Connect with Us

Çfarë po ndodh te Teatri Kombëtar/ Artistët dhe opozita në protestë, policia rrethon zonën

Sociale

Çfarë po ndodh te Teatri Kombëtar/ Artistët dhe opozita në protestë, policia rrethon zonën

Publikuar

-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka njoftuar se kanë informacione se sonde mund të prishet Teatri Kombëtar.

Kjo thirrje ka bërë që disa përfaqësues të opozitës të zbarkojnë para godinës së Teatrit, ku po qëndrojnë arstistët dhe aktivistët e aleancës.

Mirëpo mësohet se forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe nuk po lejojnë askënd të afrohet pranë protestuesve.

Ndërkohë, raportohet se punonjësit e policisë kanë gjobitur dhe shoqëruar disa qytetarë që kanë kapur pa autorizime në zonën përeth Teatrit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Flet nëna e djalit që u dhunua nga policia/ “Po trajtohet me psikologe, s’kam vënë gjumë në sy”

Publikuar

-

Nga

Nëna e 15 vjeçarit të dhunuar ditën e djeshme nga policia ka treguar në një intervistë për Abc News se pas ngjarjes djali po trajtohet me dy psikologe.

Zaida Çobo ,tha se është tronditur nga pamjet që ka parë dhe prej ditës së djeshme nuk ka vënë gjumë në sy.

“Gjendja fizike nuk është e mirë por as gjendja psikologjike. Më kanë ardhur dy psikologe në shtëpi dhe janë duke biseduar me djalin në dhomën tjetër.

Kam pasur një telefonatë me avokatin e Popullit dhe kemi folur se të hënën do nisin procedurat dhe e vërteta do dalë në dritë

Më kërkoi leje për të dalë me biçikletë sepse ai nuk ka dhe doli me një shok. Në orën 5 pa çerek e marr në telefon. Kur e marr i them Elio ku është Sarandi. I ishte tjetërsuar zëri dhe nuk e njoha fëmijën tim nga zëri. Më thotë mami jam në polici, thashë mos bëj shaka me mamin.

Shkoi atje dhe ndërkohë polici që kishte ushruar dhunë nuk kishte treguar asgjë. I them shefit çfarë i kanë bërë djalit. Ai më tha bëj denoncim. Shefi tha bëj të lutem një denoncim. Më tha të hënën do të tregoj të gjitha dokumentet se ai polic do të pezullohet. Me sa jam informuar atë e kanë pezulluar. Policin e kam denoncuar tek Avokati i Popullit.

Kur pashë videon i trondita shumë dhe nuk kam vënë gjumë në sy deri tani. Kam aplikuar të bëhem police dhe kam bërë edhe testin me shkrim dhe se mora për dy pikë. Nëse unë do isha police, do e kisha ndaluar atë polic të poshtër.

Emrin nuk ia di. Për fytyrë e kam parë sepse u përballëm më tha do i pres letrat fëmijës sepse ka shkelur rregullore ndërkohë që kur erdhi shefi i madh ai u ndryshua. I tha djalit s’të kam prekur me dorë. Si mund të ndihet një nënë të shohë fëmijën të rrahur në atë mënyrë. Djalit nuk ia kemi treguar videon dhe nuk ka telefon”, deklaroi Çobo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Çmendet” moti/ Ja sa do të arrijnë temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e pazakonta që na kanë shoqëruar gjatë këtyre ditëve, kanë rritur rrezikun e zjarreve në pyje.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raporton se nesër pritet rrezik “I moderuar” në të gjitha qarqet nga zjarret në pyje.

“Në disa qarqe pritet rrezik “i larte” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: qarku Kukës (Lindje), qarku Korçë (Lindje) dhe qarku Gjirokastër (Jug-Lindje). Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme”, shkruan IGJEUM.

Remperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 33°C

në vendet e ulëta: 18 / 34°C

në vendet malore: 17 / 32 °C

Era  pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto – Qytetarët mbushin rrugët/ Mbipopullojnë sheshet dhe parqet e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Lehtësimi i masave ka bërë që këtë fundjavë rrugët dhe parqet të mbushen plot nga qytetarët.

Me anë të disa fotove, CNA.al ju pasqyron imazhet nga sheshi Skënderbej, ku shihen fëmijët duke luajtur, ndërsa njerëzit kanë zgjedhur të shijojnë rrezet e diellit.

Hapja e masave duket se ka sjellë një mbipopullim të rrugëve dhe kthimin e jetës drejt normalitetit.

Mirëpo dje kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkuan respektimin e masave, duke marrë shkas nga numrat e lartë të të infektuarve gjatë ditëve të fundit.

Rama tregoi se të hënën do të kemi një hapje më të madhe përfshirë baret dhe lokalet, ndërsa do vijojnë të jenë të mbyllura teatrot, kinematë, palestrat, mjediset  e mbyllura dhe transporti publik.

Nga ana tjetër, Manastirliu paralajmëroi se nëse numrat do vijnë duke u rritur, mund të rikthehemi sërish në fazën e mbylljes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE