Connect with Us

Të gjithë gënjejmë nga pak, por ja kur kalohet caku

Blog

Të gjithë gënjejmë nga pak, por ja kur kalohet caku

Publikuar

-

Nga Christian L. Hart

Në një moment të caktuar, a nuk kemi thënë të gjithë nga një gënjeshtër të vogël për të mos lënduar njeriun e zemrës, për të ekzagjeruar ndjenjat tona mbi diçka, për të minimizuar disa të vërteta të shëmtuara mbi veten tonë, për të shpëtuar nga ndëshkimi, apo për të pasur një lloj avantazhi mbi të tjerët?

Në sondazhet e ndryshme që janë zhvilluar mbi gënjeshtrën, gati të gjithë raportojnë se kanë gënjyer në një moment të caktuar të jetës së tyre. Por nëse të gjithë mashtrojnë në një moment, atëherë pse të mos i quajmë gënjeshtarë të gjithë njerëzit?

Sa gënjeshtra duhet të thotë dikush në ditë, që të etiketohet një gënjeshtar i madh? Unë dyshoj se kjo ndodh me shumicën prej nesh, dhe nga ne pritet të themi një numër të vogël gënjeshtrash. Ne e shohim si tipike ose normale, që njerëzit të gënjejnë si pjesë e një strategjie negociatash.

Ne presim që njerëzit të thonë një ‘gënjeshtër të bardhë’, për të shmangur një ftesë sociale të padëshiruar, sesa të thonë të vërtetën, që aktiviteti ku u kërkohet të marrin pjesë, u duket në të vërtetë i mërzitshëm.

Por sa gënjeshtra janë tepër për një njeri? Studiuesit kanë konstatuar se gati të gjithëve na pëlqen ta shohim veten si të ndershëm, dhe ne në mënyrë aktive e minimizojmë pandershmërinë tonë.

Ne kemi ndoshta të gjithë një vlerësues të brendshëm të ndershmërisë, si për vërtetësinë tonë, ashtu edhe atë të të tjerëve.

Dhe kur shohim që të tjerët tregohen pak të ndershëm këtu, apo përfshihen në një sjellje jo shumë korrekte atje, kjo nuk ka duket dhe aq e çuditshme. Por në disa raste, njerëzit e kalojnë cakun. Ne shohim që gënjeshtrat e tyre shkojnë shumë përtej sferës së normalitetit.

Në raste të tilla, ne nisim t’u atashojmë atyre etiketimin “gënjeshtar”. Nëse gënjeshtrat e tyre janë tronditëse ose të dëmshme, ne madje mund t’i quajmë ata si gënjeshtarë të mëdhenj, gënjeshtarë të zakonshëm, gënjeshtarë nga halli ose gënjeshtarë patologjikë.

Gjatë 25 viteve të fundit, një numër studimesh kanë zbuluar se njerëzit tregojnë mesatarisht një numër shumë të vogël gënjeshtrash në ditë. Por kur këto të dhëna analizohen më nga afër, ne zbulojmë se shumë njerëz nuk gënjejnë aspak, ndërsa disa thonë çdo ditë gënjeshtra tronditëse. Pra del se shumica prej nesh, janë njerëz mjaft të ndershëm. Por ekziston një grusht i vogël njerëzish, që prodhon shumicën e gënjeshtrave që qarkullojnë në botën tonë.

Unë jam shumë kurioz për këta “gënjeshtarë të mëdhenj”. Ata përfitojnë nga pjesëtarët kryesisht të sinqertë të shoqërisë, duke e përdorur gënjeshtrën dhe mashtrimin për përfitime personale. Gënjeshtarët e mëdhenj në politikë, e gënjejnë popullatën që të mbështetesë politika të diskutueshme.

