Connect with Us

Kryemadhi nga Teatri Kombëtar: Drejtësia të zgjohet nga gjumi

Politikë

Kryemadhi nga Teatri Kombëtar: Drejtësia të zgjohet nga gjumi

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar nga Teatri Kombëtar ku po zhvillohet një protestë, se nuk do të dorëzohen dhe nuk do t’i lejojnë fadromat të shembin godinën e Teatrit.

Kryemadhi tha se Teatrin e ri mund ta ndërtojnë diku tjetër, ndërsa paralajmëroi se vetëm nëse do të kalojnë mbi trupat e tyre do ta shembin godinën aktuale.

“Le të vijnë fadromat, ua kam thënë dhe ua them, do ta shembin Teatrin vetëm po kaluan mbi trupat tanë. Nuk ka nevojë as për një mijë veta, as për 100 veta, ne që jemi këtu, të kalojnë mbi trupat tanë dhe ta shembin. Beteja jonë nuk është politike, por për trashëgiminë, kulturën, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Është si puna e verës kjo godinë, sa më e vjetër aq më e mirë është. Nuk mendoj që kryeministri italian do të shembi koloseun se do të ndërtojnë një kolose të ri. Të shkojnë diku tjetër të ndërtojnë një Teatër të ri e kanë Piramidën. Ky le të qëndrojë”, u shpreh ajo, ndërsa theksoi se drejtësia shqiptare duhet të reagojë.

LEXO EDHE:  “Kthema dritën”/ 300.000 familje të varfëra pa elektricitet, qytetarët protestë para Kryeministrisë

“Ky teatër le të jetë histori dhe mundësi për të treguar se lutjet e besimtarëve në Shqipëri kudo që janë Zoti ua ka pranuar që të bëjë Edi Ramën të tërhiqet nga kjo çmenduri e madhe. Nuk ka arsye për të agravuar. Më vjen mirë që KLSH është shprehur, por akoma kjo drejtësia shqiptare si nuk qenka drejtuar nga gjumi për këtë vendimin e falsifikuar të Këshillit Bashkiak”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do ta çojmë deri në fund këtë luftë”/ Budina: Duhet referendum europian

Publikuar

-

Nga

Një protestë është duke u zhvilluar në këto momente para Teatrit Kombëtar pas thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila deklaroi se ka informacione që mund të shembin godinën.

Regjisori Edmond Budina deklaroi se Teatri nuk do të shembet, ndërsa foli edhe për opozitarët që kanë shkuar në mbështetje të tij.

Budina kërkoi të bëhet referendum europian për të mbrojtur Teatrin dhe paralajmëroi se do ta çojnë deri në fund këtë betejë.

“Partitë mund të jenë mbështetëse e kauzës sonë, por nuk na drejtojnë ata. Nëse dikush na tërheq për hunde, ne nuk do ta lejojmë. Ne kemi luftuar që teatri të jetë monument kulture. Ky monument iu ka takuar brezave më herët dhe do iu takojë edhe brezave më vonë. Duhet bërë referendum europian për të mbrojtur Teatrin. Duhet europian, sepse referendumi shqiptar nuk vlen.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Edmond Islamaj/ Halimi: Drejtësia në kolaps

LEXO EDHE:  Protesta e banorëve të Astirit/ Ngjela: Kërkojnë dëmshpërblim për pronat e paligjshme

Kjo sepse e kemi parë njerëzia nuk ka para, shitet për miell me para droge. Ne duam që kjo të jetë trashëgimi e brezave që do të vijnë. Ky është monument kulture e duhet mbrojtur, rregulluar dhe t’ua tregojmë brezave të ardhshem. Do ta mbrojmë deri në fund këtë trashëgimi kulturore shqiptare. Do ta çojmë deri në fund këtë luftë. Europa është me ne, Teatri nuk shembet”, tha regjisori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha e bën sërish pushim/ Dërgon Kryemadhin dhe Bardhin te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Për të dytën ditë radhazi, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar te godina e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se pak minuta më parë Kryemadhi i është bashkuar artistëve dhe aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhin.

Gjithashtu edhe përfaqësues të tjerë të opozitës kanë shkuar të protestojnë kundër shembjes së Teatrit. Kryemadhi deklaroi se do rrinë zgjuar që të mos shkojë policia për prishjen e godinës.

“Edhe dje e kishin plan për të hyrë, nuk erdhën, ne këtu jemi. Informacionet të jenë si të duan, do të jemi këtu për të mos lejuar zbatimin e një vendimi të paligjshëm, do të rrimë zgjuar gjithë natën dhe do të donim të ishte zgjuar edhe drejtësia shqiptare për të parë se çfarë po ndodh”, tha Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Mjeket, të mërkurën protestë përpara Kryeministrisë

LEXO EDHE:  Proteste kunder martesave te vajzave minorene

Ndërkohë, kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, duket se ka dërguar Kryemadhin e Bardhin në vend të tij, pasi sonde nuk është dukur pranë artistëve. Dy ditë më parë Basha qëndroi gjatë natës me arstistët, ndërsa dje dhe sot ka shkuar kryetarja e LSI-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“66 mijë familje pa bukë”/ Balliu thirrje qeverisë: Kthe sytë nga turizmi

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, ka ngritur akuza ndaj qeverisë lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Nga Pogradeci, Balliu tha se gjendja ekonomike është rënduar dhe për këtë fajësoi qeverinë se nuk ka reaguar dhe nuk ka marrë masat e duhura.

“Pandemia po shndërrohet në një pandemi ekonomike të rëndë në mbarë vendin. Në vendin tonë për faj të qeverisë u rrit papunësia, ndërsa në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi ka ndodhur e kundërta. Sot 66 mijë familje shqiptare kanë humbur punën e tyre, janë pa rroga e pa bukë”, u shpreh ai, ndërsa i bëri thirrje qeverisë t’i kushtojë më shumë vëmendje turizmit.

LEXO EDHE:  Kryemadhi urdhëron Fevziun/ Duhet të rregulloni gjuhën!

“Nga Pogradeci i bëj thirrje qeverisë të kthejë sytë nga turizimi, të alokojë fonde dhe të ndihmojë biznesin për marrjen e masave dhe përgatitjen për sezonin veror jo vetëm në Pogradec, por në çdo qytet ku ka turizëm. Kjo pandemi ekonomike që po kaplon vendin do ta bëjë koronavirusin të duket lule për shqiptarët. Shqiptarët të mos kënaqen me lëmoshë, miell, makarona dhe fasule por qeveria t’ju japë para pasi dritat dhe uji nuk paguhen me ushqime”, deklaroi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE