berishës.

Për këtë të fundit, edhe Amerikën. Edhe ai demokrati i orëve të para në provincë si Rrogozhina, akoma pa punë, pa mjete financiare, me një apartament një dhomë e guzhinë, me kujtimet e fabrikës së sapunit. Edhe ai është armik.

LEXO EDHE:  Avokati akuza Bashës: U bëre kryetar me procesverbal të falsifikuar

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut i sulet Ramës/ “Nuk lejojmë zgjedhje si të Enver Hoxhës”

Megjithëse kur zuri fill demokracia, si ai, si Sali Berisha, nga një apartament dhomë e kuzhinë kishin. Sot për të dhjathtën nuk është Sali Berisha çështja…, për aq sa dha, ishte dhe bëri, ka meritë. Për çfarë ka bërë gabim, janë personale.

Pra i takon Berishës të mbroj Berishën, kurse demokratëve, demokracinë, ekonominë e tregut, lirinë dhe të drejtat e njeriut. Dhe me që jemi tek demokracia. Lulzim Basha do bënte mirë të jepte dorëheqjen.

Ka patur shance historike ta çonte vendin në zgjedhje të parakohëshme, por nuk e bëri.

Nuk e bëri për disa arsye…, i pa aftë apo pa aftësisë, të dyja bashkë , pjesë e klikës së lozhave me konspiracion aleancash,  aleancat me Edi Ramën për cikël rrotacioni pushteti, vendet e lëshuara rishtas për kryetarët e partive gjoja aleate por pa elektorat,  prodhoi një lider opozitar paralel si Ilir Meta, nuk merr as votën e së shoqes për shkak të një interesi vetjak, pasaporte të huaj etj.

Tani së fundi prodhoi dhe teorinë e zhurmës, ku paralel njeh dhe nuk zgjedhjet. Pohon për masakër, për vjedhje, por rrëzohet kudo. Në të gjitha ato institucione që ai vet i firmosi.

Ka tendenca të qarta të transformimit të moralit djathtist që jeta poltike është garë, si e tillë të duhet të hapësh krahun kur nuk fiton.

Pra transformimin e këtij morali nga djathtist në komunist, në kultin e individit. Flet për dhunën e Edi Ramës mbi vullnetin e zgjedhësve.

Ndërkohë prodhon vetë një dhunë tek zgjedhsit demokratë. Sot shumë psyresh thërrasin, o burra të vdesim për individin.

Pra, ke të drejtë ti o vëlla atje në Rrogozhinë, nuk kemi një Edi Rama, por dy. Por më zija është, se, ky i të dhjathtëve është vetëm humbës./CNA.al

LEXO TE PLOTE