LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U dhunua nga policia/ I mituri rrëfen ngjarjen: Më goditën dhe më bënë presion

16 Maj 2020, 19:33, Kronika CNA
U dhunua nga policia/ I mituri rrëfen ngjarjen: Më goditën dhe

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri u takua sot me të miturin 15 vjeçar, që u rrah barbarisht nga policia.

Pampuri shprehu solidaritetin e saj si grua dhe si nëna e një adoleshenti dhe ofroi ndihmën e saj për trajtimin posttraumatik të të miturit nga dhuna policore.

?Kam ardhur për t?i mbështetur si nënë. E kam parë videon bashkë me djalin dhe e kemi përjetuar shumë keq. Ata policë nuk mund të dhunojnë adoleshentin por duhet ta kishin këshilluar Dhuna është e pafalshme. Brenda mureve të shtëpisë ne i rrisim me mund, dhe kur dalin jashtë t?i dhunojnë kjo është e papranueshme?, tha Pampuri dhe nga ana tjetër Sarandi tregoi ngjarjen dhe keqtrajtimin nga policia.

?Kam qenë me shokët e mi të ngushtë dhe do u kthenim nëpër shtëpi. Më tha zbrit nga biçikleta dhe nuk zbrita sepse kisha frikë se ma merrnin. Më pyetën për moshën, pastaj erdhën disa policë. Nuk zbrita sepse kisha frikë. Më kapën, deshën të më vinin prangat. Më qëlluan. Më çuan në komisariat dhe më bënin presion. Kur erdha në shtëpi isha i habitur. Nuk u ndjeva mirë fare. Më goditën edhe brenda makinë. I njëjti polic. Në rajon më bëri presion?, tregoi i mituri.

Edhe nëna e Sarandit shprehu zhgënjimin ndaj shteti dhe deklaroi se nuk ndihej më e sigurtë në Shqipëri pas veprimit të policisë ndaj djalit të saj.

?Nuk ia uroj askujt këtë sprovë por kjo është shumë e rëndë. Djali im ka një muaj që i ka bërë 15 vjeç. Kishte vetëm një javë që kishte dalë. Nuk e kuptoj pse e qëlluan, pse e morën në rajon. Nuk kam vënë gjumë në sy dje. Nuk di ku të kërkoj ndihmë psikologjike. Unë jam qytetare e këtij vendi. Kam pasur mundësi të largohesha nga ky vend, por nuk kam ikur. Po tani ndihemi të pasigurtë?, nënvizoi nëna e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga