Connect with Us

“Më kërko falje se ma ke bërë borxh”/ Pëllumb Pipero përlotet në emision

Shëndeti

“Më kërko falje se ma ke bërë borxh”/ Pëllumb Pipero përlotet në emision

Publikuar

-

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero është surprizuar sonte në emisionin “Dua të bëj të lumtur” nga vëllai i tij i vogël.

Kur në ekran u shfaq vëllai i tij, Pipero nuk ka mundur dot ti kontrolloje emocionet teksa syt iu mbyshën me lot.

Vëllai i vogël i doktorit ka treguar një histori të panjohur të fëmijërisë së tyre, me gjithë sakrificat që kanë kaluar, pasi tha se janë rritur jetimë 5 vëllezërit.

“Unë kam ardhur të të them se si vëllai i madh që je më ke një borxh të hershëm,, dua të më kërkosh falje për atë që ke bërë, më mirë vonë se kurrë, para 40 e ca vitesh kur kishe mbaruar vitin e parë të fakultetit, vajtëm në Poliçan e s’gjenim dot makinë i kemi rënë malit të Tomorit lart e dolëm në fshat.

Problemi që kishe marrë një çantë me libra 15 kg me vete dhe atë cantën e kam mbajtur unë gjatë gjithë rrugës, përveçse ishte e rëndë dhe ajo vapa e Korrikut, duke ngjitur malin, kur vajtëm afër fshatit, ishte një pyll, tha që do pushoj pak, çantën e kisha mbajtur unë, më thotë dëgjo kam humbur shumë lëngje, jam dehidratuar, unë s’e merrja vesh atë fjalë, ky me terma shkencorë ky. Pa patur një cik ujë me kripë gjelle unë nuk lëviz tha nga vendi. Ku ta gjeja. Mora dhe Pëllumbin në krahë deri sa shkuam në shtëpi e sollëm në vete me atë ujin mineral. Për këtë gjë dua të më kërkosh falje. Se ma ke bërë borxh. S’e harroj dot”.

LEXO EDHE:  I sjellin vëllain me urgjencë tek Infektivi/ Qytetarja pret prej orësh në ankth

“Unë falje të kërkoj por nuk ta shlyej dot se duhet të shkojmë prapë atje të mbaj unë librat e tu”, ia ktheu Pipero./CNA.al

MJEKU PIPERO NE DUA24a4b766b-be37-4519-adb4-56da015e6f47

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Do bëjmë plazh”/ Kalo: Duhet kujdes për higjenën dhe ujin

Publikuar

-

Nga

Mjeku Tritan Kalo u tregua optimist për pushimet e verës dhe deklaroi se shqiptarët do të mund të bëjnë plazh.

Kalo tha se qytetarët duhet të kenë shumë kujdes për higjenën dhe ujërat në det, ndërsa për pishinat kërkoi të kloronohen.

“Jam shumë optimist real. Këtë optimizëm real duhet t’ua përcojmë edhe njerëzve. Gjithë popullata jonë ka një mirëbesim. Nëse mirëbesimi shkelet, atëherë do kemi për fat të keq regres. Do të shijojmë diellin, por duhet shumë kujdes. Duhet bërë kujdes edhe për higjenën edhe për ujërat në det. Përshembull ujërat e zeza që janë në det duhet të eliminohen. Duhet bërë klorinimi i ujit në pishina. Klori i mjaftueshëm është mirë, ndërsa klori i tepërt ka pasoja”, tha mjeku në emisionin “Kjo Javë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Është hera e pestë që reagoj”/ Tritan Kalo: Të zgjatet fasha e orarit

Publikuar

-

Nga

Mjeku Tritan Kalo tha se rritja e numrit të vrasteve të të infektuarve ishte e pritshme, ndërsa tregoi se fatmirësisht nuk ka pasur as shtim të shtrimeve në spital.

Kalo deklaroi se qytetarët nuk duhet të entuziazmohen shumë nga kjo dhe të thyejnë rregullat, por të vazhdojnë t’i repektojnë ato.

Gjithashtu infeksionisti kërkoi që të shtihet fasha e orarit të daljes deri në orën 21:00.

“Nga e hëna do të ketë hapje më të madhe. Kemi pasur 18 raste, sot 17. Në 3 ditë rresht kishim vetëm nga 4 raste. Është diçka e pritshme. Ne shohim që shtrimet nuk janë shtuar dhe intubimet jo. Ky optimizëm real, nuk duam që të kthehet në një optimizëm të rremë, nëse qytetarët të mos respektojnë masat. Për orarin mund të jetë hera e pestë që reagoj. Mund të kapërcehet dhe ora 21:00. Por duhet thënë se edhe pse ka qenë 17:30 orari i fundit, pas kësaj ore ka pasur lëvizje. Për mua deri në orën 21:00 të lëvizin. Pas kësaj ore iu jepet mundësia qytetit që të furnizohet dhe institucionet që merren me sterilizim të bëjnë të mundur përgatitjen për ditën e nesërme. Njerëzit nuk duhet të lëshojnë krahët. Nuk duhet të neglizhohen. Jeta jetohet, edhe nëse disa zakone duhet t’i lëmë mënjanë”, theksoi mjeku në emisionin “Kjo Javë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

22 raste të reja në shtetin fqinj/ Humb jetën një tjetër i infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

22 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Media e shtetit fqinj “Iliria News Agency” raporton se nga 462 testet e kryera, 22 u konfirmuan pozitiv, konkretisht 9 në Shkup, një në Kumanovë, 4 në Prilep, 6 në Tetovë, një në Veles, dhe një në Ohër.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë bën me dije se një pacient nga Shkupi i moshës 79 vjeçare, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtator”. Ai ishte shtruar në spital 3 ditë më parë dhe sot ka ndërruar jetë. Gjithashtu janë shëruar edhe 16 persona të tjerë.

LEXO EDHE:  Foto/ Njihuni me vëllain simpatik të Bebe Rexhës

Që nga fillimi i epidemisë, në shtetin fqinj janë infektuar me Covid-19 1762 persona, nga të cilët janë shëruar 1267 pacientë dhe kanë ndërruar jetë 98 të tjerë. Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 397./ CNA.al

LEXO TE PLOTE