LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ 12 gola në 5 ndeshje, Dortmundi shkatërron Shalken, zhgënjen Lajpcig. Ja të gjitha rezultatet

16 Maj 2020, 15:45, Sport CNA
VIDEO/ 12 gola në 5 ndeshje, Dortmundi shkatërron Shalken,

Futbolli gjerman kthehet në fushë ditën e sotme pas më shumë se dy muajsh mungesë. Luhen gjashtë ndeshje, teksa pesë zhillhen tani. Borusia Dortmund-Shalke është ndeshja e ditës dhe pritet më me shumë emocion se të tjerat. Në fushë zbret edhe Gjasula me Paderbornin e tij, që sfidon Dyseldorfin.

Ndërkohë, Lajpcigu rinis ndjekjen ndaj Bajernit me një ndeshje në shtëpi ndaj Frejburgut të Amir Abrashit, me mesfushorin, që është në stolin e rezervave. Hofenheim-Herta Berlin dhe Augsburg-Volsburg janë dy ndeshjet e tjera, ndërsa dita e sotme mbyllet me Ajntraht Frankfurt-Borusia Monçengladbah, ndeshje që nis nga ora 18-30.

BUNDESLIGA, JAVA E 26:

Borusia Dortmund-Shalke 4-0
Shënues: Haland 29?Guerrero 45? 63?, Hazard 49?

Lajpcig-Frejburg 1-1
Shënues: Gulde 34?, Poulsen 77?

Fortuna Dyseldorf-Paderborn 0-0

Augsburg-Volsburg 1-1
Shënues: Stefen 44?, Jevdaj 54?

Hofenheim-Herta Berlin 0?3
Shënues: Apkoguma (ag) 58?, Ibiseviç 60?, Kunha 74?

Lajmet e fundit nga