Pas vendimit kushtetues gjerman/ Kërcënon një luftë e gjykatësve në BE?
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane për kompetencat e Ba...
Për shkak të pandemisë dhe mungesës së solidaritetit BE-ja gjendet në një krizë të vërtetë dhe është në rrezik, thuhet shpesh në këto momente. Por puna nuk do të shkojë deri këtu, mendon Zoran Arbutina.
Për javë të tëra po thuhet se Bashkimi Evropian rrezikon të dështojë. Tani që ekonomitë e të gjitha vendeve të BE-së janë goditur fort nga kriza e Coronës, është e nevojshme një përgjigje e përbashkët politiko-financiare. Fjala magjike është solidariteti, dhe konkretizimi i saj quhet “obligacionet Corona ” – ideja e vjetër e euro-obligacioneve, thjesht e përshtatur me situatën aktuale dhe e riemëruar.
Kërkesa është që veriu më i pasur duhet të tregojë solidaritet me jugun më pak të pasur, në mënyrë që ekonomia të funksionojë përsëri, veriu duhej të pajtohet me një përbashkim të borxheve. Përndryshe ekziston – opsionalisht – “një rrezik fatal” për BE-në, “shpërbërja e eurozonës “, “fillimi i fundit” apo edhe “shkërmoqja” e BE-së.
Jo kriza e parë për BE-në
Nuk është hera e parë që po diagnostikohet rreziku i shpërbërjes së BE-së. Kështu ndodhi edhe gjatë krizës së refugjatëve të 2015/16 dhe para kësaj gjatë krizës financiare dhe të borxheve të 2008/09. Dhe gjithmonë herë anëtarët në veri dhe perëndim, herë ata në jug, kanë bërë thirrje për solidaritetin e palës tjetër. Solidariteti nuk është një nga elementët përbërës të Bashkimit Evropian.
Që në bërthamën e integrimit evropian, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut i themeluar në 1950, pika kryesore ishte bashkëpunimi ekonomik. Qëllimi gjithëpërfshirës në atë kohë: sigurimi i paqes së qëndrueshme në Evropë përmes armatimit masiv, për të cilin ishin të nevojshme burimet e ish-kundërshtarit të luftës, Gjermanisë. Pra, qymyri dhe çeliku industritë kryesore ushtarake të të gjitha vendeve pjesëmarrëse u vunë nën kontrollin e përbashkët. Logjika: Nëse vendet varen nga njëri-tjetri në prodhim dhe bëjnë biznes me njëri-tjetrin, nuk mund të hyjnë më në luftë me njëri-tjetrin.
I gjithë thellimi dhe zgjerimi i mëpasshëm i këtij komuniteti ndiqte gjithnjë këtë frymë – nga Komuniteti Ekonomik Evropian në 1957, krijimi i “Zonës Shengen” në 1985, Bashkimi Ekonomik dhe Monetar Evropian në 1990 deri tek tregu i brendshëm i përbashkët në 1993 dhe Traktati i Lisbonës, i cili është në fuqi që nga 2009. Gjithmonë masat kishin të bënin me lehtësimin e tregtisë dhe biznesit ndërkufitar, krijimin e rregullave të përbashkëta dhe kështu sigurimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.
Njëra Evropë dhe tjetra
Solidariteti si qëllim i BE-së nuk figuron në këtë koncept. Ekzistojnë fonde të ndryshme – shumë të pajisura me bujari – strukturore dhe rajonale të BE-së, nga të cilat vendet më pak të zhvilluara ekonomikisht përfitojnë në veçanti. Sidoqoftë, qëllimi i tyre është që të harmonizojnë prodhimin dhe kushtet e jetesës brenda tregut të brendshëm. Edhe pse këto fonde mund të shihen si një veprim solidariteti, ato janë kryesisht instrumente të politikave ekonomike që i shërbejnë tregut.
Pika thelbësore është se të gjithë kanë përfituar nga kjo BE e orientuar nga biznesi që nga themelimi i saj (ose aderimi). Disa, natyrisht, pak më shumë (p.sh. Gjermania ose Holanda), të tjerët pak më pak. Por në fund të ditës, çdo vend është në gjendje më të mirë si anëtar i BE-së sesa jo si anëtar. Pavarësisht thënieve populiste, retorikave nacionaliste – përveçse në Britaninë e Madhe, për këtë fakt ka gjithashtu konsensus kudo. Prandaj pas negociatave për Brexitin – askush tjetër nuk dëshiron të largohet nga klubi. BE-ja si grup interesi ekonomik vazhdon të funksionojë.
Ekziston edhe një Evropë e dytë: “bashkësia e vlerave? për të cilën ka kaq shpesh përbetime. Por vetëm sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit ose mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të pakicave janë të dëshirueshme, por jo konstituive për BE-në. Në shumë shtete anëtare, ato bëjnë pjesë në vetëimazhin e shoqërisë – edhe pa BE-në. Tek të tjerë jo ? megjithë anëtarësinë në BE.
Realitet evropian
Në veçanti, ato vlera që konsiderohen të rëndësishme për tregun mbrohen në nivelin e BE-së. Sepse askujt nuk i pëlqen të bëjë biznes me një shtet në të cilin gjykatat varen nga tekat e të fuqishmëve. Për shembull, Hungaria, Polonia dhe Kroacia tregojnë se liria e shtypit, për shembull, shpesh është dytësore. Atje, “standardet evropiane” shpesh interpretohen dhe përdoren në mënyrë arbitrare. Kjo mund të shihet edhe në mekanizmat e sanksioneve dhe dënimeve: Ndërsa shkeljet e rregullave të tregut sanksionohen shpejt me gjoba, në rast të shkeljeve të vlerave themelore, reagimet janë vetëm fjalime emocionale në Parlamentin Evropian. Kjo nuk ka pse të aprovohet, dhe mund të angazhohemi që kjo të ndryshojë. Por ky është realitet tradicional në Evropë.
Solidaritet ? deri ku?
Solidariteti është një nga këto vlera ideale. Ekziston një fond solidariteti në BE. Ai u krijua pas katastrofës së përmbytjeve të vitit 2002 për të ofruar ndihmë financiare për rindërtim në rast të ngjarjeve të mëdha natyrore. Obligacionet për Coronën nuk janë pjesë e kësaj marrëveshje. Gjithmonë mund të ketë mosmarrëveshje dhe diskutime nëse përbashkimi i borxhit është instrumenti i duhur për t’u dalë mbanë pasojave të krizës, ose nëse ka mundësi të tjera që janë po aq efektive – por përfshijnë më pak rreziqe. Të diskutosh për këtë në kategorinë morale të solidaritetit është e gabuar. Pavarësisht nga ajo që do të vendoset në fund – BE-ja nuk do të shpërbëhet për shkak të çështjes së obligacioneve të Coronës: “It’s the economy, stupid!”./ DW
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane për kompetencat e Ba...
Shkollat kanë filluar të rihapen por shkencëtarët ende po ...
Nga çfarëdolloj ane, kur verifikohen situata emergjence, ësh...
70 vjet më parë, ministri i Jashtëm francez krijoi me planin...
Ndërsa disa shtete në SHBA po fillojnë të lehtësojnë masat e...
Që nga vdekja e tij në kohën kur ishte burgosur nga britanik...
Komisioni Evropian paralajmëroi se pandemia e koronavirusit ...
Miliona turistë vizitojnë çdo vit Japoninë për të parë lulëz...
Historiani izraelit Yuval Noah Harari, zotëron një dhunti të...
Të gjithë e njohin historinë e narko-trafikantit më të madh ...
Vendimet e politikës rrallë kanë pasur pasoja kaq të drejtpë...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres thotë se ko...
“Andrà tutto bene”, thonë italianët, por në të vërtetë, a do...
Tre zhytësit që shmangën shpërthimet e reja në aksidentin tr...
Një shtyllë kryesore e modelit “jashtë Afrikës” të origjinës...
Burrat që u përdhunuan ose pësuan dhunë seksuale gjatë luftë...
hkurt dhe i përmbledhur ishte samiti i BE-së të enjten, por ...
Shteti i Missourit ngre padi për Kinën, për neglizhencë dhe ...
Nga Corrado AugiasGjatë gjithë jetës sime, e kam dëgjuar vet...
Nga Charlie ConnellyPasdites e të premtes së 21 prillit 1967...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...