Connect with Us

“Po kthehemi në epokat para ligjore”/ Fuga: Teatrin e shpëton vetëm një referendum lokal

Aktualitet

“Po kthehemi në epokat para ligjore”/ Fuga: Teatrin e shpëton vetëm një referendum lokal

Publikuar

-

Akademiku Artan Fuga në një intervistë për Ora news, ku ka folur për ccëstjen e Teatrit AKombëtar, u shpreh se vetmja mënyrë për të shmangur shembjen është mbajtja e një referendumi lokal.

Unë jam shprehur, jam për të ruajtur trashëgiminë. E dua atë teatër, kam protestuar dhe do të protestoj për të, edhe do ta mbroj. Por kjo inkoherencë dhe kontraditë brenda shkresës që edhe ta jap ta bësh, por edhe me kushte që nuk i realizon dot, ajo e prodhon tensionin social atje. Pse kështu i zgjidhim ne këto gjëra, me mundje?!Po kthehemi në epokat para ligjore.

Unë e kam propozuar referendumin lokal dhe po nuk u bë teatri rrezikon të prishet. Ligji që ktheu Presidenti dhe është në Kuvend nuk e mbron Teatrin, ligji nuk ka hyrë në fuqi, nuk është ajo rruga. Duhet ndërmarrë një veprim mbrojtje reale sikundër ata njerëz që e kanë mbrojtur teatrin janë për tu respektuar por kjo shkon deri në një pikë të caktuar.Përsa kohë është bërë pasuri lokale, referendumi kombëtar ishte i zorshëm për tu arritur, tani kërkoj referendum lokal. Mund të mos e lejojnë të bëhet por unë mbledh firma dhe kërkoj një veprim politik, po më pengove ta bëj, ka një ndalesë politike këtu. Dhe parimisht është e drejtë, sepse asnjë nuk e ka legjitimitetin.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do ta çojmë deri në fund këtë luftë”/ Budina: Duhet referendum europian

Publikuar

-

Nga

Një protestë është duke u zhvilluar në këto momente para Teatrit Kombëtar pas thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila deklaroi se ka informacione që mund të shembin godinën.

Regjisori Edmond Budina deklaroi se Teatri nuk do të shembet, ndërsa foli edhe për opozitarët që kanë shkuar në mbështetje të tij.

Budina kërkoi të bëhet referendum europian për të mbrojtur Teatrin dhe paralajmëroi se do ta çojnë deri në fund këtë betejë.

“Partitë mund të jenë mbështetëse e kauzës sonë, por nuk na drejtojnë ata. Nëse dikush na tërheq për hunde, ne nuk do ta lejojmë. Ne kemi luftuar që teatri të jetë monument kulture. Ky monument iu ka takuar brezave më herët dhe do iu takojë edhe brezave më vonë. Duhet bërë referendum europian për të mbrojtur Teatrin. Duhet europian, sepse referendumi shqiptar nuk vlen.

LEXO EDHE:  Debati për Teatrin/ Deputetja demokrate: Një aferë e madhe korruptive

LEXO EDHE:  Duka "shënjestron" Qeverinë/ Paratë për Teatrin gjenden në buxhet

Kjo sepse e kemi parë njerëzia nuk ka para, shitet për miell me para droge. Ne duam që kjo të jetë trashëgimi e brezave që do të vijnë. Ky është monument kulture e duhet mbrojtur, rregulluar dhe t’ua tregojmë brezave të ardhshem. Do ta mbrojmë deri në fund këtë trashëgimi kulturore shqiptare. Do ta çojmë deri në fund këtë luftë. Europa është me ne, Teatri nuk shembet”, tha regjisori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Çfarë po ndodh te Teatri Kombëtar/ Artistët dhe opozita në protestë, policia rrethon zonën

Publikuar

-

Nga

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka njoftuar se kanë informacione se sonde mund të prishet Teatri Kombëtar.

Kjo thirrje ka bërë që disa përfaqësues të opozitës të zbarkojnë para godinës së Teatrit, ku po qëndrojnë arstistët dhe aktivistët e aleancës.

Mirëpo mësohet se forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe nuk po lejojnë askënd të afrohet pranë protestuesve.

LEXO EDHE:  “Shpartallohen” aktorët/ “Mashë” në duart e politikës

Ndërkohë, raportohet se punonjësit e policisë kanë gjobitur dhe shoqëruar disa qytetarë që kanë kapur pa autorizime në zonën përeth Teatrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha e bën sërish pushim/ Dërgon Kryemadhin dhe Bardhin te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Për të dytën ditë radhazi, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar te godina e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se pak minuta më parë Kryemadhi i është bashkuar artistëve dhe aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhin.

Gjithashtu edhe përfaqësues të tjerë të opozitës kanë shkuar të protestojnë kundër shembjes së Teatrit. Kryemadhi deklaroi se do rrinë zgjuar që të mos shkojë policia për prishjen e godinës.

“Edhe dje e kishin plan për të hyrë, nuk erdhën, ne këtu jemi. Informacionet të jenë si të duan, do të jemi këtu për të mos lejuar zbatimin e një vendimi të paligjshëm, do të rrimë zgjuar gjithë natën dhe do të donim të ishte zgjuar edhe drejtësia shqiptare për të parë se çfarë po ndodh”, tha Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar/ Basha: Po i vini minat paqes sociale

LEXO EDHE:  Debati për Teatrin/ Deputetja demokrate: Një aferë e madhe korruptive

Ndërkohë, kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, duket se ka dërguar Kryemadhin e Bardhin në vend të tij, pasi sonde nuk është dukur pranë artistëve. Dy ditë më parë Basha qëndroi gjatë natës me arstistët, ndërsa dje dhe sot ka shkuar kryetarja e LSI-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE