Politikë
Ambasadori gjerman kritikon qeverinë/ “Shembja e Teatrit e nxituar, s’ka ikur ende virusi”

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf, ka reguar për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për përplasjet e policisë me protestuesit.
Zingraf e cilëson të nxituar shembjen e Teatrit dhe deklaron se për të ishte e vështirë t’i shikonte pamjet e përplasjes.
Ambasadori gjerman kritikon qeverinë dhe bën thirrje për transparencë, dialog dhe vetëpërmbajtje, ndërkohë që kujton pandeminë e koronavirusit që është ende prezente në vendin tonë.
“Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”, thuhet në deklaratë./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...