Connect with Us

Bardhi nxjerr videon/ “Talebanët nuk duan Teatër të ri por kulla të reja”

Politikë

Bardhi nxjerr videon/ “Talebanët nuk duan Teatër të ri por kulla të reja”

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardha ka publikuar një video, ku tregohet se në vendin e Teatrit Kombëtar do të ndërtohen kulla.

Bardhi deklaron se talebanët e rilindur nuk duan teatër të ri, duan kulla të reja.

“Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja. Talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur, në mënyrë që të na vjedhin sërish. Duhet të tregojmë sot se ne e meritojmë lirinë, e meritojmë demokracinë dhe jemi të denjë për shoqërinë europiane”, shkruan Bardhi./CNA.al

Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja. Talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur, në mënyrë që të na vjedhin sërish. Duhet të tregojmë sot se ne e meritojmë lirinë, e meritojmë demokracinë dhe jemi të denjë për shoqërinë europiane.

Gepostet von Gazment Bardhi am Sonntag, 17. Mai 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shembja e Teatrit/ Luan Rama: Të rindërtohet nga e para sipas projektit të 1939-ës

Publikuar

-

Nga

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, ka reaguar në një status të gjatë në rrjetet sociale lidhur me shembjen e Teatrit Kombtarë.

Duke e cilësuar si një akt barbar, ai thotë se Teatri duhet rindërtuar nga e para sipas projektit të 1939-ës që qyteti të mos e humbasë këtë shenjë të historisë

‘Sot nuk është shembur godina e Teatrit Kombëtar.

Sot është shembur një tempull.

Sot është dhunuar një vend i shenjtë.

Sot është zhdukur një gjurmë e çmuar e historisë qytetare të Tiranës!

Teatri nuk është vetëm i artistëve.

Më së pari, teatri është i qytetarëve.

Teatri e ka fisnikëruar njerëzimin.

Teatri ka gdhendur njeriun dhe e ka çliruar nga egërsia.

Teatri ka meritën kryesore për ndryshimin e mendësisë njerëzore, për qytetërimin e shoqërisë njerëzore.

Çështja e teatrit nuk është çështje sentimenti.

Mund të mendoni se sa emocione ishin arkivuar në atë ndërtesë që u rrëzua më përdhunë…

Njerëzit aty kanë duartrokitur, kanë qeshur, kanë qarë, kanë pranuar, kane refuzuar.

Jeta e kryeqytetit ka qenë e lidhur me atë ndërtesë, sado modeste apo e pavlerë që mund ti jetë dukur ndonjërit.

LEXO EDHE:  Video/ Votën e lirë e vrau krimi

LEXO EDHE:  Video kompromentuese për ambasadorin e BE?/ Vihet në lëvizje presidenti

Sot qeveria e preu, sot qeveria e vrau këtë lidhje, siç në fakt ka prerë e ka vrarë edhe shumë lidhje të tjera!

Qytetit iu vodhën kinematë, për t’u bërë pallate, e i njejti njeri vjen sot dhe vjedh teatrin, emrin, tokën, historinë, emocionet e tij!

Unë nuk jam kundër që në Tiranë të ndërtohet një teatër i ri, modern dhe i bukur.
Madje të ndërtohen më shumë se një.

Por teatri që u prish sot, duhet rindërtuar nga e para sipas projektit të 1939-ës, me qëllim që qyteti të mos e humbasë këtë shenjë të historisë së vet, njësoj siç humbi Sheshin Skëndërbej, i cili nuk është më ai i kohës së Zogut, njësoj siç humbi bulevardin që e përshkonte Tiranën si një arterie e vetme prej Universitetit tek Stacioni i Trenit!

Sot u bë një marrëzi.

Barbarët e shembën teatrin.

Kujtesa qytetare duhet t’i fiksojë emrat e tyre dhe ti trajtojë siç trajtohen barbarët!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla për shembjen e Teatrit/ “50 vjet në atë ndërtesë-karantinë na dalin e teprojnë!”

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Balla shkruan se 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika dalin e na teprojnë, dhe se shumë shpejt Shqipëria do të ketë një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz.

Këtë deklaratë Balla e ka bërë duke cituar më parë fjalët e disa regjisorëve dhe aktorëve, teksa tregonin kushtet e vështira në të cilat ndodhej godina, që sipas tyre ishte harruar nga politika.

LEXO EDHE:  Video-“Tërmeti nuk zgjati 30 por 54 sekonda”/ Berisha: Sizmografit iu ndërpe energjia

LEXO EDHE:  Video/ PD tregon premtimet e “mbajtura” të Edi Ramës

Siç thanë aktorët dhe regjisorët: “nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë! Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës”.

Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama prezanton rregullat e reja/ Si do të lëvizin nga nesër qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar rregullat e reja që do të ndiqen në ditët në vijim për zonat e gjelbra dhe të kuqe.

Sipas njoftimit, Fieri kthehet në zonë të gjelbër, ndërsa fasha orare në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21:00.

“Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë: Fieri kthehet në zonë e gjelbër

Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbërta

Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00

Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve. Vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjetevenë zonat e kuqe

Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri

LEXO EDHE:  Video/ Rreperi nis fushatën e mbledhjes së parave në një projekt që ‘do të provojë’ se Toka është e sheshtë

LEXO EDHE:  Video/ Rreperi nis fushatën e mbledhjes së parave në një projekt që ‘do të provojë’ se Toka është e sheshtë

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu! Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal”, shkruan Rama. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE