LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Frenojeni këtë njeri se ka ikur nga binarët”/ Alizoti bën thirrje për protesta

17 Maj 2020, 18:57, Politikë CNA
“Frenojeni këtë njeri se ka ikur nga binarët”/

Anëtari i kryesisë së PD-së, Tomorr Alizoti, ka folur me tone të ashpra pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Alizoti thotë se Rama do hyjë në histori si kryeministri i parë që prishi një teatër, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të protestojnë.

?Kjo ditë e trishtë, ndodh pas 30 vitesh demokraci, në një kohë që Shqipëria duhet të ketë sa më shumë teatro. Ka një gjë, që të gjithë njerëzit janë të përkohshëm por ky që prishi atë teatër, ky i sëmurë mendor do hyjë në histori si prishësi i teatrit. Kjo është një fatkeqësi e madhe për të gjithë njerëzit që e kanë jetuar këtë kohë.

Është fatkeqësi që nxirren policët të rrahin njerëzit se duan të mbrojnë një teatër. Ky nuk është La Scala por është teatri i Shqipërisë, kaq është Shqipëria këtë teatër ka.

Frenojeni një njeri që ka ikur nga binarët, jepini për të mbrojtur veten tuaj. Të shpëtojmë nga ky njeri, është detyrë qytetare?, është shprehur Alizoti për mediat./CNA.al

Lajmet e fundit nga