LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Është hera e pestë që reagoj"/ Tritan Kalo: Të zgjatet fasha e orarit

16 Maj 2020, 17:27, Lifestyle CNA
"Është hera e pestë që reagoj"/ Tritan Kalo:

Mjeku Tritan Kalo tha se rritja e numrit të vrasteve të të infektuarve ishte e pritshme, ndërsa tregoi se fatmirësisht nuk ka pasur as shtim të shtrimeve në spital.

Kalo deklaroi se qytetarët nuk duhet të entuziazmohen shumë nga kjo dhe të thyejnë rregullat, por të vazhdojnë t’i repektojnë ato.

Gjithashtu infeksionisti kërkoi që të shtihet fasha e orarit të daljes deri në orën 21:00.

?Nga e hëna do të ketë hapje më të madhe. Kemi pasur 18 raste, sot 17. Në 3 ditë rresht kishim vetëm nga 4 raste. Është diçka e pritshme. Ne shohim që shtrimet nuk janë shtuar dhe intubimet jo. Ky optimizëm real, nuk duam që të kthehet në një optimizëm të rremë, nëse qytetarët të mos respektojnë masat. Për orarin mund të jetë hera e pestë që reagoj. Mund të kapërcehet dhe ora 21:00. Por duhet thënë se edhe pse ka qenë 17:30 orari i fundit, pas kësaj ore ka pasur lëvizje. Për mua deri në orën 21:00 të lëvizin. Pas kësaj ore iu jepet mundësia qytetit që të furnizohet dhe institucionet që merren me sterilizim të bëjnë të mundur përgatitjen për ditën e nesërme. Njerëzit nuk duhet të lëshojnë krahët. Nuk duhet të neglizhohen. Jeta jetohet, edhe nëse disa zakone duhet t?i lëmë mënjanë”, theksoi mjeku në emisionin “Kjo Javë”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga