Connect with Us

Finalja e madhe e Eurovision 2020/ Surprizat e mbrëmjes së sotme do të transmetohen virtualisht

Showbizz

Finalja e madhe e Eurovision 2020/ Surprizat e mbrëmjes së sotme do të transmetohen virtualisht

Publikuar

-

Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata finale e Eurosong 2020. Ndryshe nga vitet e kaluara, Eurosong do të zhivllohet online.
Për shkak të Coronavirus, këngëtarët pjesëmarrës do të performojnë nga vendet e tyre në të gjithë Europën një nga hitet më të mëdha të këtij festivali.

Mbrëmjen e sotme do të ketë një shfaqje speciale pasi artistët do të bashkohen për të kënduar një nga hitet dhe këngën fituese të Eurovision të vitit 1997 Love Shine A Light nga Katrina And The ëaves.

Këtë herë Eurovision 2020 do të vijë nën sloganin Europe shine a light. Transmetimi pritet që të zgjasë 2 orë dhe transmetohet në kanalin zyrtar të “Eurovisionit” në YouTube me fillim nga ora 21:00.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Arilena Ara me këngën “Fall From the sky”, e cila është pëlqyer shumë. 41 artistët do të jenë në eventin e së shtunës, edhe nëse ata nuk do të kalojnë të gjithë. Këngëtari irlandez dhe fituesi tre herë i Eurovision, Johnny Logan u shpreh për Euroneës se eventi është një mënyrë e bukur e bashkimit.

“Festivali i këngës Eurovision është një nga të paktat gara ku e gjithë Evropa bashkohet për ta pare dhe nuk lidhet vetëm me muzikën. Lidhet me argëtimin, festat, këngët e këqija dhe ato të mira dhe ka mjaft të tilla. Mendoj se është një festë”, tha Johnny Logan./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

FOTOT-Aktorja dhe futbollisti i japin fund beqarisë/ Martohen në kohë pandemie

Publikuar

-

Nga

Aktorja turke Silan Makal dhe futbollistin Sener Ozbayrakli janë kurorëzuar në martesë në një kohë pandemie nga koronavirusi. Aktorja ka vendosur të mos e shtyjë datën e dasmës, por të martohet me partnerin e saj, futbollistin Sener Ozbayrakli. Çifti mbajtën një dasmë ku të ftuar ishin vetëm familjarët dhe nusja kishte vendosur maskë.

Aktorja dukej shumë elegante me fustanin e bardhë teksa preferoi të mbante një look të thjeshtë për flokët dhe makjazhin. Silan Makal nuk është shumë e njohur në Shqipëri, por në Turqi ajo është e famshme për rolin në serialin “Yeni Gelin”.

LEXO EDHE:  “Ishte skandal, na vranë performancën”/Artistja e famshme akuzon “Eurovision” për keqmenaxhim

Aktorja Silan Makal dhe futbollisti i Gallatasarajit, Sener Ozbayrakli kanë vite së bashku. Ata planifikojnë të mbajnë një tjetër dasmë në verë nëse pandemia e koronavirusit mbaron./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Çmendën ndjekësit në karantinë/ Modelet më përvëluese të Instagramit

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht se të gjitha gjërat u mbyllën për shkak te Coronavirusit, rrjetet sociale kanë qenë më të përdorura se asnjëherë më parë.
Teksa të gjithë shkruanin për Coronavirus, vajzat më seksi të Instagramit u kujdesën të dhuronin sado pak gëzim fansave dhe ndjekësve të tyre me fotot që publikojnë shpesh në rrjet.

Bukuroshet më të ndjekura të Instagramit duke filluar nga Kim Kardashian, Kylie, Demi Rose, Emily Ratajkoëksi, Ana Cheri, Anastasia Kvitko e shumë emra të tjerë, shtuan një numër shumë të madh ndjekësish në rrjetet sociale pikërisht falë fotove seksi dhe formave të tyre.

LEXO EDHE:  “A do i bashkohet artistëve në shesh?”/ Meta: Ndonjë karagjozi që kërkon të bëjë prova force…

Kylie numëron 175 milionë ndjekës teksa ndiqet nga motra e saj Kim me 170 milionë ndjekës.
Demi Rose numëron 14 milionë ndjekës pasi ka qenë super aktive në Instagram gjatë karantinës duke joshur ndjekësit me pozat e saj topless.

Anastasia Kvitko u shfaq së fundi shpërthyese me bikini. Sommer Ray tërhoqi vëmendjen teksa pozoi me disa bikini minimaliste duke shfrenuar imagjinatën e ndjekësve.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Dua Lipa thyen karantinën/ Fansat “mbysin” me kritika këngëtaren

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Dua Lipa ka shkatuar zemërim tek ndjekësit e saj në Instagram pasi zbuluan se ajo kishte thyer karantinën dhe rregullat e distancimit.

Dy ditë më parë motra e saj Rina Lipa festoi ditëlindjen dhe këngëtarja e uroi atë në mënyrën më të ëmbël. Teksa të gjithë mendonin që ajo ishte në karantinë me të dashurin e saj Anwar ajo ka vizituar familjen e saj në ditën e lindjes së Rinës.

LEXO EDHE:  Bixhoz me dashurinë/ Zvetlana varros doktorin, zbulohet sekreti që dinte ai

LEXO EDHE:  "Ishte skandal, na vranë performancën"/Artistja e famshme akuzon "Eurovision" për keqmenaxhim

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Madje, këngëtarja shqiptare ndau në Instagram foto nga festa e ditëlindjes, ku kishte pozuar me familjarët e saj dhe fansat kaq deshën. Ata kanë “kryqëzuar” Duan në komente duke e qortuar për veprimin e saj dhe duke i përmendur distancimin social.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE