Connect with Us

I alarmoi të gjithë me dëmtimin e tij, mësohet gjendja e Thomas Strakoshës

Sport

I alarmoi të gjithë me dëmtimin e tij, mësohet gjendja e Thomas Strakoshës

Publikuar

-

Portieri i Shqipërisë dhe Lacios Tomas Strakosha nuk ka pësuar dëmtim në kyçin e dorës.

Sipas medias italiane “TMW”, gardiani shqiptar ka ndjerë shqetësimë në tendinë, por që nuk përbën rrezik serioz për dëmtim.

Ditën e sotme, inspektorët e shëndetësisë vëzhguan masat e marra nga klubi bardhekaltër për të garantuar stërvitjen e lojtarëve gjatë kohës që bota është mbërthyer nga pandemia e koronavirusit.

Kujtojmë që kampionati italian pritet të rinisë në 13 qershor.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Fitore spektakolare, Gladbach “shtyp” Frankfurtin

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur me fitoren 1-3 sfida e fundit për ditën e sotme në Bundesligë mes Frankfurt dhe Borusia Muncheglabah. Ndeshja ka nisur menjëherë më gol, Plea që në minutën e parë ka gjetur rrugën e rrjetës. 7 minuta më vonë është Thuram që shënon golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin për Muncheglabah.

Në pjesën e dytë, janë sërish miqëtë që shënojnë edhe golin e 3-të në minutën e 72-të me Bensebaini nga pika e penalltisë, ndërsa golin e “nderit” për Frankfurt e shënoi Andre Silva 9 minuta më vonë. Me këtë fitore Muncheglabah shkon në kuotën e 52 pikëve dhe i afrohet Dortmund që ka 54 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dezinfektimi i ambienteve, Tirana bëhet gati për rinisjen

Publikuar

-

Nga

Tirana nis përgatitjet për rifillimin e stërvitjes, që çdo gjë të jetë brenda rregullave të parashikuara nga protokolli i sigurisë. Vete klubi bardheblu ka postuar në faqen zyrtare pamje në të cilat dallohet nisja e dezinfektimit të stadiumit “Selman Stërmani”, duke nisur që nga shkallët e deri në ambientet e brendshme.

E njëjta procedure është zbatuar edhe në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Sikurse është bërë me dije, të hënën, më datë 18 majë ekipet do të kenë mundësi që të rinisin stërvitjen, teksa duhen zbatuar masat e parashikuara anti-COVID-19. E njëjta procedurë po ndiqet edhe nga ekipi i Flamurtarit dhe ekipet e tjera të Superiores.

Krahas rifillimit të stërvitjes, pritet tashmë një vendim përfundimtar nga ana e qeverisë, nëse do të miratojë apo jo datën 3 qershor si ditën e rifillimit të Kategorisë Superiore. Kjo datë u vendos pas takimit mes drejtuesve të FSHF-së dhe presidentëve të klubeve.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Kam vuajtur nga uria”, Maradona shpërthen në lot: Ndihmojini njerëzit të ushqehen

Publikuar

-

Nga

Diego Maradona nuk përton asnjëherë të dalë në mbrojtje të njerëzve të varfër dhe popullit të thjeshtë. Legjenda argjentinase e ka lidhur gjithmonë veten me personat në nevojë. Varfërinë e ka provuar në lëkurën e tij dhe e di mirë se çfarë do të thotë të mos ushqehesh si duhet.

Trajneri i Gimnasia La Plata ishte ndër të parët që pranoi uljen e rrogës prej krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Ai ka postuar një video së fundmi, duke i emocionuar të gjithë me thirrjen e tij, teksa nuk mungojnë as lotët.

“Ndihmojini njerëzit të ushqehen. Nuk e them diçka të tillë për show, i kam kaluar vetë këto vështirësi. Kam vuajtur shumë në Villa Fiorito (provincë e Buneos Aires, vendi ku është rritur Diego)“, deklaron Maradona në videon e dedikuar ndaj Corazones Solidarios, një OJQ që ofron mbështetje për mijëra fëmijë në vështirësi.

LEXO TE PLOTE