LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhje me Ramën kryeministër?/ Basha: E ka vetë në dorë mënyrën si do ikë

16 Maj 2020, 17:07, Politikë CNA
Zgjedhje me Ramën kryeministër?/ Basha: E ka vetë në

Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, ka lënë të kuptohet se në zgjedhjet parlamentare do të shkojë edhe sikur Edi Rama të jetë kryeministër.

Ndonëse kjo ka qenë edhe arsyeja pse opozita dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet vendore, duket se Basha nuk e ka më largimin e Ramës më prioritet.

Kreu i opozitës tha se Rama e ka vetë në dorë mënyrën se si do të ikë, ndërsa e akuzoi se ka vjedhur vetëveten.

?Edi Rama e provoi se edhe kur nuk kishte kundërshtar, vodhi veten e vet. E pa e gjithë bota. Këtë bëri dhe ky. Pa kundërshtar ishte në 30 qershor dhe si rezistoi dot vjedhjes, i nxori rezultatet brenda 1 muaji. Rama ka në dorë mënyrën se si do të ikë. Do të lejoj një proces votimi, përgjigjen do ta marrë për ato që ka bërë, apo do të largohet me mënyrat që di populli. Këtë ka në dorë Rama?, u shpreh Basha në emisionin “Kjo Javë”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga