LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të hënën maturantët kthehen në shkolla/ Ja masat që duhet të ndiqen

16 Maj 2020, 14:12, Sociale CNA
Të hënën maturantët kthehen në shkolla/ Ja masat

Rreth 31 mijë maturantë pritet të rikthehen të hënën në bakat e shkollës, duke ndjekur rregullat strikte të distancimit social dhe higjienës.

Ministrja Besa Shahini ka publikuar dhe një foto-album të ambienteve të cilat tashmë janë gati për të pritur maturantët ditën e hënë.

Në çdo shkollë do të ketë sinjalistikë të brendshme e të jashtme për orientimin e nxënësve. Për secilën bankë do të ketë dezinfektantë dhe do të qëndrojë vetëm një nxënës, teksa bankat në klasë janë të vendosura në mënyrë të atillë që garantojnë distancimin fizik mes nxënësve e mësuesve.

Po ashtu në hyrje të shkollës do të jetë një personel mjekësor i cili do të masë temperaturën e nxënësve, ndërsa këta të fundit duhet të jenë deri në 2 metra larg njëri-tjetrit./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga