Connect with Us

Dhuna ndaj të miturit në Tiranë/ Basha akuza Ramës: Ai është e keqja e Shqipërisë

Politikë

Dhuna ndaj të miturit në Tiranë/ Basha akuza Ramës: Ai është e keqja e Shqipërisë

Publikuar

-

Basha nis përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme?/ Organizon takim me kryesinë e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia ndaj një të mituri në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se “kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. “

Më tej, ai thekson se Rama është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!
“Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit.
Ky është akti i një frikacaku të dështuar.”-përfundon reagimin e tij Basha.

LEXO EDHE:  Vrasja e tre punonjësve të Bashkisë së Matit/ Reagon Basha

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Publikuar

-

Nga

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias, në lidhje me çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, ka ardhur një tjetër reagim nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se në 30 qershor u bënë votime moniste dhe sipas tij shqiptarëve shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.

LEXO EDHE:  Mesazhi mafioz i Denar Bibës, për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Foto-Tirana digjet për ujë/ Kur Veliaj protestonte kundër Nanos dhe Ramës

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Kurrë më votime moniste në Shqipëri!

Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.”-shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha dhe Grida Duma në mbrojtje të bandave?/ Pse hesht prokuroria

Publikuar

-

Nga

deputetja e pd grida duma dhe kreu i pd lulzim basha me gazetaret

Grida Duma, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, në një studio televizive, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Grida Duma ka deklaruar se gjatë fushatës, bandat i janë vetëofruar për t’i mbështetur dhe për më tepër ajo tha se ka informuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, por ky i fundit kishte refuzuar bashkëpunimin.

Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë, gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën.

I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju? Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht. Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme”-ka deklaruar Grida Duma.

Edhe Lulzim Basha, gjatë takimeve në kuadër të fushatës, për kreun e PD-së, ndër të tjera ka deklaruar “Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë  para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi.

Ndaj dua t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë sepse nuk ka qenë thjeshtë një betejë e pabarabartë”.

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Përplasen tre mjete

LEXO EDHE:  Vendimi popullor i protestës/ Sot vdes 25 qershori dhe politika që mban pushtet të vjedhur

Por, zgjedhjet mbaruan, Basha zgjidhi edhe “hallin e tij të madh”, për të mbajtur karrigen e kryetarit, dhe ka vetëm heshtje.

As Grida Duma dhe as Lulzim Basha nuk i denoncuan kurrë se kush ishin këto banda. Nuk u përmendem emra dhe as nuk u denoncuan para drejtësisë.

Ata pretendojnë se kanë emra, mbiemra, por ndërsa folën për masakër zgjedhore, bandat u harruan.

Nga “bandat” u kalua tek “masakra zgjedhore” dhe rrëzimi i regjimit “Rama-Doshi”, dhe pasi “rrëzuan” regjimin, morën ca pushime, nga lodhja e madhe.

Lulzim Basha prej datës 14 qershor, pra një ditë pas zgjedhjeve në PD, është “zhdukur”, dhe po ashtu edhe Grida Duma ka heshtur, për të ashtuquajturat banda, që pretendon si kanë vetëofruar bashkëpunim gjatë zgjedhjeve.

Tani nëse nuk duan t’i marrin nw mbrojtje bandat për të cilat flasin vetë, Basha dhe Duma do të duhet ti denoncojnë ato me emra.

Por, nga ana tjetër ka edhe një tjetër detaj. Heshtje edhe nga institucionet e drejtësisë.

Edhe prokuroria hesht dhe nuk i thërrët, edhe pse kanë folur publikisht.

Minimalisht, prokuroria do duhej të thërriste Grida Dumën dhe Lulzim Bashën, për të dhënë sqarime për deklaratën e berë nga vetë deputetja e zgjedhur e Bashes, për të treguar me emra se kush janë ato banda, për të cilat flet.

Por, si Basha, Duma dhe Prokuroria “kyçin” gojën.

Nëse Basha dhe Duma kanë prova dhe emra për të ashtuaquajturat banda, bëjnë mirë t’i bëjnë publike, në mënyrë që ta besojnë qytetarët se betejen e ka seriozisht dhe se nuk do shndërrohet sërish në patericë të Edi Ramës, për të vijuar të jetë një “zjarrfikës” i urrejtjes ndaj kryeministrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ilir Meta ndjeu “erën” e burgut?/ Si tentoi të minonte reformën në drejtësi

Publikuar

-

Nga

Braktisi Presidencën/ Çela vë Metën para përgjësisë: Ka kryer krim, e pret dënim i rëndë

Në kohën që flitej për reformën në drejtësi në vitin 2016, Ilir Meta në nga pozicioni i kreut të Kuvendit, tallej me burgun.

Ndërsa deklaronte se Qeveria kishte nevojë për përmirësime, në emisionin e Çim Pekës, Meta fliste për mangësi të reformës në drejtësi se ishte dominuar nga fjala “burg”, por se nuk kishin lindur ata njerëz që mund ta çonin në burg.

Nuk besoj, edhe një herë tjetër, se vërtet kanë lindur ata njerëz që mund të kenë një guxim të tillë. Po kështu nuk është ndonjë sekret që indirekt vazhdimisht është përmendur, apo është pëshpëritur se kjo reformë bëhet kundër këtij, kundër atij, dhe nuk është ndonjë sekret

që është thënë që është bërë edhe kundër Metës”, shprehej Meta në vitin 2016.

Por pas miratimit të reformës në drejtësi, duket se e nuhati erën e burgut nga larg dhe filloi ta merrte seriozisht, ndaj dyshohej se bëri përçapje për të minuar reformën në drejtësi.

Kujtojmë se në vitin 2020, Meta tashmë nga pozicioni i Presidentit kërkoi ngritjen e një Këshilli Politik për të ndërhyrë në Reformën në Drejtësi.

Ka disa institucione që duhet të ishin ndërtuar. Opozita është ajo që e votoi reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese. Duhet parë nëse ka nevojë për amendime, sipas Presidentit duhet një këshill politik me përfaqësues të pozitës dhe opozitës për të arritur në një mirëkuptim sepse ndryshimet kushtetuese nuk janë çështje të Edi Ramës, por të gjithë popullit, që ka edhe një opozitë që duhet të ketë zërin e vet. Ka shumë gjëra që nuk po ecin, duhet parë nëse duam gjyqësor për Edi Ramën apo për të gjithë qytetarët“, raportohet të ketë thënë Meta në një takim me Opozitën.

Më tej në media u raportua se Meta i kishte thënë kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe aleatëve të tij se  propozimin prej 11 pikash, ku përfshihej Reforma në Drejtësi do ua shtronte edhe ndërkombëtarëve.

Por, ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim, që ia ndaloi hovin Presidentit.

Fillimisht ishte vetë Kim që shkoi në Presidencë me urgjencë, takim të cilin Meta e shmangu dhe la këshilltarët e tij që të takoheshin me diplomaten amerikane.

LEXO EDHE:  Rama: Shqipëria renditet  e para ndër tre destinacionet më emocionuese

LEXO EDHE:  Neritan Ceka zbulon skandalin e radhës/ “Rama po përgatitet të japë me PPP edhe Butrintin”

Kjo e fundit, kujtojmë se disa orë më pas, bëri një postim të ashpër duke i dërguar një mesazh të q

artë dhe direkt Presidentit Ilir Meta dhe të gjithë atyre që janë pjesë e planit të tij.

Ambasadorja e SHBA-së e cilësoi këtë lëvizje si një sabotim të Reformës në Drejtësi .

Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë“, shprehej Kim.

Meta në panik nga burgu?

Sot Ilir Meta, pasi nuk ia doli të ndërhynte në reformën në drejtësi, është në pritje të vendimin të Gjykatës Kushtetuesë, e cila do të vendosë për fatin presidencial të tij.

Që pas vo timit të Kuvendit për shkarkimin e tij Meta është tërhequr nga deklaratat e forta politike dhe nga sulmi ndaj ndërkombëtarëve.

Kujtojmë se Ilir Meta është i vetmi ish- Kryeministër shqiptar që në dy dekadat e fundit është proceduar penalisht për korrupsion. Në shkurt të vitit 2011, ai u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video nga emision Fiks Fare, ku dëgjohej të diskutonte një pagesë prej qindra mijëra eurosh me ish ministrin e ekonomisë, Dritan Prifti.

Akuza kundër tij u hodh poshtë në Janar të viti 2012 nga Gjykata e Lartë.

Gjithashtu emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e ÇEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të ÇEZ, Jozef Hejsek.

Dyshime ndaj Metës ka edhe për pasurinë, për të cilën thuhet se e ka siguruar në offshore, por ende nuk ka pasur ndonjë hetim për këtë çështje.

Pra,  janë këto disa çështje por edhe të tjera, ai ajo e zhdukjes së floririt të Krrabës, për të cilin Meta është akuzuar nga ish Kryeministri Sali Berisha, për të cilat shqiptarët kërkojnë transparencë dhe drejtësi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE