Connect with Us

Mjekët testojnë plazmën nga individët që i mbijetuan koronavirusit

Bota

Mjekët testojnë plazmën nga individët që i mbijetuan koronavirusit

Publikuar

-

Mjekët në mbarë botën janë rikthyer tek një mënyrë e vjetër e trajtimit të infeksioneve. Fjala është për transfuzionin e plazmës së gjakut të mbushur me molekula imunitare që ndihmuan të mbijetuarit e COVID-19 të mundin virusin vdekjeprurës. Më shumë hollësi sjell materiali në vazhdim.

Në spitalin “Brigham and Women” në Boston, donatorët po japin kontributin për të përcaktuar nëse plazma nga pacientët e rikuperuar nga COVID-19 do të ndihmojë në sherimin e shpejtë të pacientëve të prekur nga virusi. Mjeku Richard M. Kaufman thotë se synimi është përpjekja për të krijuar një terapi imuniteti.

“Qëllimi është mbledhja e plazmës, që është pjesa e lëngshme e gjakut, nga individët që e kanë marrë veten nga koronavirusi dhe përdorimi i saj si një terapi imuniteti.”

Mjeku thotë se kjo praktikë e përdorimit të antitrupave për pacientët e infektuar është përdorur gjatë epidemive si SARS1, MERS dhe Ebola.

“Kjo qasje e përdorimit të antitrupave nga pacientë që e kanë marrë veten është përdorur për epidemi si SARS1, MERS, Ebola, por askush nuk e din nëse funksionon në rastin aktual me koronavirusin. Arsyeja është se nuk ka patur teste klinike të nivelit të lartë për të provuar sigurinë dhe efikasitetin e kësaj qasjeje.”

Por mjeku Clifton Mo nga Isntituti Dana Farber thonë se asyeja që kjo teknikë duket intriguese është fakti se nuk nevojitet testimi nga një kompani e madhe farmaceutike.

“Në këtë rast, një individ që e ka marrë veten nga COVID-19 dhuron gjakun. Pra nuk kemi një kompani farmaceutike që po përgatitet që të prodhojë një ilaç.”

Mjeku Richard M. Kaufman thotë se procedura po kryhet në atë mënyrë që gjysma e pjestarëve në këtë test po marrin plazmë nga individët që e kanë marrë veten nga koronavirusi.

Gjysma tjetër, thotë ai, do të marrin plazmë të rregullt. I gjithë procesi, thotë ai, po kryhet në atë mënyrë që as mjeku dhe as pacienti nuk e dinë se cilit grup i përkasin. Kjo , thotë mjeku, është e vetmja mënyrë për të gjetur nëse kjo praktikë do të sjellë përfitime apo jo nga përdorimi i plazmës së individëve që e marrin veten nga COVID-19./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Trump me qëndrim të prerë/ Vendi do të hapet me apo pa vaksinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan që të ketë qindra miliona doza vaksinash për koronavirusin në dispozicion deri në janar 2021.

“Quhet Operacioni ‘Warp Speed’, që do të thotë i madh dhe i shpejtë”, tha Presidenti Trump.

Shumë ekspertë të shëndetit publik e pranojnë se është një afat ambicioz. Por ata thonë se mund të jetë e mundur të kesh një vaksinë për përdorim urgjent në grupe me rrezikshmëri të lartë, si punonjës të shëndetësisë dhe të moshuarit.

“Nëse çdo gjë shkon për mrekulli. Për popullsine e përgjithshme, ende mendohet të jetë një periudhë 18 mujore, nëse çdo gjë shkon në rregull”, thotë Anand Parekh i Qendrës për Politika Dypartiake.

Me zgjedhjet në nëntor, zoti Trump po i kushton vëmendje rihapjes së vendit dhe ekonomisë.

“Me vaksinë ose pa vaksinë ne po fillojmë procesin. Dhe në shumë raste, nuk ka vaksina dhe nëse të zë një virus ose grip, e kalon”.

Zoti Trump ka shprehur mbështetje për protestuesit që duan që shtetet të anulojnë urdhrat për të ndenjur në shtëpi dhe të rihapen ekonomitë, megjithëse shumë prej tyre nuk i plotësojnë kushtet ta bëjnë një gjë të tillë.

Disa prej tyre janë shtete që votuan për zotin Trump në vitin 2016. Analistët thonë se mbështetja e zotit Trump për protestuesit mund ta dëmtojë atë politikisht nëse shtetet që rihapen para kohe shohin një rritje të rasteve të koronavirusit.

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, 1.673 të infektuar

“Është rrezik i madh. Dhe me atë që po shohim me rastet që po shfaqen në zona rurale dhe zona ku zoti Trump ka mbështetje, duket se është një hap që mund të kthehet kundër tij”, thotë Norman Ornstein, i Institutit “American Enterprise”.

Këtë javp zoti Trump njoftoi gjithashtu plane për të siguruar sasi të mjaftueshme të paisjeve mjekësore dhe të emergjencës.

“Në vend të sasive për 1 deri në 3 javë, dhe ne kishim më pak se aqm qeveria amerikane do të mbledhë sasi për tre muaj, shumica prodhuar në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Në javët e para të pandemisë, administrata u kritikua nga disa për mungesën e paisjeve mbrojtëse personale.

Replenishing the Strategic National Stockpile is seen as critical.

“Është vërtet e rëndësishme që të bëjmë të pamundurën për t’u përgatitur për një valë pandemie në vjeshtë apo dimër. Ka gjasa të kemi si gripin edhe COVID-19 njëkohësisht”, thotë zoti Parekh.

Administrata ka në plan të rrisë prodhimin e këtyre paisjeve mjekësore për të reduktuar varësinë tek kompanitë e huaja dhe të krijojë vende pune brenda vendit./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjykata Kushtetuese fuqizon Gjermaninë përballë Evropës

Publikuar

-

Nga

Gjermania dhe shtetet nordike kanë kundërshtarë në Evropë për konceptet e tyre ekonomike. Gjykata Kushtetuese gjermane i forcoi ato ndaj shteteve latine, me sfidën që u bëri institucioneve evropiane, shkruan Auron Dodi.

Ishte vendimi i fundit i kryetarit në largim të Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane: në krye të një paneli gjyqtarësh, Andreas Voßkuhle i vuri pikëpyetje vendimit të dy instancave qendrore evropiane, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Pas tri vjetësh shqyrtimi të lëndës, gjykata më e lartë gjermane i kërkon Bankës Qendrore Evropiane të argumentojë se i mban parasysh pasojat për shtetet e tjera, kur me paratë e tyre u blen obligacione disa shteteve të Eurozonës.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese gjermane shpërfill një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: në dhjetor 2018 kjo gjykatë evropiane e kishte quajtur të drejtë blerjen e obligacioneve nga Banka Qendrore Evropiane.

Andreas Voßkuhle

Në Bashkimin Evropian ky vendim ka rënë si shok. Mediet franceze flasin për një “ultimatum” gjerman ndaj Evropës. Kurse në shtypin britanik flitet për sulm të Gjermanisë: kundër pavarësisë së Bankës Qendrore Evropiane. Dhe kundër sistemit juridik evropian. Presidentja (gjermane) e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi në përgjigjen që i dha një eurodeputeti të Gjelbër se ajo po shqyrton mundësinë e hapjes së një procedure për shkelje kundër Gjermanisë. E drejta evropiane është detyruese për gjykatat nacionale.

Nga ana tjetër, kandidati për kryetar të CDU-së (dhe kandidati eventual për kancelar të Gjermanisë), Friedrich Merz e vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese Federale aq të rëndësishëm, sa të shkruajë “histori juridike evropiane”.

Çfarë përmban kërkesa e Gjykatës Kushtetuese Federale gjermane, që ka shkaktuar këto valë tronditjeje në Evropë?

Gjykata Kushtetuese Gjermane i kërkon Bankës Qendrore Evropiane që brenda tri muajsh t’i paraqesë argumenta: se i ka mbajtur parasysh “proporcionalisht” pasojat anësore për shtetet e tjera kur ka blerë obligacione të shteteve në krizë. Po të mos e dëshmojë dot këtë, atëherë Banka Qendrore Evropiane duhet t’i kthejë Gjermanisë obligacionet, letrat me vlerë të saj. Në këtë rast, Banka Qendrore Gjermane duhet të shkëputet nga programi evropian i blerjeve.

Çfarë e shtyu Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë për vendimin e saj?

Që prej vitit 2015, Banka Qendrore Evropiane blen me shumicë obligacione të sektorit publik të shteteve të Eurozonës. Për këtë ajo shfrytëzon edhe një formulim disi të paqartë në një deklaratë të liderëve të BE të qershorit 2012.

Në fund të qershorit 2012, pas diskutimeve të mundimshme Bashkimi Evropian ra dakord që të rimbushë me kapital bankat italiane dhe spanjolle, të tronditura nga kriza e Euros. Kjo do të bëhej me blerjen e obligacioneve të këtyre shteteve nga Banka Qendrore Evropiane. Deklarata e takimit përmban edhe formulimin e paqartë se fondet evropiane mund të përdoren në mënyrë “fleksible”.

Kancelarja Angela Merkel e kundërshtoi atëherë formulimin në fjalë. Ajo tha se me paratë evropiane duhet të mbështeten vetëm bankat e rëndësishme për sistemin, në shtetet e Eurozonës. Në rast se do të veprohej ndryshe, ajo tha se do të përdorte veton.

Më parë Gjermania kishte bërë lëshime të rëndësishme: kishte hequr dorë nga statusi i kreditorit të preferuar për programin e shpëtimit të eurozonës. Kjo ua hoqi mundësinë investorëve privatë të ndikojnë programin e shpëtimit të eurozonës. Dhe i ekspozoi taksapaguesit e Eurozonës para të njëjtit rrezik, sa edhe kreditorët privatë.

Më tej Gjermania kishte pranuar që rikapitalizimi i bankave të bëhej direkt nga Banka Qendrore Evropiane, që të mos thellohej borxhi i shteteve përfituese. Blerjen e obligacioneve të mos e kontrollonte më qeveria e një shteti, por Mekanizmi Evropian i Kontrollit Bankar, që u themelua në vitin 2014.

Pas kësaj, Presidenti i atëhershëm italian i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi aplikoi nga marsi 2015 blerjen në stil të gjerë të obligacioneve të shteteve në krizë: për të nxitur konjukturën dhe për të luftuar inflacionin e ulët. Për Programin e Blerjeve të Sektorit Publik të BQE (Public Sector Purchase Programme” (PSPP)), kritikat nuk kanë rreshtur.

LEXO EDHE:  Italia drejt stabilizimit/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave në 24 orët e fundit

Sidomos shtetet nordike të Eurozonës e kanë kritikuar Bankën Qendrore Evropiane se ka shkelur mandatin e saj, për stabilitetin e euros dhe po bën politikë: po u pastron me para evropiane librat e llogarive bankave jo të rëndësishme, jo sistemore të shteteve në krizë. Se po u siguron “likuiditet kompanive ekonomikisht të paqëndrueshme”.  Se Banka Qendrore Evropiane po financon kështu shtete kryesisht jugore, duke i kaluar borxhet e tyre në Evropë.

Çfarë ndodhi tani?

Kryesisht qarqe konservatore sipërmarrësish e politikanësh në Gjermani e paditën në Gjykatën Kushtetuese gjermane blerjen e obligacioneve nga Banka Qendrore Evropiane. E quajtën shkelje të të drejtave që ua garanton kushtetuta gjermane. Dhe Gjykata Kushtetuese gjermane u dha  të drejtë në disa pika.

Paditësit kishin argumentuar se blerjet e obligacioneve të shteteve në krizë ndikojnë negativisht te taksapaguesit gjermanë: në “rritjen e borxhit”, në pakësimin e “kursimeve personale, në çmimet e pasurive të patundshme (në Gjermani), në skemat e pensioneve”. (Pakënaqësia në Gjermani me Bankën Qendrore Evropiane është gjithsesi e madhe për shkak të politikës së interesave bankare zero, që i ka zhvlerësuar kursimet e gjermanëve.)

Cila është rrugëdalja nga kjo situatë?

Qeveria gjermane ka deklaruar zyrtarisht se e konsideron të zgjidhshme këtë çështje: Banka Qendrore Evropiane do të paraqesë argumentimin e kërkuar dhe kontestimi merr fund.

Në Berlin thonë se as qeveria gjermane nuk e ka shkelur kushtetutën gjermane me pjesëmarrjen në programin e obligacioneve. Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz kujtoi se gjykata gjermane “konstatoi qartë se programi i obligacioneve të Bankës Qendrore Evropiane nuk është financim monetar i shteteve.”

Gjykata Kushtetuese i dëshmon qeverisë se mund ta rifitojë kontrollin e parave gjermane

Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese gjermane e fuqizon me këtë vendim Gjermaninë. Në krizën aktuale të Covid-19 kryesisht shtetet latine të Eurozonës, Franca, Spanja, Italia, ndaj Gjermanisë bëjnë të njëjtin presion si në qershor 2012: kërkojnë financimin e bankave vendase me para nga një fond evropian rindërtimi. Kërkojnë që të jepen grante, që të mos u thellohet borxhi kombëtar shteteve marrëse.  Blerjen e huave të shteteve në krizë, si Italia, Banka Qendrore Evropiane e rinisi edhe pak javë më parë.

Gjykata Kushtetuese Gjermane i ofroi qeverisë gjermane një bazë juridike: që po ta quajë me vend, në bazë të kushtetutës gjermane, Gjermania mund ta kthejë te vetja kontrollin e parave gjermane, që jepen për Evropën.

Kjo është ende e mundur në kushtet kur bashkimi bankar në eurozonë është në fillimet e tij, megjithë hapat e vitit 2012. Eurozona është ende vetëm bashkim monetar, mungojnë institucionet vendimmarrëse politike.

Të mërkurën (13.03.) kancelarja Angela Merkel tha në Bundestag se vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane e detyron qeverinë gjermane të veprojë me mençuri “që Euro të vazhdojë të ekzistojë.”

Nga Berlini kancelarja Merkel i dërgoi të mërkurën një sinjal edhe Francës, kur e kujtoi këtë fakt në Bundestag.  Ajo tha se “nuk duhet ta harrojmë kurrë çfarë tha (francezi) Jacques Delors përpara se të prezantohej Euroja: na duhet edhe një bashkim politik, vetëm një bashkim monetar nuk mjafton.”

Një interpretim i kësaj deklarate është: përderisa nuk i kemi institucionet politike të Eurozonës, me kompetenca mbi financat e shteteve anëtare, pra edhe të Gjermanisë, presionet aktuale evropiane ndaj Gjermanisë për grante e Eurobonde nuk kanë bazë institucionale e juridike. Madje ato mund të arrijnë efektin e kundërt. Sipas disa vëzhguesve, në një rast ekstrem presioni mund ta detyrojë Gjermaninë edhe të largohet nga Eurozona./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Ku e ka origjinën Obamagate?

Publikuar

-

Nga

Akuzat që ka ngritur prej kohësh Presidenti Donald Trump për akte të paligjshme nga pararendësi i tij, Barack Obama, kanë marrë tani nofkën: Obamagate, frymëzuar nga skandali Watergate, që solli rrëzimin nga posti të Presidentit Nixon.

Tani Presidenti Trump dhe aleatët e tij kanë ngritur pretendimin se në ditët e fundit të administratës Obama, zyrtarët demokratë në këtë administratë thurën intriga për të zënë në grackë këshilltarin e zotit Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, në kuadër të një plani më të madh për të penguar zotin Trump të bëhej president.

Kjo teori konspiracioni mori përmasa të reja pasi Departamenti i Drejtësisë javën e kaluar filloi procesin për të liruar nga akuzat penale zotin Flynn, duke thënë se FBI-ja nuk kishte pasur baza të mjaftueshme ligjore për të hapur hetime kundër tij lidhur me bisedat që ai zhvilloi në 2016 me ish-ambasadorin rus në Uashington, Kisliak.

Departamenti i Drejtësisë nxori një numër regjistrimesh që hedhin dritë mbi një proces të mëparshëm të hapur nga administrata Obama lidhur me veprimet e Gjeneralit Flynn. Presidenti Trump reagoi duke thënë se zoti Flynn ishte shënjestruar në mënyrë të paligjshme dhe se vendimi për të hapur hetime kundër tij e kishte zanafillën tek Presidenti Obama.

“Krimi më i madh politik në historinë amerikane,” shkruante Presidenti Trump në Twitter të dielën, duke e quajtur “Obamagate”.

Shumë shpejt termi “#Obamagate” u përhap përmes rrjeteve sociale e mediatike dhe teoria e vjetër konspirative u ringjall.

I pyetur të hënën të shpjegonte se çfarë krimi kishte kryer Presidenti Obama, zoti Trump tha vetëm “kanë ndodhur gjëra shumë të këqia që nuk duhet të lejohen kurrë në këtë vend”.

Presidenti Obama është një objekt i preferuar dhe i shpeshtë sulmesh për Presidentin Trump.

Duket që presidenti Trump po përpiqet të implikojë në teoritë e konspiracionit edhe ish-nënpresidentin dhe aktualisht kandidat për president, Joe Biden.

Origjina e Obamagate

Në thelb, Obamagate është një teori e vjetër me emër të ri.

Në mars 2017, Presidenti Trump akuzoi pararendësin e tij se kishte vënë pajisje përgjuese për të regjistruar në mënyrë të paligjshme bisedat në banesën e tij në Nju Jork gjatë fushatës presidenciale në 2016, duke thënë se këto veprime i përngjanin skandalit Watergate të kohës së Presidentit Nixon. Një vit më pas, Presidenti Trump ngriti pretendimin se FBI-ja kishte dërguar një informant që kishte infiltruar në fushatën e tij.

Akuza kryesore për Obamagate është se ish-presidenti kishte dhënë urdhër për hetime kundër Michael Flynn, megjithëse FBI-ja nuk kishte arsye të mirëfilltë për të hapur hetime. Flynn, i cili më parë ka qenë demokrat, pat shërbyer në administratën Obama si kreu i operacioneve të zbulimit ushtarak, para se të shkarkohej nga detyra dhe më pas të fillonte punë në fushatën e zotit Trump.

Zoti Flynn ishte nën hetime dy herë: në 2016 dhe 2017, herën e parë lidhur me dyshimet për lidhje mes fushatës Trump dhe Rusisë, më pas për një seri bisedash me ish-ambasadorin rus në Uashington, gjatë të cilave këshilloi që rusët të mos ndërmerrnin masa në kundërpërgjigje të sanksioneve të administratës Obama kundër Rusisë, duke lënë të kuptohet se presidenti Trump do t’i eliminonte sanksionet.

Takime në zyrën presidenciale

Në qendër të akuzave Obamagate është takimi mes Presidentit Obama dhe ekipit të tij të sigurisë kombëtare më 5 janar 2017, dy javë para se Donald Trump të merrte detyrën e presidentit.

Takimi u zhvillua një ditë pasi FBI-ja mbylli zyrtarisht hetimet lidhur me dyshimet se Flynn kishte pasur lidhje me rusët, por para se të vendoste që hetimet të mbaheshin të hapura dhe Flynn të hetohej për telefonatat me ish-ambasadorin rus.

Zyrtarë të zbulimit informuan Presidentin Obama për rezultatin e procesit. Në fund të mbledhjes, presidenti i kërkoi drejtorit të FBI-së James Comey dhe Zv/Prokurores së Përgjithshme Sally Yates të qëndronin pak më gjatë, pas largimit të tjerëve. Në dhomë ishte edhe nënpresidenti Biden dhe këshilltarja për sigurinë kombëare Susan Rice.

Sipas zonjës Yates në një intervistë në 2017 para ekipit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller, Presidenti Obama kishte thënë se “kishte mësuar se kishte informata për Flynn” dhe për bisedat e tij me ish-ambasadorin rus lidhur me sanksionet kundër Rusisë.

Zonja Yates tha se ajo vetë nuk ishte në dieni të këtij informacioni megjithëse ishte zyrtarja numër 2 në Departamentin e Drejtësisë dhe mbikqyrte FBI-në.

LEXO EDHE:  LAJMI I MIRË nga Universiteti Amerikan/ Ja sa njerëz e kanë fituar betejën me COVID-19 në botë

Sipas zotit Comey në dëshminë e tij para Komisionit të Zbulimit, ai kishte njoftuar drejtorin e CIA-s John Brennan sapo kishte mësuar për bisedat e zotit Flynn me ambasadorin rus dhe më pas Brennan kishte informuar zotin Obama.

Yates më pas tha se Presidenti Obama kishte thënë se nuk donte hollësi të hetimit, por donte të dinte “nëse Shtëpia e Bardhë duhet ta trajtonte Flynn ndryshe” në ditët që i mbeteshin administratës Obama.

Zonja Yates nuk mbante mend si ishte përgjigjur drejtori i FBI-së, James Comey.

Ndërkaq, ish-këshilltarja për sigurinë kombëtare, Susan Rice kishte cituar një email që i kishte dërguar vetes në ditën e fundit të administratës ku shkruante se Presidenti Obama kishte theksuar që “ekipi i zbatimit të ligjit duhet të veprojë siç do të vepronte në çdo rast tjetër, në bazë të ligjit”.

Zonja Yates dhe ish-zyrtarë të tjerë i kanë dalë në mbrojtje procesit hetimor kundër Michael Flynn. Por fakti që mbledhja në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua një ditë pasi FBI-ja kishte vendosur t’i mbyllte hetimet kundër zotit Flynn dhe fakti që Presidenti Obama ishte në dieni të telefonatave të zotit Flynn me ish-ambasadorin rus, ka bërë që Presidenti Trump, komentatorë konservatorë dhe avokatët e zotit Flynn të argumentojnë se procesi i dytë hetimor kundër Michael Flynn lidhur me bisedat e tij me ish-ambasadorin rus ishte komplot anti-Trump që e kishte zanafillën tek majat e administratës Obama.

“E gjithë kjo ishte e orkestruar dhe e organizuar brenda FBI-së, me pjesëmarrjen e (ish-drejtorit të zbulimit kombëtar) Clapper, Brennan dhe në zyrën presidenciale në ditët e administratës Obama,” tha Sydney Powell, avokat i zotit Flynn në një intervistë me rrjetin Fox.

Dokumente të deklasifikuara kohët e fundit lidhur me hetimet u janë dorëzuar avokatëve të zotit Flynn, duke ndezur edhe më tepër teoritë konspirative.

Në një shënim me shkrim dore që është përmendur disa herë, një zyrtar i lartë i FBI-së pyeste nëse qëllimi i intervistimit të zotit Flynn lidhur me bisedat që kishte zhvilluar me ish-ambasadorin rus, ishte për të bërë të mundur shkarkimin e tij, apo për ta “shtyrë që të gënjente”.

“Demaskimi” i Michael Flynn

Teoria e konspiracionit Obamagate ushqehet nga një tjetër pretendim: identifikimi i zotit Flynn para se Donald Trump të merrte postin e presidentit kishte motive politike.

Analistë amerikanë të zbulimit zakonisht “maskojnë” identitetin e amerikanëve që ndeshen në procese hetimore që kanë në shenjestër shtetas të huaj. Bisedat e zotit Flynn me ish-ambasadorin rus u kapën gjatë përgjimeve rutinë të bisedave të ambasadorit rus.

Zyrtarë të autorizuar të sigurisë kombëtare që përpiqen të kuptojnë kontekstin e bisedave mund t’i kërkojnë Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të “demaskojë” apo të zbulojë identitetin e shtetasit amerikan në këto biseda. Kjo është praktikë rutinë, por Presidenti Trump dhe aleatët e tij i kanë akuzuar zyrtarët e administratës Obama se e zbuluan identitetin e zotit Flynn për qëllime politike.

Këtë javë, Richard Grennell, aleat i ngushtë i presidentit Trump, aktualisht drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar, nxori emrat e mbi 10 zyrtarëve të administratës Obama, të cilët kishin kërkuar zbulimin e identitetit të zotit Flynn gjatë javëve të fundit të administratës së mëparshme.

Lista përfshin një numër zyrtarësh të Presidentit Trump, të cilët prej kohësh Presidenti Trump i ka akuzuar për qëndrim armiqësor ndaj tij: Brennan, James Clapper dhe ish-drejtori i FBI-së, James Comey.

Hetime të reja?

Që kur filloi Obamagate, Presidenti Trump u ka bërë thirrje republikanëve në Kongres të hapin hetime mbi ish-presidentin Obama. Nuk ka gjasa që të ndodhë një gjë e tillë.

“Nëse do të isha senator apo kongresmen, personi i pare që do të thërrisja për dëshmi për krimin dhe skandalin më të madh politik në SHBA, është ish-Presidenti Obama,” shkruante të enjten Presidenti Trump në Twitter. “Ai ishte në dieni të TË GJITHAVE”.

Por kreu i Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, Lindsey Graham, përkrahës i Presidentit Trump, thotë se nuk është i interesuar të sjellë ish-presidentin Obama para Kongresit.

Por Senatori Graham është betuar të thërrasë zyrtarë të administratës Trump në kuadër të hetimeve të komisionit të tij për origjinën e hetimit për lidhjet Trump-Rusi.

Joe Biden dhe demokratë të tjerë e kanë hedhur poshtë Obamagate si një tjetër përpjekje e pacipë e Presidentit Trump për të zhvendosur vëmendjen nga kritikat në rritje për keqmenaxhimin e krizës së koronavirusit./ VOA

LEXO TE PLOTE