LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kam 6 patenta"/ Basha nuk pranon të flasë për gjobën

16 Maj 2020, 16:15, Politikë CNA
"Kam 6 patenta"/ Basha nuk pranon të flasë për

Kryetari i opozitës nuk ka pranuar të flasë për gjobën që i vuri policia e Durrësit dhe heqjen e patentës pas takimit me qytetarët dhe biznesmenët në Durrës.

Gazetarja Nisida Tufa i vuri Bashës në dukje se kjo është hera e dytë që i pezullojnë patentën dhe e pyeti nëse ka dy patenta.

Kreu i Republikës së Re tha shkurtimisht duke qeshur në emisionin “Kjo Javë” se ka 6 patenta dhe më pas ndërroi temë.

“Kam 6 patenta. Ky është një shtet prej kartoni i mbaruar, kujton se do trembë qytetarët, e kanë të pamundur, e drejta do të triumfojë”, theksoi kryedemokrati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga