Connect with Us

VIDEO/ Gol që në sekondën e 38 dhe shpikje të reja për festim, Bundesliga rezervon gjithçka

Sport

VIDEO/ Gol që në sekondën e 38 dhe shpikje të reja për festim, Bundesliga rezervon gjithçka

Publikuar

-

Dita e sotme ka qenë e gjitha e rezervuar për Bundesligën, që solli edhe njëherë futbollin në fushën e blertë dhe rizgjoi sërish ato emocione që mungonin përgjatë këtyre dy muajve. Pesë takimet e para janë luajtur në orën 15:30 për të kaluar më pas te përballja mes Eintraktit të Frankfurtit dhe Borusia Monshegladbah, që mbyll edhe siparin për ndeshjet e sotme. Momentalisht ekipet i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, teksa arbitri ka sinjalizuar përfundimin e 45 minutave të para.

Por përballja e sotme kishte rezervuar shumë në fraksionin e parë të ndeshjes, teksa që në sekondën e 38, miqtë do të gjenin rrugën e rrjetës. Pritja e gjatë dy mujore pa shënuar ka marrë fund në më pak se një minutë në fushën e lojës. Plea do të shënonte golin e parë të takimit dhe të tijin pas ndërprerjes, por i veçantë do të ishte edhe festimi. Dhënia e dorës i ka lënë vendin përshëndetjes me bërryla, duke krijuar kështu një mënyrë të re sjelljes së lojtarëve.

Ndërkaq vetëm 6 minuta më vonë, në të 7-n do të ishte Thuram ai që do të dyfishonte shifrat për Gladbah. Adrenalina pas golit do të ishte e madhe, por futbollistët e klubit gjerman ia kanë dalë të përmbajnë emocionet dhe të tregohen kreativ për të shpikur festime të reja. Ashtu si ndodhi edhe në rastin e Thuram.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FOTO/ Rifillimi i Bundesligës, zbuloni të gjitha kuriozitetet e ndeshjeve të para

Publikuar

-

Nga

Bundesliga gjermane ka rinisur ditën e sotme pas dy muajsh e gjysmë ndalesë për shkak të pandemisë së covid-19.

Ky rifillim i sezonit ka nisur ndryshe pasi të gjitha klubet duhet të respektojnë rregullat e vendosura në protokoll, ndërsa ndryshimet janë të shumta. Lojtarët në stol qendrojnë me maska dhe në distancë, nuk ka festime gjatë golave, gjithashtu edhe intervistat bëhen duke mbajtur një distanca mjaft të largët.

Të gjitha këto ndryshime vijnë për shkak të pandemisë së covid-19 që tashmë ka ndryshuar shumë gjëra edhe në botën e futbollit. Më poshtë mund të ndiqni disa foto nga ndeshjet e sotme në Bundesligën gjermane.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tronditet Lazio, Strakosha pëson dëmtim që i rrezikon sezonin

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore. Portieri i kombëtare shqiptare ka një problem me gishtin e vogël të këmbës. Mediat italiane raportojnë se ka një frakturë, por mbetet të shihet në vazhdim. Në fakt edhe mund të rrezikojë sezonin, nëse do t’i duhet të bëjë ndonjë ndërhyrje.

E ARDHMJA – Lazio kohët e fundit po tenton ta bindë portierin e kombëtares shqiptare për të rinovuar marrëveshjen aktuale, që përfundon më 30 qershor të vitit 2023. Klubi kryeqytetas i ofron atij një rritje page deri në 2 milion euro, ndërkohë që do të ketë edhe bonuse.

Sigurisht kontrata e re do të zgjatet dhe do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025. Strakosha është një ndër shtyllat e formacionit të Lazio, që po mundohet të fitojë titullin kampion këtë sezon. Juventusi kryesues ka vetëm një pikë më shumë se kryeqytetasit.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Festimi special, “përbindëshi” Haland dhuron show

Publikuar

-

Nga

Erling Haland shënoi golin e parë pas rikthimit të Bundesligës, që ishte pezulluar prej më shumë se dy muajsh.pjimage

“Përbindëshi” norvegjez shënoi golin e parë në ndeshjen mes Dortmunidt dhe Shalkes, në të cilën është mbyllur pjesa e parë me rezultatin 2-0 të verdhezinjve.

Megjitahtë përveç golit të shënuar, nga kjo ndeshja ka tërhequr vëmendjen edhe diçka tjetër. Haland pas shënimit të golit, ka festuar në një mënyrë të veçantë, e cila nuk ishte parë më parë nga sulmuesi.

Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë kjo ka nisur të bëjë xhiron e internetit, kjo edhe për shkak se Haland është një nga lojtarët më të përfolur për këtë sezon.

LEXO TE PLOTE