LEXO EDHE:  Ja gënjeshtrat më të shpeshta të meshkujve

Gënjeshtarët e mëdhenj në fushën e biznesit, mashtrojnë investitorët naivë ose klientët e zakonshëm, duke u marrë paratë e tyre të fituara me aq mund. Gënjeshtarët e mëdhenj në vendin e punës, e përdorin gënjeshtrën për të pasur avantazhe ndaj të tjerëve, teksa fshehin të metat e tyre.

Ndërsa gënjeshtarët e mëdhenj në një marrëdhënie intime, e përdorin pandershmërinë e tyre për të përfituar nga dhembshuria, devotshmëria dhe burimet financiare të partnerëve. Gënjeshtarët e mëdhenj, janë operatorë toksikë, që me tradhtinë e tyre e njollosin botën tonë kryesisht të ndershme.

Sapo të biem dakord se sa gënjeshtra janë shumë, ne mund të nisim të studiojmë dhe t’i kuptojmë këta gënjeshtarë të mëdhenj. Në studimin tim të fundit, unë kam investiguar tiparet psikologjike të njerëzve që priren të gënjejnë shumë. Një tipar i zakonshëm, është se gënjeshtarët e mëdhenj priren ta shohin gënjeshtrën si diçka të pranueshme.

Ata e shohin mashtrimin si një gjë jo shumë imorale. Gjithashtu, ata nuk mendojnë se gënjeshtra është shumë e dëmshme për të tjerët. Gënjeshtarët e mëdhenj, kanë prirjen të jenë më pak të përgjegjshëm dhe të besueshëm. Është interesant fakti, se një nga tiparet që parashikojnë më së shumti se kush është një gënjeshtar i madh është vetëvlerësimi.

Njerëzit që gënjejnë shumë, priren të kenë një vetëvlerësim shumë më të ulët se sa njerëzit e ndershëm. Është e paqartë nëse gënjeshtrat që thonë, nxiten nga vetëvlerësimi i tyre i ulët, apo ato janë rezultat i kësaj të fundit. Por prirja e njerëzve për të thënë shumë gënjeshtra, nxitet ndërkohë edhe nga mjedisi dhe rrethanat personale.

Fëmijët që i shohin prindërit e tyre të gënjejnë shumë, priren të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, kur njerëzit vendosen në situata në të cilat sundojnë figurat autoritare dhe ndëshkuese, kanë shumë më tepër të ngjarë që të gënjejnë, pikërisht për të shmangur ndëshkimin e ashpër.

Një numër i madh gënjeshtrash,mund të shoqërohet edhe me disa çrregullime psikiatrike, por në pjesën më të madhe të rasteve, gënjeshtarët e mëdhenj janë njerëz që nuk janë diagnostikuar zyrtarisht me ndonjë sëmundje të veçantë mendore. Duket sikur këta janë njerëz shumë normalë, por që thjesht kanë një strategji të ndryshme nga të tjerët për të ecur në jetë.

Shënim: Christian L.Hart, është profesor i psikologjisë, dhe drejtor i programit të shkencave psikologjike në Universitetin e Teksasit, SHBA. / “Psychology Today” – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse e fituan Aleatët Luftën e Dytë Botërore?

Publikuar

-

Nga

A ishte një faktor vendimtar ndërhyrja e tepruar e Hitlerit në punët e ushtrisë, superioriteti detar i Aleatëve, apo ekspertët që arritën të thyenin kodin e komunikimeve gjermane? Gjashtë historianë ushtarakë, shpjegojnë arsyet pse planet e mëdha të fuqive të Boshtit, përfunduan me disfatë

Ben Shepard, lektor i historisë në Universitetin Kaledonian në Glasgou, dhe autori i librit “Ushtria gjermane në Rajhun e Tretë”: Nazistët humbën për shkak të vetëbesimit të tepruar që kishin

Fuqia industriale, detare dhe ajrore e Aleatëve perëndimorë, ishin thelbësore për shkatërrimin e makinerisë gjermane të luftës. Por që të fitosh, duhet të pushtosh territore dhe të eleminosh forcat që i kontrollojnë ato. Dhe në këtë aspekt, ishte Fronti Lindor, ai që i dha goditjen më të rëndë Vehrmahtit.

Për mua, faktori më vendimtar në disfatën e Gjermanisë naziste, ishte nënvlerësimi që Hitleri dhe gjeneralët e tij i bënë Ushtrisë së Kuqe sovjetike, e shoqëruar kjo me vetëbesimin e tepruar që patën tek epërsia e tyre, dhe që imponohej kryesisht nga ideologjia e nazizmit.

Reagimi fillestar katastrofik i Ushtrisë së Kuqe ndaj pushtimit, u duk sikur i dha të drejtë qasjes së tyre. Por përparimi i gjermanëve, u shoqërua me humbje gjithnjë e më të rënda përballë rezistencës të fortë sovjetike. Kur gjermanët mbërritën në periferinë e Moskës në dhjetorin e vitit 1941, Blitzkrieg (lufta rrufe) e kishte humbur vrullin, duke djegur edhe shansin e gjermanëve për një fitore vendimtare.

Gjatë 18 muajve të ardhshëm, Vehrmahti u përpoq vazhdimisht të mposhte sovjetikët, por pa sukses. Dhe pas disfatës së rëndë në Kursk në korrikun e vitit 1943, Ushtria e Kuqe nisi revanshin e saj të pandalshëm, dhe e ndali frymën në Berlin.

Xhejms Holland, historian. Aktualisht është duke shkruar një libër të ri në lidhje me fushatën e Siçilisë në vitin 1943: Aleatët kishin kapacitete më të mëdha operacionale

Kohët e fundit kam parë një foto të tankeve të ngarkuara në anijet amfibe, para pushtimit që Aleatët i bënë ishullit italian të Siçilisë në korrikun e vitit 1943. Ajo ishte dëshmi e një fuqie

të madhe materiale. Dhe është befasues fakti që në fillim të luftës, as Britania dhe as Shtetet e Bashkuara nuk kishin ndonjë ushtri të madhe.

Por në 4 vjet, ata e rritën në mënyrë eksponenciale fuqinë e tyre ushtrake, duke arritur të luftonin në mënyrë të barabartë në ajër, tokë dhe det, në një shkallë të vërtetë globale. Këto dy vende, ofruan mbështetje të madhe materiale edhe për Bashkimin Sovjetik.

Ndërkohë, forcat e Boshtit nisën të vuajnë shpejt nga mungesat ushqimore, materiale dhe për karburant. Për këtë arsye, Japonia nuk fundosi dot aeroplanmbajtëset amerikane në Pearl Harbour, ndërsa Gjermania nuk e fitoi Betejën e Britanisë.

Maks Hastings historian dhe gazetar: Fati i luftës, u vendos nga pushtimi gjerman i Bashkimit Sovjetik

Pushtimi që Hitleri nisi në qershor 1941 ndaj Bashkimit Sovjetik- i njohur si Operacioni Barbarossa – ishte momenti vendimtar i luftës. Pasi pësoi një kosto njerëzore të jashtëzakonshme, Ushtria e Kuqe arriti të ringrinte krye. Në fillim, ajo e frenoi avancimin e gjermanëve, dhe në fund i mposhti ata.

Furnizimet nga ana e SHBA – nga alumini, çizmet e ushtarëve, kamionët dhe kabllot e linjave telefonike – dhanë një kontribut të rëndësishëm për fitoren e sovjetike. Unë kam menduar gjithmonë, se nëse Hitleri në vend që të niste Operacionin Barbarossa, do të kishte përforcuar me trupa Ervin Romelin, dhe do të kishte përfunduar pushtimin e Mesdheut dhe Lindjes së Mesme, siç besoj se mund ta arrinte, qeveria e Uiston Çërçillit nuk do të kishte mbijetuar.

Ajo mund të ishte zëvendësuar nga një administratë e re e konservatorëve, që do të kërkonte

një paqe kompromisi me Gjermaninë. Pas përvojës së Luftës së Parë Botërore, nuk mendoj se populli britanik (më shumë sesa ai francez), kishte oreks për një tjetër luftë të egër.

LEXO EDHE:  Pas shkrimeve në CNA.al/ Zbulohen tre gënjeshtra të tjera të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Ja gënjeshtrat më të shpeshta të meshkujve

Nik Hjuit, kreu i departamentit të koleksioneve dhe hulumtimeve në Muzeun Kombëtar të Marinës Mbretërore në Britani: Aleatët dominuan detrat

Në thelb, ishte fuqia më e madhe detare e Aleatëve, ajo që siguroi humbjen e Gjermanisë naziste. Gjatë ditëve të errëta të viteve 1940-1941, anijet luftarake aleate por edhe ato tregtare i shpëtuan asgjësimit, duke u evakuuar fillimisht nga Norvegjia, më pas nga Franca përmes Dankirkut, dhe më në fund nga Greqia dhe Kreta.

Pasi Franca kapitulloi, ishte Marina Mbretërore, ajo që e shpëtoi Britaninë e Madhe nga pushtimi gjerman. Anijet luftarake mbronin nga sulmet anijet tregtare, duke garantuar furnizimet jetike që vinin nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe gjithë pjesa tjetër e botës, pavarësisht përpjekjeve të vendosura të Boshtit për t’i ndërprerë ato.

Kjo mbajti në luftë në fillim Britaninë, dhe më pas Bashkimin Sovjetik. Pasi SHBA-ja hyri në luftë në dhjetorin e vitit 1941, fuqia e madhe detare garantoi ndërtimin e një force të madhe ushtarake dhe ajrore amerikane, që ishte e nevojshme për ndryshimin e fatit të luftës në kontinent. Në 6 qershor 1944 në Normandi, 7.000 anije të të gjitha madhësive, zbarkuan në brigjet franceze një ushtri prej mbi 1.5 milionë trupash. D-Day e detyroi Gjermaninë naziste të angazhohej në një luftë me dy fronte, të cilën nuk mund ta fitonte dot kurrë.

Meri Barbier, profesore e historisë në Universitetin Shtetëror të Misisipit, SHBA: Ndërhyrjet e gabuara të Hitlerit në punët e ushtrisë

Faktori i vetëm më i madh në fitoren e Aleatëve ndaj Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj në Evropë, ishte roli që luajti Adolf Hitleri në drejtimin e ofensivave të ndërmarra nga ushtria gjermane. Në shumë raste, vendimmarrja e Hitlerit ishte e gabuar.

Ndërsa një lider politik në përgjithësi, ka një ndikim në angazhimet ushtarake të kombit të tij, Hitleri shpërfillte shpesh rekomandimet e këshilltarëve të tij ushtarakë. Ai urdhëroi operacione të mëdha, të cilat në fund patën pasoja të mëdha negative, dhe ndikuan shumë në aftësinë e Gjermanisë për të arritur fitoren përfundimtare.

Hitleri i dha dritën jeshile pushtimit të Bashkimit Sovjetik më 20 qershor 1941, dhe pushtimi nisi 2 ditë më vonë. Megjithë sukseset fillestare, operacioni përfundon brenda pak muajsh. Në vend se të mposhtnin lehtësisht sovjetikët, siç e kishin parashikuar, gjermanët vetëm sa zgjuan nga gjumi “ariun e pëgjumur”, që nuk pranoi kurrësesi pushtimin e Moskës apo Stalingradit. Ndonëse BRSS nuk ishte pushtuar ende, më 11 dhjetor 1941, Hitleri iu bashkua Musolinit, duke i shpallur luftë Shteteve të Bashkuara.

Peter Kadik-Adams, historian ushtarak: Vendimtarë ishin thyerësit e kodeve të komunikacionit të ushtrisë gjermane

Kur atdheu i tyre u pushtua në shtatorin e 1939-ës, disa matematikanë polakë u arratisën në Perëndim, bashkë me sekretet e pajisjes gjermane të kriptimit të mesazheve “Enigma”. Nga pushtimi i Francës në majin e vitit 1940 e tutje, raportet gjermane që transmetoheshin përmes makinerisë “Enigma” përgjoheshin dhe dëshifroheshin në Bletchley Park në Britaninë e Madhe.

Kuptimi i funksionimit të “Enigmës”, ndihmoi në fitoren e Betejës së Britanisë, teksa ajo ishte veçanërisht e rëndësishme gjatë Betejës së Atlantikut, nga e cila u var mbijetesa e Britanisë në vitet 1941-1942. Është e vështirë të matet vlera e saktë e punës së bërë në Bletchley Park, ku gjithashtu u dekoduan edhe komunikimet e ushtrisë italiane dhe asaj japoneze.

Por më 12 korrik 1945, gjenerali dhe presidenti i ardhshëm amerikan DuajtAjzenhauer shkroi një letër sekrete, ku e falënderon kreun e grupit të ekspertëve të dëshifrimit, Sër Stjuart Menzis. Në të, ai deklaronte ndër të tjera:”Të dhënat tuaja inteligjente, para dhe gjatë kësaj fushate, kanë pasur një vlerë të paçmuar për mua … Ato kanë shpëtuar jetën e mijëra britanikëve dhe amerikanëve, dhe bënë që armiku të tërhiqej, dhe në fund të dorëzohej”.

Marrë me shkurtime nga HistoryExtra – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Përralla për shpërbërjen e BE-së nga kriza e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Për shkak të pandemisë dhe mungesës së solidaritetit BE-ja gjendet në një krizë të vërtetë dhe është në rrezik, thuhet shpesh në këto momente. Por puna nuk do të shkojë deri këtu, mendon Zoran Arbutina.

Për javë të tëra po thuhet se Bashkimi Evropian rrezikon të dështojë. Tani që ekonomitë e të gjitha vendeve të BE-së janë goditur fort nga kriza e Coronës, është e nevojshme një përgjigje e përbashkët politiko-financiare. Fjala magjike është solidariteti, dhe konkretizimi i saj quhet “obligacionet Corona ” – ideja e vjetër e euro-obligacioneve, thjesht e përshtatur me situatën aktuale dhe e riemëruar.

Kërkesa është që veriu më i pasur duhet të tregojë solidaritet me jugun më pak të pasur, në mënyrë që ekonomia të funksionojë përsëri, veriu duhej të pajtohet me një përbashkim të borxheve. Përndryshe ekziston – opsionalisht – “një rrezik fatal” për BE-në, “shpërbërja e eurozonës “, “fillimi i fundit” apo edhe “shkërmoqja” e BE-së.

Jo kriza e parë për BE-në

Nuk është hera e parë që po diagnostikohet rreziku i shpërbërjes së BE-së. Kështu ndodhi edhe gjatë krizës së refugjatëve të 2015/16 dhe para kësaj gjatë krizës financiare dhe të borxheve të 2008/09. Dhe gjithmonë herë anëtarët në veri dhe perëndim, herë ata në jug, kanë bërë thirrje për solidaritetin e palës tjetër. Solidariteti nuk është një nga elementët përbërës të Bashkimit Evropian.

Që në bërthamën e integrimit evropian, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut i themeluar në 1950, pika kryesore ishte bashkëpunimi ekonomik. Qëllimi gjithëpërfshirës në atë kohë: sigurimi i paqes së qëndrueshme në Evropë përmes armatimit masiv, për të cilin ishin të nevojshme burimet e ish-kundërshtarit të luftës, Gjermanisë. Pra, qymyri dhe çeliku industritë kryesore ushtarake të të gjitha vendeve pjesëmarrëse u vunë nën kontrollin e përbashkët. Logjika: Nëse vendet varen nga njëri-tjetri në prodhim dhe bëjnë biznes me njëri-tjetrin, nuk mund të hyjnë më në luftë me njëri-tjetrin.

I gjithë thellimi dhe zgjerimi i mëpasshëm i këtij komuniteti ndiqte gjithnjë këtë frymë – nga Komuniteti Ekonomik Evropian në 1957, krijimi i “Zonës Shengen” në 1985, Bashkimi Ekonomik dhe Monetar Evropian në 1990 deri tek tregu i brendshëm i përbashkët në 1993 dhe Traktati i Lisbonës, i cili është në fuqi që nga 2009. Gjithmonë masat kishin të bënin me lehtësimin e tregtisë dhe biznesit ndërkufitar, krijimin e rregullave të përbashkëta dhe kështu sigurimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.

Njëra Evropë dhe tjetra

Solidariteti si qëllim i BE-së nuk figuron në këtë koncept. Ekzistojnë fonde të ndryshme – shumë të pajisura me bujari – strukturore dhe rajonale të BE-së, nga të cilat vendet më pak të zhvilluara ekonomikisht përfitojnë në veçanti. Sidoqoftë, qëllimi i tyre është që të harmonizojnë prodhimin dhe kushtet e jetesës brenda tregut të brendshëm. Edhe pse këto fonde mund të shihen si një veprim solidariteti, ato janë kryesisht instrumente të politikave ekonomike që i shërbejnë tregut.

LEXO EDHE:  Mashtrimi me protestën në Maliq/ Banorët nuk i përgjigjen thirrjes së PD-së

Pika thelbësore është se të gjithë kanë përfituar nga kjo BE e orientuar nga biznesi që nga themelimi i saj (ose aderimi). Disa, natyrisht, pak më shumë (p.sh. Gjermania ose Holanda), të tjerët pak më pak. Por në fund të ditës, çdo vend është në gjendje më të mirë si anëtar i BE-së sesa jo si anëtar. Pavarësisht thënieve populiste, retorikave nacionaliste – përveçse në Britaninë e Madhe, për këtë fakt ka gjithashtu konsensus kudo. Prandaj pas negociatave për Brexitin – askush tjetër nuk dëshiron të largohet nga klubi. BE-ja si grup interesi ekonomik vazhdon të funksionojë.

Ekziston edhe një Evropë e dytë: “bashkësia e vlerave” për të cilën ka kaq shpesh përbetime. Por vetëm sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit ose mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të pakicave janë të dëshirueshme, por jo konstituive për BE-në. Në shumë shtete anëtare, ato bëjnë pjesë në vetëimazhin e shoqërisë – edhe pa BE-në. Tek të tjerë jo – megjithë anëtarësinë në BE.

Realitet evropian

Në veçanti, ato vlera që konsiderohen të rëndësishme për tregun mbrohen në nivelin e BE-së. Sepse askujt nuk i pëlqen të bëjë biznes me një shtet në të cilin gjykatat varen nga tekat e të fuqishmëve. Për shembull, Hungaria, Polonia dhe Kroacia tregojnë se liria e shtypit, për shembull, shpesh është dytësore. Atje, “standardet evropiane” shpesh interpretohen dhe përdoren në mënyrë arbitrare. Kjo mund të shihet edhe në mekanizmat e sanksioneve dhe dënimeve: Ndërsa shkeljet e rregullave të tregut sanksionohen shpejt me gjoba, në rast të shkeljeve të vlerave themelore, reagimet janë vetëm fjalime emocionale në Parlamentin Evropian. Kjo nuk ka pse të aprovohet, dhe mund të angazhohemi që kjo të ndryshojë. Por ky është realitet tradicional në Evropë.

Zoran Arbutina

Solidaritet  deri ku?

Solidariteti është një nga këto vlera ideale. Ekziston një fond solidariteti në BE. Ai u krijua pas katastrofës së përmbytjeve të vitit 2002 për të ofruar ndihmë financiare për rindërtim në rast të ngjarjeve të mëdha natyrore. Obligacionet për Coronën nuk janë pjesë e kësaj marrëveshje. Gjithmonë mund të ketë mosmarrëveshje dhe diskutime nëse përbashkimi i borxhit është instrumenti i duhur për t’u dalë mbanë pasojave të krizës, ose nëse ka mundësi të tjera që janë po aq efektive – por përfshijnë më pak rreziqe. Të diskutosh për këtë në kategorinë morale të solidaritetit është e gabuar. Pavarësisht nga ajo që do të vendoset në fund – BE-ja nuk do të shpërbëhet për shkak të çështjes së obligacioneve të Coronës: “It’s the economy, stupid!”./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Pas vendimit kushtetues gjerman/ Kërcënon një luftë e gjykatësve në BE?

Publikuar

-

Nga

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane për kompetencat e Bankës Qendrore Europiane ka shkaktuar dallgë të forta. Komisioni Europian kërcënon Gjermaninë me procedurë për shkelje marrëveshjesh, Berlini ndodhet në dilemë.

Vendimi nuk është marrë ende, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Europian. Por shërbimi juridik në BE është duke verifikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese Federale në Gjermani për efektet e tij e pas kësaj kolegji në Bruksel do të vendosë, nëse procedura për shkelje të marrëveshjeve të BE është rruga e duhur për të gjetur një zgjidhje për konfliktin. Ky konflikt lindi pasi instanca më e lartë e ligjit në Gjermani, Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe kundërshtoi vendimin e Gjykatës Europiane për blerjen e obligacioneve nga Banka Qendrore Europiane, megjithëse është vartëse e saj.

Fillimisht një shkrepje paralajmëruese

Kjo deklaratë e zëdhënësit do të thotë fillimisht një ulje e toneve pas valës së shokut që shkaktoi vendimi gjerman në Bruksel. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kishte marrë qëndrim për vendimin e marrë në Karlsruhe: do të shohim hapat e tjerë, që përmbajnë edhe “mundësinë e nisjes së një procedure për shkelje të marrëveshjeve”.

Bëhet fjalë për tre parime bazë: Politika financiare e BE ndodhet tërësisht në kompetencat e Bankës Qendrore Europiane, e drejta e BE ka përparësi para së drejtës nacionale, dhe vendimet e Gjykatës Europiane janë detyruese për të gjitha gjykatata kombëtare. Edhe në fund një fjali tjetër parimore: “Fjala e fundit për të drejtën europiane flitet në Luksemburg. Askund tjetër.”

Ursula von der Leyen

Gjermanja Ursula von der Leyen ndodhet nën presion për të provuar pavarësinë e saj politike kundrejt vendeve jugore të BE. Ajo gjithmonë shihet me dyshim, se fshehtazi komandohet nga qeveria gjermane. Me qëndrimin e saj të qartë, ajo donte të tregonte, se është “mbrojtëse e marrëveshjeve europiane”.

Pyetja që shtrohet është – ka shkelur Gjykata Kushtetuese gjermane të drejtën e BE me gjykimin e saj të ashpër për një vendim bazë të Gjykatës Europiane të vitit 2018 mbi kompetencat e Bankës Qendore Europiane – duke e cilësuar atë “metodikisht të papranueshëm”? A mundet të zgjidhë problemin një procedurë për shkelje marrëveshjesh?

Kërcënon një luftë e gjykatësve?

Një procedurë për shkelje marrëveshjesh përfundon në Gjykatën Europiane, kur pala ankimuese, në këtë rast qeveria gjermane, nuk arrin të heqë qafe akuzën. Kjo do të çonte në një situatë pak a shumë absurde, që gyjkatësit më të lartë në Luksemburg në fund të vendosin për veten lidhur me vendimin e vitit 2018. Nga ana tjetër qëndrojnë gjykatësit konstitucionalistë gjermanë me gjykimin e tyre, se Gjykata Europiane ka tejkaluar kompetencat e saj, kur i dha një si të thuash leje juridike Bankës Qendrore Europiane me blerjen e obligacioneve.

Vendimi i gjykatësve kushtetues gjermanë u dha më 5 maj 2020

LEXO EDHE:  Pas shkrimeve në CNA.al/ Zbulohen tre gënjeshtra të tjera të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Foto-Mashtrime që i shesin për rikonstruksionin/ Arkitekja nxjerr zbuluar Ramën dhe Veliajn

Gjykata në Luksemburg po fillon të bëhet gati. Pas një heshtjeje disa ditore gjykaka shkroi, se “nuk komentohen vendimet e gjykatave kombëtare”, por pastaj prapë komentoi, edhe pse “vetëm në përgjithësi”. Vendimet si ai në Karlsruhe rrezikojnë unitetin e së drejtës së BE e sigurinë juridike, thuhet më tej. Problemi këtu qëndron, se përparësia që ka e drejta europiane përplaset me kushtetutën e Republikës Federale gjermane. Ose të paktën kështu e shohin konstitucionalistët në Karlsruhe. Deri më tani ky problem u zgjidh, përmes të ashtuquajturit dialog të gjykatësve më të lartë, që debatonin aq gjatë derisa gjendej më në fund një zgjidhje e kënaqshme.

Por pas goditjes nga Karlsruhe grindja kërcënon të kthehet në një luftë të hapur mes gjykatësve të lartë, një skenar i padëshiruar nga ana politike. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki u gëzua për këtë “vendim më të rëndësishmin në historinë e Bashkimit Europian”. Kundër qeverisë së partisë PiS në Poloni janë në vazhdim katër procedura për shkelje të marrëveshjeve të BE.

Qeveria gjermane në dilemë

Për qeverinë gjermane vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte vendimi i gabuar në kohën më të gabuar të mundshme. Nga 1 korriku Gjermania merr përsipër presidencën e radhës në BE e duhet të koordinojë masat për shpëtimin e ekonomisë në BE pas krizës së Coronës. Këtu nuk bën pjesë vetëm një fond i gjerë ndihme, që duhet financuar përmes borxheve, por edhe programi i Bankës Qendrore Europiane për blerjen e mëtejshme të obligacioneve shtetërore për vendet në krizë.

Komisioni Europian

Kancelarja gjermane ndodhet në një pozitë të vështirë. Ajo është nga njëra anë e detyruar të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër ajo nuk do e as nuk mund të verë në pikëpyetje përparësinë e të drejtës europiane, mbi të cilën bazohet siguria juridike e BE. Shpresa e Berlinit mund të jetë vetëm të mënjanojë disi sherrin e hapur. A do ketë në muajt e ardhshëm një pozicionim të Bankës Qendrore Europiane, apo në vend të saj të Bankës Federale ndoshta për të qetësuar shqetësimet e Gjykatës Kushtetuese? Me këtë mund të mënjanohej edhe grindja me Gjykatën Europiane e të kalonte në debat profesional publikimesh zyrtare.

Banka Qendrore Europiane deri më tani ka bërë vetëm të ditur, se nuk lejon urdhra nga Karlsruhe dhe do të vazhdojë blerjen e obligacioneve. Drejtoresha e bankënotave në BQE, Isabel Schnabel ka bërë të ditur në bisedë me “Repubblica”, gazetën italiane, se vetëm Gjykata Europiane mund të flasë për të drejtën e Bankës Qendrore Europiane. Pozicionet në të dyja anët e hendekut juridik janë të qarta. Tani duhet të fillojnë nga puna ekspertët e çaktivizimit të bombave politike./ DW

LEXO TE PLOTE