LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas biçikletën/ Një i plagosur, me urgjencë drejt Traumës

16 Maj 2020, 14:25, Kronika CNA
Makina përplas biçikletën/ Një i plagosur, me

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar sot në Tiranë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në bulevardin ?Bajram Curri?, ku një shofer 25 vjecar ka përplasur një 65 vjecar, i cili po ecte me bicikletë.

Si pasojë, 65 vjecari është dërguar në spital, ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2020, rreth orës 14:41, në bulevardin ?Bajram Curri?, mjeti me drejtues shtetasin L.C., 25 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin H.Ll, 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjeti është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.2 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga