LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“SPAK ka ikur në drejtim të paditur”/ Malltezi publikon skandalin, sfidon publikisht Ramën, Klosin dhe Ballukun

16 Maj 2020, 10:25, Politikë CNA
“SPAK ka ikur në drejtim të paditur”/ Malltezi publikon

Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar një video, ku sipas tij gjithë kanioni i Gjipesë është kthyer në gurore.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi sfidon publikisht kryeministrin Rama, ministrin e Mjedisit Blendi Klodi dhe ministren e Infrastrukturës, Bellinda Balluku, të tregojnë lejen mjedisore.

?Sfidoj publikisht Ramen, Klosin dhe Ballukun te tregojne (1) planin urbanistik, (2) lejen e zhvillimit per GURORE dhe (3) lejen mjedisore per GURORE mu ne Bokerrimat e Vunoit dhe Kanionin e Gjipese qe jane te dyja Monumente Natyre dhe duhet zbatuar shkalla me e larte e mbrojtjes mjedisore! Sipas ligjit vec piknik lejohet, keta si talebane kane shqyer gjithe kanionin dhe e kane kthyer ne gurore! Asnje pushtues nuk ka bere keto krime qe po ia ben nipi i Vunoit. Banoret e zones ndihen te pafuqishem se Gjikuria qe ka marre dhjetera milione euro nga Rama ka ngjyer mire rroten e qeverisjes se pershtire ne pushtet.?-shkruan Malltezi.

Më tej, ai kërkon edhe planin urbanistik, që parasheh gurore në një monument natyre.

?Na tregoni nese Plani Urbanistik parasheh GURORE mu ne monumente natyre, e ben dot? Na tregoni nese e keni pajisur me leje mjedisore. Hic. Po gjoja po zbatoni ligjin dhe arrestoni per ngritje gardhi pa leje dhe ketu mbyllni syte, hundet dhe veshet se ju ka mataru? Ku Klosi qe na perbetohet per thrizem elitar? Ku eshte mcef??-shkruan Malltezi.

Po ashtu ai ka edhe një mesazh për SPAK, ndërsa shkruan se ?Krim mjedisor pa ndeshkim. SPAK ka ik ne drejtim te paditur.?

Lajmet e fundit nga