Connect with Us

“Kam vuajtur nga uria”, Maradona shpërthen në lot: Ndihmojini njerëzit të ushqehen

Sport

“Kam vuajtur nga uria”, Maradona shpërthen në lot: Ndihmojini njerëzit të ushqehen

Publikuar

-

Diego Maradona nuk përton asnjëherë të dalë në mbrojtje të njerëzve të varfër dhe popullit të thjeshtë. Legjenda argjentinase e ka lidhur gjithmonë veten me personat në nevojë. Varfërinë e ka provuar në lëkurën e tij dhe e di mirë se çfarë do të thotë të mos ushqehesh si duhet.

Trajneri i Gimnasia La Plata ishte ndër të parët që pranoi uljen e rrogës prej krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Ai ka postuar një video së fundmi, duke i emocionuar të gjithë me thirrjen e tij, teksa nuk mungojnë as lotët.

“Ndihmojini njerëzit të ushqehen. Nuk e them diçka të tillë për show, i kam kaluar vetë këto vështirësi. Kam vuajtur shumë në Villa Fiorito (provincë e Buneos Aires, vendi ku është rritur Diego)“, deklaron Maradona në videon e dedikuar ndaj Corazones Solidarios, një OJQ që ofron mbështetje për mijëra fëmijë në vështirësi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Gol që në sekondën e 38 dhe shpikje të reja për festim, Bundesliga rezervon gjithçka

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme ka qenë e gjitha e rezervuar për Bundesligën, që solli edhe njëherë futbollin në fushën e blertë dhe rizgjoi sërish ato emocione që mungonin përgjatë këtyre dy muajve. Pesë takimet e para janë luajtur në orën 15:30 për të kaluar më pas te përballja mes Eintraktit të Frankfurtit dhe Borusia Monshegladbah, që mbyll edhe siparin për ndeshjet e sotme. Momentalisht ekipet i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, teksa arbitri ka sinjalizuar përfundimin e 45 minutave të para.

Por përballja e sotme kishte rezervuar shumë në fraksionin e parë të ndeshjes, teksa që në sekondën e 38, miqtë do të gjenin rrugën e rrjetës. Pritja e gjatë dy mujore pa shënuar ka marrë fund në më pak se një minutë në fushën e lojës. Plea do të shënonte golin e parë të takimit dhe të tijin pas ndërprerjes, por i veçantë do të ishte edhe festimi. Dhënia e dorës i ka lënë vendin përshëndetjes me bërryla, duke krijuar kështu një mënyrë të re sjelljes së lojtarëve.

Ndërkaq vetëm 6 minuta më vonë, në të 7-n do të ishte Thuram ai që do të dyfishonte shifrat për Gladbah. Adrenalina pas golit do të ishte e madhe, por futbollistët e klubit gjerman ia kanë dalë të përmbajnë emocionet dhe të tregohen kreativ për të shpikur festime të reja. Ashtu si ndodhi edhe në rastin e Thuram.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

FOTO/ Rifillimi i Bundesligës, zbuloni të gjitha kuriozitetet e ndeshjeve të para

Publikuar

-

Nga

Bundesliga gjermane ka rinisur ditën e sotme pas dy muajsh e gjysmë ndalesë për shkak të pandemisë së covid-19.

Ky rifillim i sezonit ka nisur ndryshe pasi të gjitha klubet duhet të respektojnë rregullat e vendosura në protokoll, ndërsa ndryshimet janë të shumta. Lojtarët në stol qendrojnë me maska dhe në distancë, nuk ka festime gjatë golave, gjithashtu edhe intervistat bëhen duke mbajtur një distanca mjaft të largët.

Të gjitha këto ndryshime vijnë për shkak të pandemisë së covid-19 që tashmë ka ndryshuar shumë gjëra edhe në botën e futbollit. Më poshtë mund të ndiqni disa foto nga ndeshjet e sotme në Bundesligën gjermane.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tronditet Lazio, Strakosha pëson dëmtim që i rrezikon sezonin

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore. Portieri i kombëtare shqiptare ka një problem me gishtin e vogël të këmbës. Mediat italiane raportojnë se ka një frakturë, por mbetet të shihet në vazhdim. Në fakt edhe mund të rrezikojë sezonin, nëse do t’i duhet të bëjë ndonjë ndërhyrje.

E ARDHMJA – Lazio kohët e fundit po tenton ta bindë portierin e kombëtares shqiptare për të rinovuar marrëveshjen aktuale, që përfundon më 30 qershor të vitit 2023. Klubi kryeqytetas i ofron atij një rritje page deri në 2 milion euro, ndërkohë që do të ketë edhe bonuse.

Sigurisht kontrata e re do të zgjatet dhe do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025. Strakosha është një ndër shtyllat e formacionit të Lazio, që po mundohet të fitojë titullin kampion këtë sezon. Juventusi kryesues ka vetëm një pikë më shumë se kryeqytetasit.

LEXO TE PLOTE