Connect with Us

“Kur shembet një monument kulture…”/ Albin Kurti “shpërthen” ndaj qeverisë shqiptare

Politikë

“Kur shembet një monument kulture…”/ Albin Kurti “shpërthen” ndaj qeverisë shqiptare

Publikuar

-

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, shembjen e teatrit lidhet ngushtë me interesa dhe me përfitimin e disave, ndërsa thekson se arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet”.

“Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional.

Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli. Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave. I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar.

LEXO EDHE:  Baton Haxhiu: Albin Kurti synon që një ditë do të jetë kryeministër i Shqipërisë

Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Deputetët janë të nënshtuar ndaj kryetarit”/ Mentor Kikia: Çdo Parlament do jetë më i mirë se ky që është

Publikuar

-

Nga

“Deputetët janë të nënshtuar ndaj kryetarit”/ Mentor Kikia: Çdo Parlament do jetë më i mirë se ky që është

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar mbrëmjen e sotme zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, nga të cilat PS arriti të merrte mandatin e tretë.

Në një intervistë për A2 Kikia u shpreh se shqetësim është integriteti publik për ata që shkojnë në Parlament, duke shtuar se problem i deputetëve shqiptarë është nënshtrimi ndaj kryetarit dhe u mungon kurajoja për të kundërshtuar një ligj apo vendim që bie ndesh me interesin publik.

Sipas tij, ky Parlament do të jetë shumë më i mirë se Parlamenti që po lëmë pas.

Parlamenti detyrën parësorë e ka bërjen e ligjeve dhe njerëzit që vijnë nga jurisprudenca, janë të domosdoshëm, por përtej profesionit që ka secili prej ligjvënësve ata duhet të kenë një staturë publike. Parlamenti nuk është akademi shkencash, që të kemi ajkën e shoqërisë apo inteligjencën. Ata janë përfaqësues të popullit më shumë se elita e kombit.

Është një kategori profesionistësh që udhëheqin procesin e ligjbërjes por ajo që më shqetëson është integriteti publik. Njerëz që pavarësisht statusit profesional kur shkojnë në parlament nuk janë asgjë më shumë se njerëz të bindur të kryetarit, kjo e zhvlerëson këtë njeri.

Mua më duhet njeriu me integritet që kur qeverisa sjell një ligj që bie ndesh me interesat e publikut të kenë kurajon publike e qytetare që kjo nuk bën dhe duhet ndrequr. Por na rezulton që janë të nënshtruar nga vullneti i kryetarit dhe nuk na hyn në punë diploma, nëse do flasim për cilësi parlamenti. Çdo parlament do jetë më i mirë se ky që po lëmë“, tha ai për A2./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Publikuar

-

Nga

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Nënkryetari i LSI-së dhe drejtuesi politik për këtë parti në qarkun e Vlorës, është rikthyer në qytetin bregdetar pas përplasjeve me Petrit Vasilin dhe injorimit të Monika Kryemadhit.

Pavarësisht se nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit, Rama ka falenderuar koordinatorët dhe shtabet elektorale të LSI-së me të cilin punoi gjatë fushatës.

Në një status në rrjetet sociale, ai deklaron se ekipet e LSI-së janë të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm.

“Përsëri në Vlorë: Mirënjohje për angazhimin dhe punën me përkushtim. Përsëri në Vlorë, për të falenderuar me gjithë zemër dhe për t’ju shprehur mirënjohjen dhe respektin të gjithë koordinatorëve të LSI-së dhe shtabeve elektorale të saj që punuan me shumë pasion dhe përkushtim.

Pavarësisht rezultatit që nuk shpërbleu punën e bërë përballë makinerisë kriminale të pushtetit, ekipet e LSI-së të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm, ia dolën të fitojnë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, çka është një motiv më shumë për të qenë të bashkuar dhe për t’u bërë zëdhënës dhe mbrojtës të interesit qytetar.

I detyruar përulësisht ndaj të gjithë veprimtarëve të LSI-së dhe qytetarëve të Vlorës, Sarandës, Himarës, Selenicës, Delvinës, Finiqit dhe Ksamilit, unë nuk do të resht së foluri për problemet e tyre, për të përligjur respektin dhe mbështetjen e me zemër që më dhanë”, shkruan Luan Rama./ CNA.al

Petrit Vasili e “nxjerr jashtë loje”/ Luan Rama: Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri tani janë trajtuar së bashku në rrugën e intergimit Europian.

Por problemet me të cilat Shkupi është përballur kohët e fundit me Sofjen, për shkak të çështjeve të një konteksti historik, BE mund të detyrohet të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë, në vend të të dy vendeve.

Në një prononcim për mediat në Bruksel, mundësia që diçka e tillë të ndodhte u la e hapur nga Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Vlerësimi ynë është se të dy vendet, si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Shpresoj se do të jemi në gjendje të kemi konferencat e para ndërqeveritare në qershor të këtij viti. Nëse hasim përsëri në vështirësi me Maqedoninë e Veriut që do të thotë se do jemi të pasuksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të arritur në një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, atëherë do të shfaqet pyetja, nëse mund të shkojmë përpara vetëm me Shqipërinë, dhe ne do të duhet ta marrin në konsideratë këtë. Mund të jetë një opsion”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE