LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Reja na ktheu atmosferën e De Biasit", Duka rrëfehet në median italiane: Ju tregoj objektivat e Shqipërisë

16 Maj 2020, 10:41, Sport CNA
"Reja na ktheu atmosferën e De Biasit", Duka rrëfehet

Armand Duka në një intervistë të dhënë për mediat italiane është shprehur se me trajnerin Edi Reja po shkon çdo gjë shumë mirë, duke shtuar se ai ka kthyer në ekip atmosferën që ishte me De Biasin. Për ?Tuttomercatoweb?, numri një i FSHF-së, është shprehur se objektivi i Kombëtares është gjithmonë të kualifikohet në kompeticionet ku ajo merr pjesë.

Gjithashtu Duka ka folur edhe për disa nga legjionarët ku ka dhënë se Kumbulla dhe Gjimshiti po shkëlqejnë këtë sezon, ndërsa thotë se Berisha dhe Strakosha ia kanë bërë të vështira zgjedhjet Edi Rejës për portën, duke mos harruam Hysajn që thotë se është kapiteni dhe një referencë te Shqipëria.

?Nga 9 marsi e deri më tani nuk kemi parë fushën, si futboll, ashtu edhe të gjitha aktivitetet. Javën tjetër, nga e hëna 18 maj, do të rifillojmë me seancat në grup, dhe nga 3 qershori, do të rifillojmë Kategorinë Superiore. Pastaj nga 7 qershori nis Kategoria e Parë dhe e Dytë. Deri më tani ne kemi bërë që lojtarët të punojnë me seanca të bëra nga trajnerët, për të punuar me mundësitë që kanë në shtëpi.

Reagimi juaj pas ndalesës së futbollit për shkak të Koronavirusit?

Klubet tona, në përqindje, kanë pasur të njëjtat humbje si të mëdhenjtë, 20-25% të buxhetit. Njëjtë edhe ne si Federatë. Shqipëria është një vend ndryshe nga Italia në shumë aspekte, klubet janë më të dobëta financiarisht dhe ne si Federatë kemi paguar për dy muaj të gjithë ata që punojnë në futboll. Fatkeqësisht Qeveria nuk na ka ndihmuar, kështu që vendosëm të japim paga për dy muaj.

Tani shpresojmë të rifillojmë. Ne kemi bërë një protokoll për të rifilluar, të ngjashëm me atë gjerman. Do të bëjmë gjithçka sipas kushteve dhe mundësive tona, nuk është e pamundur të respektohet rregullat dhe duhet thënë se në Shqipëri përhapja e virusit nuk ka qenë aq shumë sa në vendet e tjera. Situata ka qenë e ndryshme në krahasim me vendet e tjera, për fat të mirë.

Dërgimi i mjekëve nga qeveria shqiptare për Italinë?

Ishte një gjest i shkëlqyer. Që nga dita e parë e vlerësova dhe fola me kryeministrin, që i thashë se ishte gjëja më e mirë që bëri në këtë situatë (qesh). Ai tregoi respektin tonë dhe mirënjohjen tonë për Italinë. Në tridhjetë vitet e fundit ajo ka qenë një vend që ka qenë gjithmonë pranë nesh, në çdo fushë dhe veprimtari të jetës. Shumë shqiptarë jetojnë në Itali dhe ne kemi treguar mirënjohjen tonë, ishte një gjest i bukur.

Le të flasim për ekipin kombëtar, me ngjyra italiane.

Si ekip kombëtar kemi ndërtuar një organizatë të re me Edi Rejën dhe stafin e tij. Trajneri jo vetëm që drejton ekipin kombëtar, por është gjithashtu përgjegjës për ekipet e të rinjve. Ai bashkëpunon me të gjithë trajnerët e tjerë, nga 15 vjeçarët deri tek 21 vjeçarët. Trajnerët janë në kërkim të talenteve të reja, ku po bëjnë një punë të shkëlqyer, punojmë shumë për të gjetur djem të rinj. Kemi shumicën e lojtarëve jashtë, jo vetëm të ekipit të parë, pro edhe të moshave.

Edi Reja dhe objektivat e Kombëtares?

E njihja Rejën si trajner te Napoli, ishte ëndërr për ne që të kishim një trajner kaq të madh në kombëtare. Pastaj kur e takova për herë të parë thashë ?ai është 74 vjeç ??, por ai nuk i tregon këto. Ai është i ri, brenda dhe jashtë. Ai trajnon shumë mirë dhe shkon shumë mirë më të gjithë. Për fat të mirë, atmosfera e De Biasit është rikthyer me të.

Të gjithë brohorasin për ekipin e tyre, përfshirë edhe mua. Por unë duhet të jem realist. Mund të them që Shqipëria mund ta luajë si e barabartë me të gjithë, në Evropë. Kjo është arsyeja pse unë them që në çdo eliminatore ku luajmë është objektivi për tu kualifikuar. Në Ligën e Kombeve synojmë vendin e parë ne grupin C.

I ka mahnitur të gjithë këtë sezon në Serie A, çfarë mendoni për Marash Kumbullën?

Ai luajti me ne nga 15-vjeçarët e tutje. Ka luajtur shumë pak me  21-vjeçarët sepse shkoi në skuadrën e parë, ne kemi shpresa të mëdha tek ai. Kemi shumë lojtarë të talentuar si ai në ekipin e parë dhe në mesin e ekipeve të të rinjve.

Legjionaret?

Ne kemi Strakoshën dhe Berishën. Etriti është një udhëheqës i vërtetë. Tomas madje është duke luftuar për titullin në Itali. Ai është i ri dhe shumë i mirë. Reja është në vështirësi sepse janë të mirë dhe luajnë, nuk është e lehtë t?i lësh ato në stol.

Pastaj Gjimshiti që është te Atalanta dhe në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, në sezonin më të mirë të jetës së tij. Ai është rritur dhe ndryshuar shumë, ai është një udhëheqës. Për të mos përmendur Elseid Hysaj, kapiteni ynë, referencë në Kombëtare dhe lojtar i një i madh që luan te Napoli.

Lajmet e fundit nga