LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Si braktisa Juven për kuqezinjtë", rrëfehet Panuçi: Stoli i Shqipërisë ishte shumë i vështirë

16 Maj 2020, 09:38, Sport CNA
"Si braktisa Juven për kuqezinjtë", rrëfehet

E kaluara si futbollist dhe jeta e re si trajner. Një aventurë që filloi 5 vjet më parë në stolin e Livornos, për t?u pasuar te Ternana dhe të stoli i Kombëtares shqiptare, nga ku u shkarkua në mars të vitit 2019. Që ateherë Kristian Panuçi ka qëndruar pushim dhe nuk është angazhuar në asnjë skuadër tjetër. Në një prononcim për ?Sky Sport? ish-trajneri i Shqipërisë rrëfën disa prej prapaskenave në karrierën e tij, teksa shprehet:

Karriera si trajner- Kam pasur edhe disa oferta nga Aris Selanik, nga Irani, Deportivo në Spanjë, por vendosa të qëndroja 1 vit pushim. Kësisoj iu përkushtova golfit, studimit, udhëtimit si dhe pashë ndeshje. Unë jam një trajner që ndryshon çdo vit, kjo jetë të ndihmon që të rritesh. Por ajo që më bën krenar është marrëdhënia që kam me lojtarët. Unë jam një trajner i aftë. Puna e trajnerit është e ndrushme. Jam i lumtur që kam trajnuar Shqipërinë, ishte një stol shumë i vështirë për t?u marrë pas De Biazit.

Si e ?tradhtoi? Juven për Milanin- Unë kisha fimosur me Juventusin, madje kisha një kontratë me të. Pastaj më kërkoi Milani, që atëherë ishte skuadra më e fortë në botë. Menjëherë i thashë vetes: Ata paguajnë të njëjtat para, më mirë po shkoj atje.

Saki dhe Kapelo- Kur isha 19-20 vjeç, Saki më dha mundësinë që të debutoja me Kombëtaren. Nuk e harroj atë moment.  Ai ndryshoi futbollin por, në atë kohë ishte shumë stresues. Në atë moshë nuk mund t?i duroja dot këshillat e tij. Ishte i jashtëzakonshëm. Ai ishte i pari që më thirri kur u bëra trajner i Shqipërisë.

Kapelo? Ai më donte në të gjitha ekipet ku ai trajnoi. Ashtu shkuan gjërat dhe ne u ndamë. Unë do të isha një person i keq nëse do të thoja ndryshe, përkundrazi i jam shumë mirënjohës Kapelos.

Lajmet e fundit nga